Një 13 vjeçar është mbajtur me dhunë në banesë, dhe është ngacmuar seksualisht nga një i rritur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë, kur ai u thërrit nga një banor i zonës, 31 vjeçar me të cilin mësohet se edhe njiheshin.
Sipas A2, gjithçka është kthyer në një makth kur i mituri ka kërkuar të largohet por duke hasur në kundërshtimin e autorit që tashmë edhe është ndaluar nga policia.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bardhyl në Tiranë dhe denoncimi është bërë në 24 korrik në komisariatin 4.
Pasi arriti të lirohet, 13-vjeçari u ka treguar prindërve për ngjarjen e rëndë të cilët menjëherë kanë kërkuar dhe ndihmën e forcave të rendit. Pas verifikimeve në pranga ka rënë shtetasi J.Alla i cili rezulton se kishte precedent në fushën e narkotikëve.
Po ashtu i mituri ka dëshmuar në praninë e psikologut, duke treguar ngjarjen. Sipas burimeve për A2CNN, policia dyshon se i mituri është mbajtur për disa orë pa dëshirën e tij në banesën e 31-vjecarit, në zonën e rrugës “Bardhyl” në Tiranë, më 23 korrik.
Megjithatë gjatë marrjes në pyetje nga policia ai ka mohuar dy akuzat që do të përballet, “Ngacmimi seksual” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.
The post Tmerr në Tiranë: Burri mbajti peng dhe e ngacmoi seksualisht 13-vjeçarin, arrestohet appeared first on Gazeta Express.

