By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​“Djegin paratë”, PSD me aksion simbolik hap fushatën zgjedhore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​“Djegin paratë”, PSD me aksion simbolik hap fushatën zgjedhore
TOP Momenti

​“Djegin paratë”, PSD me aksion simbolik hap fushatën zgjedhore

Momenti
Published: May 27, 2026

Partia Socialdemokrate, sonte ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore përmes një aksioni simbolik në Prishtinë, ku u dogjën kartëmonedha për të paraqitur, siç u tha, “fundin e opozitarizmit formal” në Kosovë.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, gjatë fjalimit të tij akuzoi opozitën aktuale se për vite me radhë ka vepruar mbi baza të interesave financiare dhe klanore, duke mos ushtruar kontroll real ndaj qeverisë.

Your browser does not support the video tag.

“Kosova për 5 vjet s’ka pas opozitë. Praktikisht opozita në Kosovë, qysh e kemi thënë për këto tri javë, ka qenë një opozitë e cila ka ngarend nga interesat e tyre, prej atyre të energjisë qysh ishte rasti i Lutfi Hazirit, i familjarëve të tij, e deri te lagjet e shtrenjta e lokalet e shtrenjta siç është Marigona, Izabelli. Pra, Kosova është qeverisur nga një subjekt pa opozitë, pa kundërshtime dhe pa kontroll mbi këtë qeverisje. Besojmë që kjo fushatë duhet t’i japë vulën e fundit që Kuvendi i Kosovës më 7 qershor ose pas 7 qershorit të ketë opozitë përnime. Nuk mundesh të bësh opozitë nga lagjet luksoze, nuk mundesh të bësh opozitë përderisa bën biznese dhe nuk mundesh të kundërshtosh pushtetet e fuqishme derisa ke interesa. Është koha vendimtare që të bëjmë një pikëprerje që partitë politike të jenë të organizuara rreth ideve, rreth kauzave, rreth çështjeve e jo rreth interesave qofshin ato grupore apo individuale”.

Në fund të aksionit simbolik, përfaqësuesit e PSD-së dogjën kartëmonedha të printuara, duke thënë se po “digjet koncepti i opozitës së deritanishme”, ndërsa u bënë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e ardhshme të mbështesin, sipas tyre, një opozitë të re dhe më të fortë në Kuvend.

“Në mënyrë simbolike ne besojmë se sot duhet t’ia djegim këtë koncept të kësaj opozite, pra të opozitës formale që ka shkua pas interesave financiare, që t’i hapim rrugë opozitës përnime, opozitës e cila ka me e ballafaqu pushtetin, me kontrollua ato dhe me sfidua ato dhe me u organizua rreth ideve. Prandaj më lejoni që në mënyrë simbolike të djegim këtë koncept të opozitarizmit të derisotëm” përfundoi Molliqaj.

Fushata zgjedhore zyrtarisht nis nesër, dhe zgjedhjet parlamnetare mbahen më 7 qershor.

You Might Also Like

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
Mulliqi për raportet Kosovë–SHBA: Duhet të përshtatemi me çdo administratë amerikane

LEXO GJITHASHTU

Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Lajme
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Lajme
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Lajme
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet
Lajme
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Lajme

You Might Also Like

IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër
TOP Momenti

IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër

August 7, 2026
​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot
TOP Momenti

​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot

August 7, 2026
Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup
TOP Momenti

Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup

August 7, 2026
Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës
TOP Momenti

Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?