By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: E Majta: Për shkak të kolapsit institucional, Maqedonia vazhdimisht po përballet me tragjedi që mund të ishin parandaluar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
E Majta: Për shkak të kolapsit institucional, Maqedonia vazhdimisht po përballet me tragjedi që mund të ishin parandaluar
TOP Momenti

E Majta: Për shkak të kolapsit institucional, Maqedonia vazhdimisht po përballet me tragjedi që mund të ishin parandaluar

Momenti
Published: July 22, 2026

Helmimi i qytetarëve në Gostivar nuk është vetëm rezultat i një vendimi teknik të gabuar apo i një neglizhence individuale, reagon partia E Majta.

“Sipas gjetjeve të deritanishme të hetimit, në sistemin e furnizimit me ujë është lëshuar ujë i papastruar; Instituti i Shëndetit Publik ka konstatuar prani të baktereve fekale koliforme, ndërsa analizat kanë treguar edhe përqendrime të rritura të klorit rezidual, që tregon për përpjekje për të sanuar kontaminimin tashmë të ndodhur. Ky është rast në të cilin një infrastrukturë kritike publike është menaxhuar në mënyrë që ka rrezikuar seriozisht shëndetin dhe sigurinë e mijëra qytetarëve, prandaj të gjithë të përfshirët duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë penale. Por, nëse rasti përfundon vetëm me konstatimin e fajit individual, sërish do të mbetet pa përgjigje pyetja pse Maqedonia vazhdimisht përballet me tragjedi që mund të ishin parandaluar. Pas aksidentit të autobusit të ‘Durmo Turs’ u hap çështja e mbikëqyrjes inspektuese jofunksionale. Skandali në Onkologji zbuloi një sistem ku për vite me radhë mungonin kontrolli dhe përgjegjësia në shëndetësi. Pas Kërçovës, sërish pamë çfarë do të thotë kur sistemi inspektues, pushteti lokal dhe institucionet shtetërore funksionojnë për vite të tëra të politizuara dhe pa asnjë përgjegjësi. Te femicidet, pothuajse rregullisht shtrohet e njëjta pyetje: pse institucionet nuk kanë reaguar me kohë, pavarësisht paralajmërimeve të shumta”, thonë nga E Majta.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tyre, edhe pse shkaqet e drejtpërdrejta të këtyre rasteve janë të ndryshme, të përbashkët e kanë kolapsin institucional që për dekada prodhon politizimi, duke akuzuar LSDM-në, OBRM-PDUKM-në dhe BDI-në dhe VLEN-in se po e trajtojnë shtetin si plaçkë partiake.

“Pozicionet drejtuese nuk plotësohen sipas kompetencës dhe integritetit profesional, por sipas besnikërisë politike, ndërsa ndërmarrjet publike, inspektoratet dhe organet shtetërore gradualisht humbin aftësinë të funksionojnë në interes publik. Politizimi nuk është vetëm politikë e padrejtë kadrovike – ai është sistem që e shpërbën shtetin nga brenda. Ai krijon një mjedis ku kontrolli bëhet formalitet, përgjegjësia zëvendësohet me mbulimin e ndërsjellë politik, ndërsa profesionistët margjinalizohen ose largohen nga sektori publik. Në një mjedis të tillë, gabimet nuk mbeten në nivel administrativ – ato pashmangshëm shndërrohen në skandale, tragjedi dhe viktima njerëzore. Prandaj çdo qeveri e re premton “reforma”, ndërsa qytetarët vazhdojnë të paguajnë me shëndetin, sigurinë, e nganjëherë edhe me jetën e tyre. E Majta prej vitesh paralajmëron se politizimi nuk është problem administrativ, por problem shoqëror dhe i sigurisë. Një shtet në të cilin kompetenca sistematikisht zëvendësohet me bindje partiake, pashmangshëm krijon institucione që herët a vonë do të dështojnë. Prandaj lufta e vërtetë nuk është vetëm për ndëshkimin e fajtorëve, por për çmontimin e sistemit që vazhdimisht prodhon fajtorë të rinj. Gostivari nuk është përjashtim, ashtu siç nuk ishin as dhjetëra raste të tjera që tronditën opinionin vitet e fundit. Të gjitha janë simptome të të njëjtit model politik që për dekada i minon institucionet në favor të interesave partiake. Derisa institucionet ndërtohen sipas logjikës partiake, e jo profesionale, Maqedonia nuk do të ndalojë së prodhuari tragjedi të reja – do të vazhdojë vetëm t’u ndryshojë emrat”, reagojnë nga E Majta.

You Might Also Like

LSDM: Mickoski ende nuk ka marrë përgjegjësi për veprimet e Kitanoviqit dhe Stoilkoviqit
“Në falimentim”, Asociacioni i Komunave sot mban protestë në Prishtinë
Postoi fotografi me armë në rrjete sociale, shoqërohet në polici një person në Klinë
QMK: Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 26 zjarre, dy janë aktive
Gjorgievski: Me Ribalancimin e të ri të buxhetit do të rriten investimet kapitale në Shkup

LEXO GJITHASHTU

Ukrainasit godasin me dronë portin strategjik rus të Ust-Lugës në Detin Baltik
Ukrainasit godasin me dronë portin strategjik rus të Ust-Lugës në Detin Baltik
Lajme
KOMF me mesazh për institucionet më 1 Shtator: Çfarë po mbajnë fëmijët në çantë, përveç librave?
KOMF me mesazh për institucionet më 1 Shtator: Çfarë po mbajnë fëmijët në çantë, përveç librave?
Lajme
Tentuan të hidhnin drogën nga makina për t’u shpëtuar policisë, arrestohen dy të rinj në Korçë
Tentuan të hidhnin drogën nga makina për t’u shpëtuar policisë, arrestohen dy të rinj në Korçë
Lajme
Marrëveshja Kurti -Abdixhiku për Bekim Sejdiun, sot mblidhet edhe Grupi Parlamentar i VV
Marrëveshja Kurti -Abdixhiku për Bekim Sejdiun, sot mblidhet edhe Grupi Parlamentar i VV
Lajme
55 aksidente dhe afro 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit
55 aksidente dhe afro 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit
Lajme

You Might Also Like

Arrestohet në Prishtinë një person me urdhërarrest të lëshuar nga Suedia
TOP Momenti

Arrestohet në Prishtinë një person me urdhërarrest të lëshuar nga Suedia

September 1, 2026
Shqipëria me naftë rreth 30% më të shtrenjtë, pa masa mbrojtëse – rajoni i rikthen ato
TOP Momenti

Shqipëria me naftë rreth 30% më të shtrenjtë, pa masa mbrojtëse – rajoni i rikthen ato

September 1, 2026
Të shtëna me armë në Viti, policia në kërkim të të dyshuarit
TOP Momenti

Të shtëna me armë në Viti, policia në kërkim të të dyshuarit

September 1, 2026
Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona
TOP Momenti

Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?