By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë
Lajme

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Momenti
Published: August 24, 2026

Pas dorëzimit të dekretit për shtetësinë e Kosovës nga u.d. presidentja Albulena Haxhiu, Joe Dioguardi dhe Shirley Cloyes Dioguardi kanë folur për rëndësinë e këtij vendimi dhe zhvillimet aktuale në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Joe Dioguardi ka thënë se, pas krijimit të shtetit të Kosovës, tashmë sfida është krijimi i një kombi të konsoliduar, ndërsa ka paralajmëruar për, siç i ka quajtur ai, sulme nga armiqtë e popullit shqiptar.

Your browser does not support the video tag.

“Kaq e ndërlikuar ishte të krijohej një shtet i ri i quajtur Kosovë. Tani po përpiqemi të krijojmë një komb të ri të quajtur Kosovë. Ne nuk kemi nevojë vetëm për një shtet. Ne kemi nevojë për një komb dhe ky komb tani po sulmohet nga armiqtë e popullit shqiptar”, tha ai.

Dioguardi ka shprehur shqetësimin edhe për zhvillimet politike dhe institucionale në Kosovë, duke thënë se situata aktuale mund të krijojë argumente që vënë në pikëpyetje funksionimin e shtetit.

“Dhe ne jemi këtu sepse, pikërisht tani, ligjërisht, dikush mund të bëjë argumentin se nuk ka shtet të Kosovës, për shkak të mënyrës se si kanë evoluar gjërat pas zgjedhjeve dhe të gjitha zhvillimeve të tjera. E urrej ta them në këtë mënyrë, sepse ju nuk dëshironi ta dëgjoni këtë, por duhet të jemi të kujdesshëm”, tha ai.

Ndërkaq, Shirley Cloyes Dioguardi e ka cilësuar si jashtëzakonisht të rëndësishëm vendimin për dhënien e shtetësisë së Kosovës, duke theksuar se për ta bëhet fjalë për njohje të vërtetë të statusit të tyre si qytetarë.

“Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë që na është dhënë pavarësia e vërtetë. Nuk është thjesht pavarësi simbolike. Është pavarësi e vërtetë dhe njohje e vërtetë e statusit tonë si qytetarë. Dua të them, kjo është me të vërtetë me rëndësi të madhe. Pra, ne nuk jemi thjesht qytetarë simbolikë. Ne jemi qytetarë të vërtetë të Kosovës”, tha ajo.

Ajo ka folur edhe për angazhimin e saj dhe të Joe Dioguardit në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës, duke përmendur periudhën e viteve ’80 dhe kundërshtimin ndaj regjimit të Slobodan Millosheviqit.

“Pra, ajo që ndodhi me Joe-n ndodhi në fund të viteve ’80. Pastaj ne u takuam në vitin 1984, si dy prej të paktëve individë në Shtetet e Bashkuara që e kuptonin rrezikun në rritje që paraqiste Slobodan Millosheviqi. Dhe unë dhe Joe do të punonim me bordin tonë për vite me radhë për të arritur deri te shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008”, tha ajo.

Cloyes Dioguardi ka përmendur edhe rolin e Stephen Polsit në përpjekjet për mbështetjen e shqiptarëve të Kosovës gjatë periudhës së luftës.

“Dhe një nga arsyet pse i nderuari Stephen Pols është me ne sot – më fal, Stephen – është se duam të njohim atë që ai bëri në terren, kur të gjithë ne po përpiqeshim të ngriheshim kundër Slobodan Millosheviqit. Ne në fakt përfunduam duke u takuar me Stephen Pols në zonën e Hagës, duke ardhur rregullisht atje në përpjekje për t’i parandaluar shqiptarët e Kosovës që ishin ngritur dhe luftonin për pavarësinë e Kosovës”, tha ajo

The post Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA
Arben Mustafa: Kurtit s’i paska bërë përshtypje riparimi i vagonëve në Serbi, VV dikur rrokulliste kamionët me produkte serbe
Ministrja Rizvanolli e pranon se vagonët janë riparuar në Serbi, por thotë se ka ndodhur edhe në vitin 2017
Blerta Deliu: Kurti paska qenë i informuar qysh në vitin 2024 për riparimin e vagonave ne Serbi, ka heshtur
Kosova kryeson listën, mbi 7,300 kosovarë me leje qëndrimi në Shqipëri

LEXO GJITHASHTU

Vdes një person në vendin e tij të punës në Veternik të Prishtinës, ra nga lartësia e një objekti
Vdes një person në vendin e tij të punës në Veternik të Prishtinës, ra nga lartësia e një objekti
TOP Momenti
Vazhdon rritja e çmimeve të karburanteve, dizeli mbi 100 denarë për litër
Vazhdon rritja e çmimeve të karburanteve, dizeli mbi 100 denarë për litër
TOP Momenti
Jashari: Deputetët e LVV-së ta respektojnë mandatin që ua kanë dhënë qytetarët, Kuvendi duhet të konstituohet
Jashari: Deputetët e LVV-së ta respektojnë mandatin që ua kanë dhënë qytetarët, Kuvendi duhet të konstituohet
TOP Momenti
23 mbetje mortore në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “Grupin e intelektualëve”
23 mbetje mortore në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “Grupin e intelektualëve”
TOP Momenti
Pretendimet se Trainkos dërgoi vagonë për riparim në Serbi, reagon Rizvanolli
Pretendimet se Trainkos dërgoi vagonë për riparim në Serbi, reagon Rizvanolli
TOP Momenti

You Might Also Like

Gjermania korrigjon hartën e Kosovës në Shërbimin Meteorologjik
Lajme

Gjermania korrigjon hartën e Kosovës në Shërbimin Meteorologjik

August 24, 2026
Danubi po thahet. Evropa ende nuk ka asnjë plan
Lajme

Danubi po thahet. Evropa ende nuk ka asnjë plan

August 24, 2026
SHBA anulon stërvitjen ushtarake me Korenë e Jugut
Lajme

SHBA anulon stërvitjen ushtarake me Korenë e Jugut

August 24, 2026
Ndahet nga jeta Dr. Drita Berisha, e para shqiptare në gastroenterologji dhe hepatologji
Lajme

Ndahet nga jeta Dr. Drita Berisha, e para shqiptare në gastroenterologji dhe hepatologji

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?