By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ministrja Rizvanolli e pranon se vagonët janë riparuar në Serbi, por thotë se ka ndodhur edhe në vitin 2017
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ministrja Rizvanolli e pranon se vagonët janë riparuar në Serbi, por thotë se ka ndodhur edhe në vitin 2017
Lajme

Ministrja Rizvanolli e pranon se vagonët janë riparuar në Serbi, por thotë se ka ndodhur edhe në vitin 2017

Momenti
Published: August 24, 2026

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pas publikimit të një dokumenti nga deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i cili thA se dëshmon se vagonë të kompanisë publike Trainkos janë dërguar në Serbi për riparim gjatë vitit 2024.

Rizvanolli ka pranuar se vagonët janë dërguar në Zrenjanin të Serbisë për riparim, por ka theksuar se një praktikë e tillë ka ndodhur edhe në vitin 2017.

Your browser does not support the video tag.

Sipas saj, vagonët janë dërguar për riparim në Zrenjanin për herë të parë në vitin 2017, menjëherë pasi ishin blerë. Ajo ka theksuar se procedura ishte nisur gjatë kohës së Qeverisë Mustafa, ndërsa përurimi i vagonëve të riparuar ishte bërë gjatë Qeverisë Haradinaj, nga ministri i atëhershëm i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

“Vagonët janë dërguar për riparim në Zrenjanin në Serbi për herë të parë më 2017, sapo janë blerë, në procedurë të nisur në kohë të Qeverisë Mustafa e të përuruar në kohë të Qeverisë Haradinaj, nga ministri Pal Lekaj”, ka deklaruar Rizvanolli.

Ajo ka ngritur edhe pyetjen nëse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ishte e shqetësuar për këtë çështje në vitin 2017, kur ministri i saj, Pal Lekaj, kishte marrë pjesë në përurimin e vagonëve të riparuar në Serbi.

Reagimi i Rizvanollit vjen pasi deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, publikoi një dokument të Trainkos-it, të datës 13 nëntor 2024. Dokumenti i referohet projektit për “Riparimin e Mesëm të Vagonëve të Udhëtarëve” dhe kontratës me numër 10908-24-1153-2-1-1/C175.

Sipas dokumentit, një komision i Trainkos-it kishte udhëtuar më 6 tetor 2024 në punëtorinë e kompanisë “Shin Voz d.o.o.” në Zrenjanin të Serbisë. Në raport thuhet se punimet në këtë punishte kishin nisur më 7 nëntor 2024 dhe se ishin kryer testimet e vagonëve pas riparimit të mesëm.

Në dokument përmenden pesë vagonë me numrat serikë 50 00 2235 023-4, 50 00 2235 024-2, 50 00 8435 027-0, 50 00 8435 028-8 dhe 50 00 2235 030-9.

Raporti konstaton se vagonët i kishin përmbushur parametrat e kërkuar dhe ishin pranuar teknikisht, ndërsa pranimi fizik do të bëhej pas kthimit të tyre në territorin e Kosovës.

Pas publikimit të dokumentit, ish-zyrtari i sigurisë, Burim Ramadani, e kishte lidhur rastin me periudhën pas sulmit në Banjskë, duke akuzuar institucionet për dërgim të parave publike në Serbi.

“Pas sulmit në Banjskë, pushteti bën biznes direkt në Serbi. I japin kontratë Serbisë. Shkojnë në Serbi për renovim të vagonëve. Krejt kjo në vitin 2024”, kishte shkruar Ramadani.

The post Ministrja Rizvanolli e pranon se vagonët janë riparuar në Serbi, por thotë se ka ndodhur edhe në vitin 2017 appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

MINT: Mbi 3,000 inspektime dhe 600 mijë euro gjoba në pjesën e parë të 2026-ës
Rusia e ashpër me Britaninë: Po i hedh ‘benzinë ​​zjarrit’ duke mbështetur Ukrainën
Kryetarja e AfD-së: Nëse vijmë në pushtet, do ta heqim euron dhe do t’i largojmë emigrantët nga Gjermania
“Arma ishte me leje, lëndimet ishin të rënda”, komandanti i stacionit policor flet për vrasjen në Malishevë
Bisedë ne zyrë dhe memorandum për banimin social, Pacolli jep detaje për takimin me Lushtakun

LEXO GJITHASHTU

Nikolloski për çështjen e transportuesve: Po përpiqemi të arrijmë marrëveshje edhe me Gjermaninë
Nikolloski për çështjen e transportuesve: Po përpiqemi të arrijmë marrëveshje edhe me Gjermaninë
TOP Momenti
Djali i axhës së viktimës në Malishevë: Presim drejtësi të plotë
Djali i axhës së viktimës në Malishevë: Presim drejtësi të plotë
TOP Momenti
Fizikani Naim Krasniqi publikon librin “Kimioterapitë te kancerët” dhe “Vaksinat (MMR)”
Fizikani Naim Krasniqi publikon librin “Kimioterapitë te kancerët” dhe “Vaksinat (MMR)”
TOP Momenti
Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçar në Mitrovicë
Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçar në Mitrovicë
TOP Momenti
Punëtorët teknikë të shkollave fillore e të mesme në Prishtinë, paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori
Punëtorët teknikë të shkollave fillore e të mesme në Prishtinë, paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori
Lajme

You Might Also Like

Gjendet pa shenja jete në ujë një 18-vjeçar nga Kosova në Shëngjin
Lajme

Gjendet pa shenja jete në ujë një 18-vjeçar nga Kosova në Shëngjin

August 24, 2026
Kushëriri i Jetlirës pas tragjedisë në Malishevë: Nuk kemi dëgjuar kurrë se çifti kishte probleme
Lajme

Kushëriri i Jetlirës pas tragjedisë në Malishevë: Nuk kemi dëgjuar kurrë se çifti kishte probleme

August 24, 2026
AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA
Lajme

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

August 24, 2026
Arben Mustafa: Kurtit s’i paska bërë përshtypje riparimi i vagonëve në Serbi, VV dikur rrokulliste kamionët me produkte serbe
Lajme

Arben Mustafa: Kurtit s’i paska bërë përshtypje riparimi i vagonëve në Serbi, VV dikur rrokulliste kamionët me produkte serbe

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?