By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Drenori: Opozita mendoi se Osmani do ta dëmtonte Kurtin, por dëmtoi LDK-në
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Drenori: Opozita mendoi se Osmani do ta dëmtonte Kurtin, por dëmtoi LDK-në
TOP Momenti

Drenori: Opozita mendoi se Osmani do ta dëmtonte Kurtin, por dëmtoi LDK-në

Momenti
Published: June 10, 2026

Analisti politik Xhavit Drenori ka vlerësuar se zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit ishin të panevojshme, duke argumentuar se rezultati i tyre nuk solli ndryshime të mëdha në skenën politike të vendit.

Duke folur në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Drenori tha se dalja e ulët e qytetarëve në votime dhe rënia e numrit të votuesve tregojnë se zgjedhjet nuk prodhuan një realitet të ri politik.

Ai u shpreh se zgjedhjet u nxitën nga partitë opozitare pas largimit të presidentes Vjosa Osmani nga Lëvizja Vetëvendosje dhe përkeqësimit të raporteve të saj me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Your browser does not support the video tag.

Sipas Drenorit, opozita kishte llogaritur se Osmani mund t’i shkaktonte dëm elektoral Vetëvendosjes, por kjo nuk ndodhi.

“Unë shpresoj që kësaj here të ketë një zgjidhje dhe të mos shkohet përsëri në zgjedhje. Duhet të gjendet kompromisi, sepse zgjedhjet nuk do të prodhojnë rezultat tjetër. Qytetarët ose nuk po votojnë, ose po votojnë njëjtë, ndërsa ky votim i njëjtë nuk po prodhon diçka ndryshe”, ka deklaruar Drenori.

Your browser does not support the video tag.

Ai shtoi se momenti i vetëm i ri politik ishte largimi i Osmanit nga Vetëvendosje, por sipas tij, pritjet se ajo do të ndikonte negativisht në rezultatin e partisë së Kurtit nuk u realizuan.

“Në realitet, Vjosa Osmani nuk i bëri dëm Vetëvendosjes. Madje, unë mendoj se i ka bërë dëm të madh LDK-së. Opozita mendoi se kishte gjetur elementin që do ta dëmtonte Kurtin, por kjo kartë iu dogj”, u shpreh ai.

Drenori vlerësoi se pas certifikimit të rezultateve zgjedhore do të bëhet më e qartë përbërja e Kuvendit, ndërsa shtoi se Lidhja Demokratike e Kosovës ka ende punë për të bërë brenda strukturave të saj.

source

You Might Also Like

Baballarët janë miqtë më të mirë të vajzave
Boronica është fruti më i shëndetshëm në botë, ja arsyet
Dita e 10-të e protestave në Shqipëri, kërkohet shfuqizimi i tre ligjeve
Drenica shpallet kampione e Kosovës në futsall
“Qielli o kufi”- Majk paralajmëron albumin e ri

You Might Also Like

NASA emëron ekuipazhin e Artemis III për misionin në Hënë
TOP Momenti

NASA emëron ekuipazhin e Artemis III për misionin në Hënë

June 10, 2026
“Të dua” – Diona Fona në lidhje me Feron?
TOP Momenti

“Të dua” – Diona Fona në lidhje me Feron?

June 10, 2026
Operacionet “White Star” dhe “Mega”, të mbështetura nga FBI-ja dhe Europoli, çojnë në arrestimin e tetë personave
TOP Momenti

Operacionet “White Star” dhe “Mega”, të mbështetura nga FBI-ja dhe Europoli, çojnë në arrestimin e tetë personave

June 10, 2026
Mustafa: Opozita po reflekton pse vota e abstenimit ndaj LVV-së nuk shkoi tek ajo
TOP Momenti

Mustafa: Opozita po reflekton pse vota e abstenimit ndaj LVV-së nuk shkoi tek ajo

June 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?