Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në oborrin e një stani në Bjeshkët e Strellcit, në komunën e Deçanit.
Djali aksidentalisht vrau babanë e tij në Bjeshkët e Strellcit, në Deçan.
Sipas informacioneve të siguruara nga Policia në Rajonin e Pejës, rasti ka ndodhur rreth orës 13:43.
Shpend Hasanramaj është burri që dyshohet se u privua nga jeta këtë të enjte, ndërsa i dyshuar për vrasjen është djali i viktimës, Erdonit Hasanramaj, i cili është arrestuar nga forcat e policisë. Gjithashtu, është sekuestruar edhe një armë zjarri.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se bëhet fjalë për një vdekje që dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.
Shënim: Deri në përfundimin e hetimeve dhe marrjen e një vendimi të formës së prerë nga organet kompetente të drejtësisë, personi i apostrofuar në këtë rast konsiderohet i pafajshëm dhe gëzon prezumimin e pafajësisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

