By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjykata Kushtetuese, sërish adresa e mundshme e partive opozitare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjykata Kushtetuese, sërish adresa e mundshme e partive opozitare
TOP Momenti

Gjykata Kushtetuese, sërish adresa e mundshme e partive opozitare

Momenti
Published: September 4, 2026

Në dyert e Gjykatës Kushtetuese pritet të trokasin sërish partitë opozitare, kësaj here për të kontestuar konstituimin e institucioneve, kurdo që ai të bëhet.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca, adresimin në Kushtetuese e kanë përfshirë në mesin e masave që thonë se do të ndërmarrin, por që veprimet e tyre varen nga zhvillimet në ditët në vijim lidhur me formimin e institucioneve.

Your browser does not support the video tag.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se janë duke i shqyrtuar të gjitha veprimet që bien ndesh me Kushtetutën dhe se janë duke parë modalitetet që do t’i ndjekin.

Se kur do t’i drejtohen gjykatës më të lartë në vend, ajo tha se do të njoftojnë “me kohë”.

“Ajo që tash është evidente është që janë tejkaluar të gjitha afatet dhe nuk është respektuar aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që kërkon konstituim të kuvendit në afat 30-ditor. Në kohën kur jemi jashtë rendit kushtetues, është njëra prej fazave më të vështira të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës’’, thotë ajo.

Sipas Deliu-Kodrës, aktualisht, e rëndësishme është konstituimi i legjislaturës së njëmbëdhjetë dhe, me të nisë rrjedhja e afateve të tjera kushtetuese – formimi i Qeverisë dhe zgjedhja e presidentit – do t’i shqyrtojnë edhe veprimet e tjera që do t’i ndërmarrin për shkeljet eventuale kushtetuese.

Seanca konstituive e Kuvendit mbahet më 9 shtator

E deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, tha për REL-in se vendimin për t’iu drejtuar Kushtetueses do ta marrin në bazë të zhvillimeve.

“Nuk e mohojmë atë mundësi, por po presim çfarë do të ndodhë këto ditë’’, tha ajo.

E ngjashme ishte edhe përgjigja e deputetes tjetër të Aleancës, Albana Bytyqi. “Për momentin nuk kem diçka’’.

Në bazë të një aktgjykimi të më parshëm të Gjykatës Kushtetuese, konstituimi i Kuvendit duhet të përmbyllet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve.

Kjo nënkupton se, sipas këtij aktgjykimi, konstituimi i Kuvendit është dashur të përmbyllej më 7 gusht. Por, partia fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje, mban qëndrimin se ky afat fillon të rrjedhë nga hapja e seancës konstituive, pra më 6 gusht.

Krahas kësaj, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka ftuar vazhdimin e seancës më 9 shtator.

Nëse do të shqyrtojnë mundësinë që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese REL-i ka pyetur edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) e Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

A mundet Kushtetuesja t’iu japë përgjigje pikëpyetjeve për formimin e institucioneve?

Adresimin e partive politike në Kushtetuese, njohës të proceseve juridike e politike e shohin si alternativë për sqarimin e situatës së krijuar dhe përcaktimin e pasojave për shkeljet eventuale të afateve kushtetuese.

Ish-gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka, tha se, në mënyrë që gjykata të vihet në lëvizje për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimeve, palët duhet t’ia kërkojnë një gjë të tillë.

Ndonëse thotë se është tejkaluar afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit, Daka vlerëson se Gjykata Kushtetuese mund të mos merret me trajtimin e kësaj çështje, me arsyetimin se për këtë çështje kanë vendosur një herë.

“Do të kishte qenë mirë të qartësoheshin këto dilema dhe këto situata të çuditshme në të cilat po gjendemi dhe Gjykata Kushtetuese edhe njëherë të na e shpjegojë se afati ka qenë 30 ditë nga certifikimi i rezultateve”.

Vullnet Bugaqku, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës, thotë se Kushtetuesja duhet të pyetet nëse është i ligjshëm konstituimit i Kuvendit të Kosovës, jashtë afatit 30-ditor të përcaktuar nga vet gjykata, e të definohen pasojat nëse ky afat shkelet.

Vlerësimi eventual i Kushtetueses, sipas tij, do të garantonte legjitimitetin e procese të ardhshme, siç është zgjedhja e Qeverisë dhe e presidentit.

“Për ta siguruar qartësinë e duhur, duhet që së pari të kontrollohet, të verifikohet dhe të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese legjitimiteti i mandateve të këtyre deputetëve, të cilët, nëse eventualisht mblidhen këtë javë apo javën e ardhshme dhe, konstituojnë Parlamentin e Kosovës”, thekson ai.

Përveç për konstituimin e Kuvendit, Daka e Bugaqku vlerësojnë se deputetët duhet t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese edhe për çështjet e tjera: formimin e qeverisë së re, përfundimin e periudhës gjashtë mujore për ushtrimin e detyrës së presidentit, dhe për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Unë sinqerisht nuk e di se kush do të hyjë në atë zyrë [Zyrën e Presidencës] pas 4 tetorit dhe me çfarë baze. Kështu që, do të kishte qenë mirë që kjo çështje të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese dhe ata ta japin një vlerësim të tyre”, thotë ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Hulumtuesi i KDI-së e konsideron më problematike situatën në të cilën edhe vetë deputetët të mos kenë më legjitimitet për t’iu drejtuar Kushtetueses, nëse shpërndahet Kuvendi si rezultat i dështimit të zgjedhjes së presidentit.

“Kështu, rrjedhimisht, hyjmë në një situatë tejet të paqartë kushtetuese dhe normalisht edhe mund të shkelet edhe data 5 tetor dhe kështu ai funksion të mbahet nga kryetari i kuvendit edhe më gjatë se data 5 tetor’’, nënvizon Bugaqku.

Megjithëkëtë, Bugaqku vlerëson se adresimi në Gjykatën Kushtetuese për zhbllokimin e situatave, si rrjedhojë e bllokadave politike, rrezikon të ardhmen parlamentare dhe kushtetuese të Kosovës.

“Nganjëherë duhet të dallohen çështjet kushtetuese juridike dhe kushtetuese nga çështjet e sjelljeve politike që i bëjnë në Parlamentin e Republikës së Kosovës’’, shton ai.

Lëvizja Vetëvendosje – partia që doli e para në zgjedhjet e 7 qershorit – ndërlidhi formimin e institucioneve me marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit.

Megjithëse një marrëveshje e tillë është arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës, mospërkrahja e saj nga gjashtë deputetë të LDK-së vuri në dyshim rezultatin e saj: votimin e suksesshëm të Bekim Sejdiut, kandidatit të propozuar.

Dështimi i zgjedhjes së presidentit, sipas Kushtetutës, për pasojë ka shpërndarjen e Kuvendit dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh./Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

LSDM: BE dënon glorifikimin e kriminelëve, teksa Mickoski ndjek “recetën e Vuçiçit” duke i mbrojtur ata që e madhëruan Mladiqin
Zjarri në fshatin Graçan aktiv edhe nga ana e Maqedonisë edhe e Kosovës, angazhohen helikopterët e Armatës dhe “Air tractorët”
Apeli liron nga akuza për keqpërdorim ish-kryetarin e Malishevës dhe ish-ministrin Hasani
Myftiu Tërnava kërkon nga Prokuroria Speciale zbardhjen e dokumentit “Top Secret 2”
BDI: Asnjë shqiptarë në shpërblimet shtetërore “8 Shtatori”, edhe suksesi i shqiptarëve po bëhet i padukshëm

LEXO GJITHASHTU

Krasniqi: “Me problemet e arsimit nuk përballen Kurti, Osmani e Abdixhiku, ata si thojnë fëmijëve s’kena mujte me ti marr librat”
Krasniqi: “Me problemet e arsimit nuk përballen Kurti, Osmani e Abdixhiku, ata si thojnë fëmijëve s’kena mujte me ti marr librat”
Lajme
Ahmeti: Për 6 muaj bizneset qarkulluan afër 11 miliardë euro
Ahmeti: Për 6 muaj bizneset qarkulluan afër 11 miliardë euro
Lajme
S’ka më ‘çmim tavan’, do të përcaktohet nga tregu, MINT: Është nën monitorim të afërt, bëjmë një pauzë nga përcaktimi
S’ka më ‘çmim tavan’, do të përcaktohet nga tregu, MINT: Është nën monitorim të afërt, bëjmë një pauzë nga përcaktimi
Lajme
Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime
Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime
Lajme
Shefi i Zyrës së BE-së takon Ulutasin: Evropa përkrah politikisht e financiarisht Kosovën për integrim, KFOR-i i jep siguri
Shefi i Zyrës së BE-së takon Ulutasin: Evropa përkrah politikisht e financiarisht Kosovën për integrim, KFOR-i i jep siguri
Lajme

You Might Also Like

Pse besimi në AI po bëhet shtresë infrastrukturore
TOP Momenti

Pse besimi në AI po bëhet shtresë infrastrukturore

September 4, 2026
Gjini: Thirrja e seancës më 9 shtator, shkelje brutale e normës kushtetuese
TOP Momenti

Gjini: Thirrja e seancës më 9 shtator, shkelje brutale e normës kushtetuese

September 4, 2026
Avokati i Popullit hapi lëndë për shuarjen e paraleles shqipe në “Penko”
TOP Momenti

Avokati i Popullit hapi lëndë për shuarjen e paraleles shqipe në “Penko”

September 4, 2026
Prokuroria nis hetim për mashtrim e pastrim parash në një kontroll teknik në Shkup, dëmi në buxhet 2.2 milionë euro
TOP Momenti

Prokuroria nis hetim për mashtrim e pastrim parash në një kontroll teknik në Shkup, dëmi në buxhet 2.2 milionë euro

September 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?