By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dokumentet e FBI-së zbulojnë se Trumpi u hetua si “agjent rus”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dokumentet e FBI-së zbulojnë se Trumpi u hetua si “agjent rus”
Lajme

Dokumentet e FBI-së zbulojnë se Trumpi u hetua si “agjent rus”

Momenti
Published: August 6, 2026

Dokumente të Byrosë Federale Investigative (FBI) kanë zbuluar se presidenti amerikan Donald Trump ishte hetuar si “agjent rus”. Dosjet e hapura së fundmi të lëshuara nga Shtëpia e Bardhë zbulojnë se FBI-ja hapi një hetim sekret, me emrin e koduar “Oxferd Comma”, pasi Trumpi e kishte shkarkuar atëkohë drejtorin e FBI-së James Comey në maj 2017, ka raportuar media britanike “Express”. 

Hetimi mbi Trumpin ishte pjesë e një hetimi më të gjerë të FBI-së mbi pretendimet mes fushatës presidenciale të vitit 2016 të Trumpit me Rusinë. Sipas një zyrtari të Shtëpisë së  Bardhë, hetuesit hetuan nëse presidenti po vepronte si një aset për Rusinë, pavarësisht se teoria nuk mbështetej nga prova. Zyrtari ka shtuar se rasti u hap pas vendimit të Trumpit për ta shkarkuar Comeyn, përpara se të përfshihej në hetimin më të gjerë të prokurorit të posaçëm Robert Mueller për Rusinë. Zyrtari ka thënë tutje se në fund u arrit në përfundimin se hetimi nuk kishte asnjë bazë. 

Your browser does not support the video tag.

“Pothuajse gjithçka që FBI-ja kishte në zotërim në atë kohë e kishte hedhur poshtë ose e kishte përjashtuar mundësinë që Trumpi apo fushata e tij po bashkëpunonte me Rusinë”, ka thënë zyrtari. 

Trumpi e pati shkarkuar Comeyn në maj 2017, disa muaj pasi mori detyrën në mandatin e parë si president. 

Shtëpia e Bardhë fillimisht pati thënë se Comey ishte shkarkuar për shkak të mënyrës si e kishte menaxhuar hetimin mbi përdorimin e një serveri privat emaili nga Hillary Clintoni derisa shërbente si Sekretare e Shtetit.

Megjithatë, raporti i Muellerit më vonë thoshte se Trumpi u frustrua sepse Comey refuzoi që publikisht të deklaronte se presidenti nuk ishte personalisht nën hetim mbi lidhjet e mundshme me Rusinë. 

Shkarkimi i Comeyt u bë shkak për hetim më të gjerë mbi Trumpin. 

Pas shkarkimit, atëherë Zëvendësprokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein e emëroi Muellerin si prokuror të posaçëm për të hetuar ndikimin rus në fushatën presidenciale të SHBA-së më 2016 dhe çdo lidhje të mundshme me fushatën e Trumpit. 

Mueller përfundimisht nuk gjeti asnjë provë se pjesëtarë të fushatës së Trumpit u koordinuan me Rusinë. 

Megjithatë, raporti paraqiti disa kontakte mes figurave të fushatës dhe individë të lidhur me qeverinë ruse. 

Trumpi vazhdimisht e ka akuzuar FBI-në dhe agjenci të tjera amerikane të inteligjencës për hetime joetike të fushatës së tij presidenciale.

Trumpi vazhdimisht e kishte kritikuar edhe Comeyn, duke e përshkruar atë si “polic të korruptuar”. 

Comey nga ana tjetër e ka quajtur Trumpin “moralisht të papërshtatshëm” për të shërbyer si president. 

The post Dokumentet e FBI-së zbulojnë se Trumpi u hetua si “agjent rus” appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Policia e bind 31-vjeçarin ta dorëzojë armën, e shpëton nga më e keqja
Pensionistët e Kosovës: Pensioni nuk po na mjafton
Turistët po zgjedhin gjithnjë e më shumë Kosovën, rritje e vizitave gjatë qershorit
Kurti me ftesë të re për Bedri Hamzën, Kryetari i PDK i përgjigjet: Mbesim në opozitë, konstituoje Kuvendin (letra e plotë)
Bugaqku: Moskonstituimi i Kuvendit cënon rëndë Kushtetutën

LEXO GJITHASHTU

Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës
Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës
TOP Momenti
SPGPM: Gazetarët duhet të kenë qasje në informacion
SPGPM: Gazetarët duhet të kenë qasje në informacion
TOP Momenti
Hoti: LDK ka vullnet për themelimin e institucioneve, por kërkon kompromis
Hoti: LDK ka vullnet për themelimin e institucioneve, por kërkon kompromis
TOP Momenti
Rusia shpall Fondacionin për të Drejtat e Njeriut të Yulia Navalnaya si “organizatë të padëshirueshme”
Rusia shpall Fondacionin për të Drejtat e Njeriut të Yulia Navalnaya si “organizatë të padëshirueshme”
Lajme
Rrugët e Iranit dhe Omanit do të mbeten të hapura përkohësisht sipas marrëveshjes së propozuar të Hormuzit
Rrugët e Iranit dhe Omanit do të mbeten të hapura përkohësisht sipas marrëveshjes së propozuar të Hormuzit
Lajme

You Might Also Like

Vazhdojnë gërmimet për varrezë masive në Kalludër
Lajme

Vazhdojnë gërmimet për varrezë masive në Kalludër

August 7, 2026
KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Arbëri dhe Ulpianë
Lajme

KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Arbëri dhe Ulpianë

August 7, 2026
Reagon Avdullah Hoti: Po i përcjell qëndrimet e VV’së, LDK ka vullnet, por duke shantazhuar me zgjedhje s’arrihet asgjë
Lajme

Reagon Avdullah Hoti: Po i përcjell qëndrimet e VV’së, LDK ka vullnet, por duke shantazhuar me zgjedhje s’arrihet asgjë

August 7, 2026
Hoti: LDK ka vullnet të ndihmojë për institucionet, por me shantazhin e VV’së për zgjedhje, s’arrihet asgjë
Lajme

Hoti: LDK ka vullnet të ndihmojë për institucionet, por me shantazhin e VV’së për zgjedhje, s’arrihet asgjë

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?