By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: DioGuardi flet për origjinën e tij nga Kukësi: Babai im s’mundi t’i tregojë botës kush jeni ju shqiptarët, unë e bëra gjithë jetën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
DioGuardi flet për origjinën e tij nga Kukësi: Babai im s’mundi t’i tregojë botës kush jeni ju shqiptarët, unë e bëra gjithë jetën
Lajme

DioGuardi flet për origjinën e tij nga Kukësi: Babai im s’mundi t’i tregojë botës kush jeni ju shqiptarët, unë e bëra gjithë jetën

Momenti
Published: August 25, 2026

Në kuadër të shënimit të 37-vjetorit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Fondacionit Qytetar Shqiptaro-Amerikan, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael organizuan seminarin me temë “Një Premtim i Mbajtur: AACL dhe Rruga e Kosovës Drejt Lirisë dhe Pavarësisë”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë aktivitet, ish-kongresisti amerikan Joseph DioGuardi rikujtoi lidhjen e tij të veçantë me shqiptarët dhe përpjekjet e tij shumëvjeçare për ta bërë të njohur çështjen shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë.

Your browser does not support the video tag.

Duke ndarë rrëfime nga jeta e familjes së tij dhe trashëgimia arbëreshe, DioGuardi solli në vëmendje edhe një nga shprehjet që, sipas tij, e ndihmoi të kuptonte më mirë gjuhën dhe kulturën shqiptare: “Gur-gur bëhet mur”.

“Kam kaluar një pjesë të mirë të jetës sime duke u përpjekur t’i tregoj botës së kush jeni ju, shqiptarët.. Babai im nuk mundi ta bënte këtë, sepse nuk kishte arsimim. Ai ishte arbëresh, vinte nga Kukësi, Shqipëri. Babai im nuk kishte arsimim; ishte fermer. Si mbijetoi ai në Amerikë pa arsimim?Ai shkoi atje në vitin 1929 dhe fliste dy gjuhë: italisht dhe arbërisht, shqip. Arbërishtja është shqip. Prandaj doja që ju ta dinit këtë. Por më kujtohet se si babai im përpiqej të më mësonte pak shqip. Megjithatë, kur punon në një supermarket, në një dyqan bashkë me nënën time, ishte italiane dhe ishte partnere e babait tim në punë, ata punonin që nga ora 6 e mëngjesit. Më duhej të shqetësohesha për të mbrojtur biznesin e babait tim, të vrapoja atje dhe të sigurohesha që ta hapja dyqanin dhe që askush të mos i vidhte gjërat”, tha ai.

“Kur babai im e përsëriste këtë, nuk mund ta ndërtosh një shtëpi pa një bazament të mirë, kur kam ardhur në Shqipëri kam thënë, të gjitha këto ndërtesa të reja a janë ndërtuar në mënyrë të duhur, dashtë Zoti të mos ketë një tërmet dhe tani natyrisht nëse ndodh një tërmet, atëherë shpresoj që jo dhe unë gjithmonë lutem për juve të mos ndodhë një gjë e tillë në Shqipëri.

Kur kam dëgjuar fjalën gur-gur bëhet mur, kam filluar ta kuptoj pak gjuhën shqipe, dhe do t’i ndaj disa fjalë me ju. Babai im me tha gur-gur bëhet mur, unë i thashë mur-mur bëhet kala”, u shpreh ai.

Ndërsa, Steven Powles KC, specialist i të drejtave të njeriut, foli për përpjekjet e Lidhjes Qytetare Shqiptarto-Amerikane në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë.

“Do të flasim për dy aspekte, që kanë dhënë kontributin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, së pari përpjekjet që Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka bërë, duke sjellur Kosovën para drejtësisë, dhe në Hagë, dhe punës së tyre të shkëlqyeshme duke mbrojtur anëtarët e UÇK-së, të cilët janë marrë në Hagë, dhe po qëndrojnë në tribunalin e njëjtë si Sllobodan Millosheviq.

Vizita ime e parë në tribunalin ndërkombëtar në Hagë, ka qenë në 1996, ka qenë kur ka filluar tribunali dhe ka qenë tribunali i parë i formuar. Kam shkuar në ditët e para, kur kanë qenë 2 apo 3 të akuzuar. Jam ulur kam ndjekur procedurën dhe ka pasur gjyqtarë nga tërë bota.

Është e qartë që ka pasur rol të rëndësishëm që prokurori ta sjellë përpara Sllobodan Millosheviqin dhe ta akuzojë, dhe ka përfunduar që Sllobodan Millosheviqi ka qenë fajtor për krimet e luftës dhe për të gjitha tmerret që janë bërë në Kosovë, dhe natyrisht ka qenë përgjegjs për forcat serbe dhe shumë organizata paramiliotare, të cilat kanë kryer krime”, tha ai.

The post DioGuardi flet për origjinën e tij nga Kukësi: Babai im s’mundi t’i tregojë botës kush jeni ju shqiptarët, unë e bëra gjithë jetën appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ymeri: Trainkos nënshkroi kontratë afër gjysmë milioni pa çmime në paramasë
Rriten eksportet, Prince Caffe depërton në mbi 40 shtete (VIDEO)
Planifikoi sulme terroriste në Francë: Si e humbi shtetësinë e Zvicrës një islamist nga Bosnja
Zyrtarë të Komunës së Mitrovicës së Veriut përfundojnë në Polici, tensione rreth prishjes së disa objekteve
Dogana e Kosovës sekuestron 2,559 pako barnash pa banderola RKS

LEXO GJITHASHTU

Ndalohet një person nga rrethina e Shkupit, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg
Ndalohet një person nga rrethina e Shkupit, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg
TOP Momenti
Mickoski: Kriza mund të zgjasë me vite, po shqyrtojmë masat
Mickoski: Kriza mund të zgjasë me vite, po shqyrtojmë masat
TOP Momenti
Petrol Company – çdo ditë më shumë pika, çdo ditë më afër jush
Petrol Company – çdo ditë më shumë pika, çdo ditë më afër jush
TOP Momenti
Kosi flet për zgjerimin e BE-së: Mal i Zi favorit, Shqipëria ka përmbushur standardet
Kosi flet për zgjerimin e BE-së: Mal i Zi favorit, Shqipëria ka përmbushur standardet
TOP Momenti
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se kreu marrëdhënie me një grua, pa dëshirë ne saj
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se kreu marrëdhënie me një grua, pa dëshirë ne saj
TOP Momenti

You Might Also Like

Mot i keq në Itali: Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana
Lajme

Mot i keq në Itali: Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

August 25, 2026
IKShPK: 147 raste të fruthit në Kosovë, 10 të reja vetëm gjatë javës së fundit
Lajme

IKShPK: 147 raste të fruthit në Kosovë, 10 të reja vetëm gjatë javës së fundit

August 25, 2026
Nga 1 shtatori, parafillorët në Prishtinë do të kenë orar të zgjatur mësimi
Lajme

Nga 1 shtatori, parafillorët në Prishtinë do të kenë orar të zgjatur mësimi

August 25, 2026
Ndryshon lokacion “Pazari i Kerreve”, zhvendoset në Bërnicë të Poshtme
Lajme

Ndryshon lokacion “Pazari i Kerreve”, zhvendoset në Bërnicë të Poshtme

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?