Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, i cili po viziton vendin, u takua të enjten me homologun e tij, Abbas Araghchi, në Teheran, në kuadër të përpjekjeve të ndërmjetësuesve, Katarit dhe Pakistanit, për t’i ringjallur negociatat për t’i dhënë fund luftës mes SHBA-së dhe Iranit.
Fotografitë e shpërndara në internet nga agjencia iraniane e lajmeve Fars, e cila është e lidhur me Gardën e fuqishme Revolucionare Islamike të vendit, tregonin dy zyrtarët duke u takuar në Teheran, shkruan CBS.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, tha më herët se vizita ishte pjesë e konsultimeve të vazhdueshme Iran-Katar, që synojnë forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe promovimin e paqes dhe sigurisë në rajon.
Ai tha se Al Thani do të takohej me zyrtarë iranianë për të diskutuar vazhdimin e përpjekjeve dhe nismave të Katarit për ndërmjetësim, si dhe zhvillime të tjera rajonale.
The post Diplomatët e lartë nga Katari dhe Irani takohen në Teheran në kuadër të përpjekjeve për t’i ringjallur bisedimet SHBA-Iran appeared first on Gazeta Express.

