Janë bërë më shumë se dy orë që nga fillimi i takimit mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Takimi ende nuk ka përfunduar.
Bisedimet po zhvillohen në kuadër të përpjekjeve për zhbllokimin e ngërçit politik dhe formimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e parakohshme të qershorit.
Para hyrjes në takim, Kurti tha shkurt se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit nuk i takon vetëm mazhorancës por edhe opozitës.
Veç liderëve, në takim nga VV po merr pjesë është Hekuran Murati ndërsa nga LDK, Vjosa Osmani e Lutfi Haziri.
Ky është takimi i dytë në mes Kurtit dhe Abdixhikut, ndërsa PDK dhe Aleanca ia kanë refuzuar takimet kreut të VV-së.

