Një 49-vjeçar ka humbur jetën në lagjen Veternik të Prishtinës, pasi ka rënë nga një lartësi, derisa ishte duke punuar.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 10:00.
“Viktima mashkull, 49 vjeç, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti në vendin e ngjarjes ka vdekur.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.
Policia, në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

