By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Edhe në ditën e Bajramit dhunë në familje, policia jep detaje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Edhe në ditën e Bajramit dhunë në familje, policia jep detaje
TOP Momenti

Edhe në ditën e Bajramit dhunë në familje, policia jep detaje

Momenti
Published: May 28, 2026

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Sipas raportit thuhet se rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në disa komuna si në Prishtinë, Pejë, Istog, Rahovec, e Gjakovë.

Your browser does not support the video tag.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një person është arrestuar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy grave.

“Prishtinë 27.05.2026 – 00:19. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.

Your browser does not support the video tag.

Siç thuhet në raport vetëm në Komunën e Pejës janë arrestuar tre burra pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj grave.

“Pejë 27.05.2026 – 01:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pejë 27.05.2026 – 11:00. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar i kishte shkaktuar dhunë psikike dhe fizike. I dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është vazhdon të hetohet.

Pejë 27.05.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërsa në Istog thuhet se burri i shkaktoi dhunë psikike një gruas.

“Istog 27.05.2026 – 00:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psikike viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.

Po ashtu edhe në Rahovec e Gjakovë bëhet e ditur se dy burra në raste të ndryshme rrahën gratë.

“Rahovec / 27.05.2026 – 06:00. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar i kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Gjakovë / 27.05.2026 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimë femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”. /Telegrafi/

You Might Also Like

Pas rritjes rekord, bie ndjeshëm çmimi i arit
LSDM: Qeveria ka krijuar borxh të ri prej 2.5 miliardë eurosh, teksa nuk ndërmerr asgjë për rritjen e pagës minimale
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private – publikon detaje të procedurave për investimet
Parkingu në Qendrën Klinike, Aliu: Kemi ofruar zgjidhje alternative deri në zgjidhjen e problemit
Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

You Might Also Like

Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga – e neveritshme
TOP Momenti

Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga – e neveritshme

June 14, 2026
Morina zbulon detaje: Të arrestuarit për Reçakun dyshohet se ishin pjesë e njësive speciale serbe
TOP Momenti

Morina zbulon detaje: Të arrestuarit për Reçakun dyshohet se ishin pjesë e njësive speciale serbe

June 14, 2026
Vrasja në Prizren, mjeku: Goditja në gjoks rezultoi fatale për 27-vjeçarin
TOP Momenti

Vrasja në Prizren, mjeku: Goditja në gjoks rezultoi fatale për 27-vjeçarin

June 14, 2026
Vritet një 27-vjeçar në Prizren, plagoset babai i tij pas përleshjes mes dy familjeve
TOP Momenti

Vritet një 27-vjeçar në Prizren, plagoset babai i tij pas përleshjes mes dy familjeve

June 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?