By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari në Leposaviq, arrestohen tre persona në Vushtrri, policia jep detaje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari në Leposaviq, arrestohen tre persona në Vushtrri, policia jep detaje
Lajme

Dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari në Leposaviq, arrestohen tre persona në Vushtrri, policia jep detaje

Momenti
Published: August 21, 2026

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Vushtrri, si të dyshuar për vjedhje të rëndë që ka ndodhur në Leposaviq.

Në njoftim shtohet se, sipas ankuesit, të dyshuarit kishin vjedhur 12,000 euro, 40,000 dinarë, si dhe dy zinxhirë ari, përcjell Gazeta Express.

Your browser does not support the video tag.

‘’ – N.V. (2006), i arrestuar në fshatin Borovë, Leposaviq. Gjatë kontrollit, tek i njëjti është gjetur një fishek për pistoletë. – N.L. (2007), i arrestuar në Leshak, Leposaviq. Gjatë kontrollit, tek i njëjti janë gjetur 5,300 euro, të cilat dyshohet se janë para të përfituara nga rasti. Të dy këta persona, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.  Ndërsa personi i tretë i arrestuar, D.M. (2009), është liruar në procedurë të rregullt.’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi:

Policia në Veri arreston tre (3) persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” të raportuar në Leposaviq

Mitrovicë Veri, 21.08.2026

Më datën 20.08.2026, në Stacionin Policor në Leposaviq është raportuar rasti “Vjedhje e rëndë”. Bazuar në deklarimin e ankuesit, person/a të panjohur kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kishin vjedhur 12,000 euro, 40,000 dinarë, si dhe dy zinxhirë ari. Rasti kishte ndodhur në kohën kur në shtëpi nuk ndodhej askush.

Pas pranimit të informacionit, rasti ka kaluar për trajtim dhe hetim tek Njësia Rajonale e Hetimeve Mitrovicë Veri. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operative, si dhe bashkëpunimit me qytetarët policia ka arritur që, brenda një kohe të shkurtër, të identifikojë katër persona të dyshuar në lidhje me rastin.

Prej tyre, tre persona janë arrestuar, ndërsa një person i dyshuar vazhdon të jetë në kërkim nga Policia.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë realizuar kontrolle në adresat e banimit të personave të arrestuar:

– N.V. (2006), i arrestuar në fshatin Borovë, Leposaviq. Gjatë kontrollit, tek i njëjti është gjetur një fishek për pistoletë.

– N.L. (2007), i arrestuar në Leshak, Leposaviq. Gjatë kontrollit, tek i njëjti janë gjetur 5,300 euro, të cilat dyshohet se janë para të përfituara nga rasti.

Të dy këta persona, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa personi i tretë i arrestuar, D.M. (2009), është liruar në procedurë të rregullt.

Bazuar në hetimet e zhvilluara edhe në rastet e tjera të raportuara të vjedhjeve, është vërejtur se raste të tilla ndodhin më së shpeshti në kohën kur pronarët nuk ndodhen në shtëpitë apo banesat e tyre dhe ato lihen pa mbikëqyrje.

Andaj, Policia apelon tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe kur largohen nga shtëpitë e tyre, të sigurohen që ato të jenë nën përkujdesjen e ndonjë familjari apo personi të besueshëm. Po ashtu, qytetarët këshillohen që, kur është e mundur, gjërat me vlerë të mos lihen në shtëpi pa mbikëqyrje.

Policia mbetet e përkushtuar që personat që kryejnë vepra penale të arrestohen dhe të sillen para organeve të drejtësisë.

Për çdo rast të dyshimtë, qytetarët ftohen të raportojnë në numrin 192.

The post Dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari në Leposaviq, arrestohen tre persona në Vushtrri, policia jep detaje appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Hamza mbështet Marshin për Liri: Më 12 shtator të jemi të gjithë në Prishtinë
Emri i Presidentit konsensual, as të premten s’ka takim mes Kurtit e Abdixhikut
Mungesa e kushteve në KEK, kërkesat e shkresat pa përgjigje, PDK kritikon qeverinë
Ahmeti rrëfen lidhjet me Rexhep Malën e Nuhi Berishën: Po përgatitej “partia e luftës”
Vrau 5 persona dhe plagosi 10 të tjerë në vitin 2009, ekzekutohet 58-vjeçari në Japoni

LEXO GJITHASHTU

​Në fundjavë mot i nxehtë, temperatura më e lartë 38 gradë Celsius
​Në fundjavë mot i nxehtë, temperatura më e lartë 38 gradë Celsius
TOP Momenti
Vrasja e turistit në Ksamil, shtetasi turk në Gjykatë: Vata më tha jam rrëzuar me motor
Vrasja e turistit në Ksamil, shtetasi turk në Gjykatë: Vata më tha jam rrëzuar me motor
TOP Momenti
Sulm rus me dronë në një qendër tregtare në Ukrainë, 15 të vrarë e qindra të plagosur përfshirë dhjetëra fëmijë, thonë zyrtarët ukrainas
Sulm rus me dronë në një qendër tregtare në Ukrainë, 15 të vrarë e qindra të plagosur përfshirë dhjetëra fëmijë, thonë zyrtarët ukrainas
Lajme
Ahmeti për arrestimet nga UDB-ja: Çdo goditje na bënte më të fortë
Ahmeti për arrestimet nga UDB-ja: Çdo goditje na bënte më të fortë
Lajme
Arsenal armësh pranë varrezave masive, veriu i Kosovës nën llupën e sigurisë
Arsenal armësh pranë varrezave masive, veriu i Kosovës nën llupën e sigurisë
TOP Momenti

You Might Also Like

“Na torturuan që në fillim” – Ali Ahmeti rrëfen arrestimin dhe ditët e burgut në vitin 1985
Lajme

“Na torturuan që në fillim” – Ali Ahmeti rrëfen arrestimin dhe ditët e burgut në vitin 1985

August 21, 2026
Netanyahu reagon ndaj kërkesës së Turqisë për arrestim ndërkombëtar
Lajme

Netanyahu reagon ndaj kërkesës së Turqisë për arrestim ndërkombëtar

August 21, 2026
Netanyahu reagon ndaj kërkesës së Turqisë për arrestim ndërkombëtar
Lajme

Netanyahu reagon ndaj kërkesës së Turqisë për arrestim ndërkombëtar

August 21, 2026
Sulmi me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person, arrestohet 18 vjeçari
Lajme

Sulmi me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person, arrestohet 18 vjeçari

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?