By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “E sheh Evropën si shembull të pajtimit mes armiqve”- DW: Atje ku dikur zhvilloheshin luftëra, Papa Leoni XIV tani bën thirrje për paqe
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“E sheh Evropën si shembull të pajtimit mes armiqve”- DW: Atje ku dikur zhvilloheshin luftëra, Papa Leoni XIV tani bën thirrje për paqe
Lajme

“E sheh Evropën si shembull të pajtimit mes armiqve”- DW: Atje ku dikur zhvilloheshin luftëra, Papa Leoni XIV tani bën thirrje për paqe

Momenti
Published: September 29, 2026

“Kontributi që një Evropë e organizuar dhe e gjallëruar mund t’i japë qytetërimit është i domosdoshëm për ruajtjen e marrëdhënieve paqësore.” Në ditën e fundit të vizitës së tij katërditore në Francë,Papa Leoni XIV, në fjalimin më të rëndësishëm politik të udhëtimit, theksoi rëndësinë e Evropës dhe i bëri thirrje asaj të angazhohet më shumë për paqen në kontinent, si dhe të mbetet e hapur ndaj migrantëve.

Në qytetin Metz, në lindje të Francës, Papa u bëri thirrje evropianëve për një “dialog me durim” për të kapërcyer luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Për këtë, sipas tij, nevojitet “guxim në negociata” dhe gatishmëria për të “hequr dorë nga disa pozicione për të mirën më të madhe të paqes”.

Në fushëbetejat e dikurshme
Fjalët e tij u thanë në një vend në lindje të Francës që, si pak vende të tjera, pasqyron historinë e trazuar të Evropës. Metz ndodhet në një rajon që gjatë shekullit të kaluar ka ndryshuar disa herë përkatësinë shtetërore. Pas Luftës Franko-Gjermane të viteve 1870/71, qyteti i përkiste Perandorisë Gjermane; pas Luftës së Parë Botërore u rikthye në Francë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u pushtua sërish nga Gjermania, përpara se në vitin 1944 të bëhej përsëri francez. Shumë toka bujqësore në këtë zonë ishin dikur fusha beteje.

Pikërisht për këtë arsye, Metz ka sot një rëndësi të madhe simbolike. Qyteti përfaqëson transformimin nga armiqësia në bashkëpunim. Armiqtë e dikurshëm janë bërë partnerë të ngushtë që sot mbështesin së bashku procesin e integrimit evropian.

Pse Metz?
Vetë Papa kishte insistuar që mesazhin e tij për paqen ta përcillte nga Metz. Këtë e bëri të ditur kryetari i Konferencës së Ipeshkvijve të Francës, Kardinali Jean-Marc Aveline, pak para fjalimit të Papës. Destinacionet Paris dhe Lourdes ishin vendosur që më parë. Gjatë planifikimeve, Aveline i kishte propozuar Papës edhe disa vende të tjera në Francë, përfshirë edhe Metzin. Në takimin e radhës, Leoni kishte zgjedhur menjëherë Metzin, “për shkak të Evropës”.

Vizita në Metz u shndërrua në një homazh për Robert Schumanin. Schumani (1886-1963), i lindur në Luksemburg dhe me shtetësi fillimisht gjermane, ishte një burrë shteti francez dhe një nga etërit themelues të idesë së Evropës së bashkuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Si ministër i Jashtëm i Francës, ai promovoi pajtimin franko-gjerman, punoi për bashkimin e Evropës dhe në vitin 1958 u bë presidenti i parë i Parlamentit Evropian. Në një kishë të vogël pranë Metzit, ku kishte jetuar për shumë vite, ai u varros pas vdekjes. Prej më shumë se 30 vitesh po zhvillohet një proces kishtar për lumnimin e tij.

Edhe qendra e kongreseve ku foli Papa mban emrin e tij: Qendra e Kongreseve “Robert Schuman”. Në fjalimin e tij, Papa e citoi Schumanin më shpesh sesa papët paraardhës që përmendi. Ai tha: “Schumani, i cili përjetoi kufij shtetërorë që ndryshonin vazhdimisht, ndihmoi në vendosjen e themeleve të një Evrope që ishte e vetëdijshme për urgjencën e rrëzimit të mureve që e ndanin.”

Kritika ndaj riarmatosjes
“Sot marrëdhëniet mes njerëzve dhe mes shteteve po bëhen gjithnjë e më barbare”, tha Papa gjatë thirrjes së tij për një Evropë të bashkuar dhe paqësore. Kontinenti që pas vitit 1945 arriti të kapërcejë urrejtjen dhe armiqësinë mund t’i japë fund kësaj spiraleje negative. Sipas tij, e drejta ndërkombëtare dhe multilateralizmi janë kundërpeshat më të mira ndaj çdo vullneti për dominim që mbështetet te konfliktet. Përballë kësaj, ai vendosi atë që e quajti “iluzioni i riarmatosjes”.

Kur theksoi rëndësinë e së drejtës ndërkombëtare dhe të rregullave detyruese ndërkombëtare, fjalimi i Papës së parë amerikan në krye të Kishës Katolike u perceptua gjithashtu si një kritikë ndaj politikës së SHBA-së nën presidentin Donald Trump, i cili është fokusuar në forcimin e pushtetit të vet dhe ka hequr dorë nga shumë angazhime ndërkombëtare të vendit të tij.

A po i referohej Trumpit?
Pak para nisjes nga Roma, Papa përshëndeti gazetarët që e shoqëronin në avion. Midis tyre ishte edhe korrespondenti i CNN-it, i cili e pyeti për përjashtimin e mediave kritike, përfshirë CNN-in, nga raportimi në Shtëpinë e Bardhë.

“Në avionin e Papës të gjithë janë të mirëpritur”, u përgjigj Leoni. Për të, është “shumë e rëndësishme që raportimi të jetë i plotë dhe që kushdo të ketë mundësinë e informimit”. Edhe në apelin e tij për trajtimin njerëzor dhe dinjitoz të refugjatëve mund të vëreheshin paralele me situatën aktuale në SHBA.

Megjithatë, në këto tema politike, Papa nuk theksoi vetëm distancën nga administrata aktuale në Uashington. Fjalimi i tij, në çdo pjesë ku shprehte vlerësim për idenë evropiane dhe për evropianët, tingëllonte si një kundërpërgjigje e qetë ndaj Papa Françeskut.

Papa Françesku, jezuiti nga Argjentina, gjatë udhëtimeve të tij në Evropë preferonte të vizitonte periferitë e kontinentit, kampet e refugjatëve dhe njerëzit e margjinalizuar. Ai nuk arriti kurrë në Paris, Berlin, Vjenë apo Madrid. Që në vitin 2014, në fjalimet para Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës në Strasburg, Françesku kishte kritikuar ashpër një Evropë të lodhur dhe pa energji.

Kritikë ndaj legalizimit të eutanazisë
Leoni tingëlloi dukshëm ndryshe nga paraardhësi i tij. Megjithatë ai theksoi edhe përgjegjësinë e evropianëve. Kjo përfshinte mbrojtjen e pakushtëzuar të jetës dhe refuzimin e çdo forme të eutanazisë. Në Francë, gjatë verës, eutanazia u lejua me ligj në kushte të kufizuara, ndërsa në disa vende të tjera evropiane po zhvillohen diskutime të ngjashme për rregullime ligjore.

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron, mandati i të cilit përfundon pas pak muajsh, në frymën e Schumanit foli për një “Evropë që mbron, bashkon dhe vepron”. Sipas tij, kjo Evropë duhet të jetë “sovrane, e bashkuar dhe demokratike”, e frymëzuar nga projekti i paqes dhe mirëqenies që synuan etërit themelues.

Metz, një nga vendet në zemër të Evropës së dikurshme të shkatërruar nga luftërat, u bë për Leonin një shembull pozitiv përballë konflikteve që vazhdojnë në botë. Metz dhe rrethina e tij dëshmojnë se “pajtimi është i mundur vetëm kur ekziston guximi për të thyer zinxhirin e mllefit”, tha ai në paraqitjen e tij të fundit publike gjatë kësaj vizite, në predikimin në katedralen e qytetit.

Edhe aty, ashtu si në çdo ditë të kësaj vizite në Francë, Papa u prit me duartrokitje dhe entuziazëm./DW

The post “E sheh Evropën si shembull të pajtimit mes armiqve”- DW: Atje ku dikur zhvilloheshin luftëra, Papa Leoni XIV tani bën thirrje për paqe appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

OEAK: Mungesa e fuqisë punëtore po rrit kostot dhe po frenon rritjen e bizneseve në Kosovë
Tahiri – deputetëve të VV’së: Thoni Gërvalles që ta sjell ligjin për Specialen se jemi blloku
Hetimet për Vlora Hysenin, paralajmërohet një tjetër mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
PDK lëshon mbledhjen e komisionit për Legjislacion: S’mund të simulojmë normalitet
Dehari i papërmirësueshëm, Kushtetuesja thotë se i vazhdoi shkeljet duke i cenuar detyrimet e tij gjatë seancës konstituive

LEXO GJITHASHTU

Deliu e PDK-së: Qeveria ta dërgoj në Kuvend plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Deliu e PDK-së: Qeveria ta dërgoj në Kuvend plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
TOP Momenti
Gjykata Penale përballet me deficit kadrovik – mungojnë gjykatës, administratorë dhe personel ndihmës
Gjykata Penale përballet me deficit kadrovik – mungojnë gjykatës, administratorë dhe personel ndihmës
TOP Momenti
Behrami dhe Jashari largohen demonstrativisht: Kërkojnë ligjin për Specialen
Behrami dhe Jashari largohen demonstrativisht: Kërkojnë ligjin për Specialen
Lajme
Zgjatet afati për dorëzimin e njoftimeve për apel në rastin e ish-krerëve të UÇK’së
Zgjatet afati për dorëzimin e njoftimeve për apel në rastin e ish-krerëve të UÇK’së
Lajme
Musa Damati, avokat i Vlora Hysenit në Kosovë: Ndalohet paragjykimi publik para vendimit final gjyqësor
Musa Damati, avokat i Vlora Hysenit në Kosovë: Ndalohet paragjykimi publik para vendimit final gjyqësor
TOP Momenti

You Might Also Like

Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek
Lajme

Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek

September 30, 2026
Komuna e Ferizajt miraton Deklaratë kundër vendimit të Hagës, LDK’ja s’e voton, e lëshon sallën
Lajme

Komuna e Ferizajt miraton Deklaratë kundër vendimit të Hagës, LDK’ja s’e voton, e lëshon sallën

September 30, 2026
Arbëreshë Kryeziu: PDK-ja nuk e ka luksin të kushtëzojë çështjen e Presidentit me ligjin për Specialen
Lajme

Arbëreshë Kryeziu: PDK-ja nuk e ka luksin të kushtëzojë çështjen e Presidentit me ligjin për Specialen

September 30, 2026
PDK do të mbajë sot konferencë për media nga ora 11:30
Lajme

PDK do të mbajë sot konferencë për media nga ora 11:30

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?