By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sveçla: Në varrezën masive në Jabukë janë gjetur të paktën katër trupa
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sveçla: Në varrezën masive në Jabukë janë gjetur të paktën katër trupa
Lajme

Sveçla: Në varrezën masive në Jabukë janë gjetur të paktën katër trupa

Momenti
Published: August 3, 2026

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili po qëndron në Jabukë, lokacion ky tjetër në të cilin është zbuluar një varrezë masive në komunën e Zubin Potokut, ka bërë të ditur se deri më tani janë gjetur të paktën katër trupa.

Sipas tij, viktimat dyshohet se pas ekzekutimit janë hedhur në një gropë qereçi.

Your browser does not support the video tag.

“Po tash sapo erdha nga lokacioni ku është zbuluar varreza e re masive. Deri tash janë zbuluar të paktën 4 trupa, të cilët pas ekzekutimit janë hedhur në një gropë qereçi”, tha Sveçla para mediave.

Ai tha se ekipet hetimore, ekspertët e forenzikës dhe të mjekësisë ligjore të Republikës së Kosovës, me mbështetjen e ekspertëve të EULEX-it, po zhvillojnë punën në terren për zbardhjen e rastit.

“Hetimet për kriminelët që kanë shkaktuar këtë krim do të vazhdojnë. Ne nuk do të ndalemi derisa nuk zbulojmë edhe të pagjeturit e fundit, por po ashtu nuk do të ndalemi derisa secili kriminel të paguajë për krimet që kanë shkaktuar, posaçërisht për këto krime ku gjatë luftës kanë ekzekutuar njerëz të pafajshëm dhe pastaj kanë punuar që ky krim të fshihet”, u shpreh ai.

Në deklaratën e tij, Sveçla akuzoi Serbinë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe tha se ka pasur përpjekje të vazhdueshme për fshehjen e tyre.

“Siç kam deklaruar edhe më herët, tashmë është dëshmuar se Serbia është e njëjta Serbi e cila ka shkaktuar krime të luftës në ’98–’99. Ajo nuk po ndryshon dhe përveçse është angazhuar që të dëmtojë, të vrasë e të spastrojë Kosovën nga shqiptarët, gati  tash e tri dekada është duke punuar në vazhdimësi që këto krime t’i fshijë”, tha Sveçla.

Tutje Sveçla ka treguar se lartësia ku janë gjetur varreza e parë dhe varreza e dytë është diku 900 metra.

“Është e njëjta luginë e përroit, gjë që bën për të dëshmuar që kemi të bëjmë me të njëjtin grup. Duke u shprehur ngushëllime familjeve të të pagjeturve, po ashtu, ju kërkoj durim deri në momentin kur shkenca, ekspertët tanë, të përcaktojnë saktë se kufomat cilëve individë u takojnë dhe pastaj patjetër t’u dorëzohen familjeve, por edhe si shoqëri dhe si shtet t’i përcjellim në mënyrë më dinjitoze të mundshme”, tha Sveçla. /RTK

The post Sveçla: Në varrezën masive në Jabukë janë gjetur të paktën katër trupa appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ismajli: Qeveria në këto 5 vjet ka funksionuar pa opozitë
Pritjet e gjata në kufirin me Kroacinë, Konjufca telefonon ministrin kroat dhe kërkon zgjidhje
Nga nesër ndryshon regjimi i qarkullimit në rrugën “Tirana” në lagjen Lakërishtë
“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
Qeni i trajnuar belg “pushton” oborrin e një shtëpie në Shtime, pronari kërkohet nga policia

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Pacolli dënon sulmin ndaj shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan: Nuk do të ndalet kthimi i qytetarëve në veri
Lajme

Pacolli dënon sulmin ndaj shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan: Nuk do të ndalet kthimi i qytetarëve në veri

August 3, 2026
Gërmimet në Jabukë të Zubin Potokut, Sveçla: Janë gjetur të paktën katër trupa
Lajme

Gërmimet në Jabukë të Zubin Potokut, Sveçla: Janë gjetur të paktën katër trupa

August 3, 2026
Danimarka zgjeron shërbimin e detyrueshëm ushtarak si përgjigje ndaj Rusisë dhe Trumpit
Lajme

Danimarka zgjeron shërbimin e detyrueshëm ushtarak si përgjigje ndaj Rusisë dhe Trumpit

August 3, 2026
Rama: Sulmet ndaj meje dhe familjes sime kanë kaluar çdo kufi, kjo nuk është më politikë
Lajme

Rama: Sulmet ndaj meje dhe familjes sime kanë kaluar çdo kufi, kjo nuk është më politikë

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?