By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mickoski: Kriza mund të zgjasë me vite, po shqyrtojmë masat
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mickoski: Kriza mund të zgjasë me vite, po shqyrtojmë masat
TOP Momenti

Mickoski: Kriza mund të zgjasë me vite, po shqyrtojmë masat

Momenti
Published: August 25, 2026

Pavarësisht rritjes së fundit të çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoni, kryeministri Hirstijan Mickoski thotë se vendi ynë sërish ka karburantet me çmimet më të lira në rajon.
Ai sot deklaroi se janë duke shqyrtuar masat, por shtoi se duhet të veprohet me kujdes.
“Nafta në Maqedoni është gjysmë euro për litër më e lirë se në Shqipëri. Është 35 centë më e lirë se në Serbi dhe 30 deri në 50 centë për litër më e lirë se në të gjitha vendet e rajonit, si Greqia, Kroacia, Sllovenia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi e kështu me radhë. Kjo vlen si për benzinën pa plumb, ashtu edhe për dizelin. Pra, nëse e lëmë politikën mënjanë dhe fillojmë t’i shikojmë shifrat, do të arrijmë në përfundimin se në këtë moment, meqë të gjithë blejmë nga i njëjti vend dhe nuk blejmë nga vende të ndryshme, qytetarët e Maqedonisë, por edhe qytetarë të disa vendeve fqinje, vijnë në Maqedoni, në stacionet e karburantit, për të mbushur rezervuarët e veturave dhe automjeteve të tyre. Ne, si qeveri, nuk kujdesemi vetëm për qytetarët e Maqedonisë. Volumi total i karburantit, benzinës dhe naftës së shitur është rritur me rreth 50 deri në 60 për qind gjatë disa muajve të fundit. Megjithatë, kemi arritur të ruajmë stabilitetin makroekonomik në vend.
I pyetur nëse qeveria do të ndërmarrë masa për uljen e çmimit të karburanteve, Mickoski tha se ka plan për këtë por që duhet të veprohet me kujdes.
“Po, ne po planifikojmë. Kemi një strategji të qartë dhe një plan të qartë. Sipas analizave tona, kjo situatë do të zgjasë. Situata në Gjirin Persik mund të zgjasë për disa vjet, prandaj po veprojmë me kujdes, në mënyrë që të mos cenojmë stabilitetin makroekonomik të vendit, ndërkohë që nga ana tjetër sigurojmë karburantet me çmimet më të ulëta për qytetarët dhe industrinë në Maqedoni”, shtoi Mickoski.
Kryeministri tha se vendi ynë gjithashtu ka nivelin më të ulët të inflacionit në rajon.
“Ne e kemi ulur inflacionin në nivelin më të ulët në rajon, në 2,3 për qind në vit në korrik, ndërsa në tregtinë me pakicë ai është 1,7 deri në 1,8 për qind”, shtoi Mickoski.

You Might Also Like

Gjendet drogë e fshehur në ushqime në paraburgimin e 313 në Tiranë, dyshohet për hashash dhe kokainë
Kurti kujton takimin e fundit me Eqrem Kryeziun: Përveç si politikan dha kontribut të madh edhe në arsim
E mitura që ra nga kati i gjashtë i një banese në Pejë, nga QKUK tregojnë për gjendjen e saj
Dosja e Prokurorisë: Kë shantazhoi Fatmir Sheholli me publikim të video-incizimeve?
Përplasen dy kamionë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar

LEXO GJITHASHTU

OVL-UÇK mbështet protestën e 12 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së, Skender Llugiqit i largohet anëtarësia
OVL-UÇK mbështet protestën e 12 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së, Skender Llugiqit i largohet anëtarësia
Lajme
Propozimi i bujshëm në majën e Empire State: Mes puthjeve dhe përqafimeve, çifti i famshëm del para Gjykatës
Propozimi i bujshëm në majën e Empire State: Mes puthjeve dhe përqafimeve, çifti i famshëm del para Gjykatës
Lajme
Vdekja e Eqrem Kryeziut, Haxhiu ngushëllon familjen: Kosova humbi një intelektual dhe veprimtar të shquar
Vdekja e Eqrem Kryeziut, Haxhiu ngushëllon familjen: Kosova humbi një intelektual dhe veprimtar të shquar
Lajme
Çmimet e prodhimit në Kosovë në rritje, 4.6% më të larta se një vit më parë
Çmimet e prodhimit në Kosovë në rritje, 4.6% më të larta se një vit më parë
Lajme
Sot varroset Flurim Ramaj , vdiq tragjikisht në vendin e punës
Sot varroset Flurim Ramaj , vdiq tragjikisht në vendin e punës
Lajme

You Might Also Like

Situata me fruthin, vetëm gjatë javës së fundit 10 raste të reja
TOP Momenti

Situata me fruthin, vetëm gjatë javës së fundit 10 raste të reja

August 25, 2026
MF: Për herë të parë provim nacional dhe certifikim i revizorëve të brendshëm në sektorin publik
TOP Momenti

MF: Për herë të parë provim nacional dhe certifikim i revizorëve të brendshëm në sektorin publik

August 25, 2026
Vdekjet në vendin e punës, Sindikata e Re e KEK-ut zhvillon aksion simbolik në Prishtinë [foto]
TOP Momenti

Vdekjet në vendin e punës, Sindikata e Re e KEK-ut zhvillon aksion simbolik në Prishtinë [foto]

August 25, 2026
“Bëri një skandal vite më parë”, banorët e zonës për krimin brenda familjes në Lushnjë: Dalladaku qëlloi me çifte drejt shtëpive të fshatit, por me prindërit sillej mirë
TOP Momenti

“Bëri një skandal vite më parë”, banorët e zonës për krimin brenda familjes në Lushnjë: Dalladaku qëlloi me çifte drejt shtëpive të fshatit, por me prindërit sillej mirë

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?