By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dhuna mes të rinjve në Maqedoni gjithnjë e në rritje, psikologët kërkojnë më shumë përgjegjësi nga prindërit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dhuna mes të rinjve në Maqedoni gjithnjë e në rritje, psikologët kërkojnë më shumë përgjegjësi nga prindërit
TOP Momenti

Dhuna mes të rinjve në Maqedoni gjithnjë e në rritje, psikologët kërkojnë më shumë përgjegjësi nga prindërit

Momenti
Published: July 3, 2026

Incidentet e njëpasnjëshme ditëve të fundit ka rritur shqetësimin për sjelljen e të rinjve dhe normalizimin e dhunës. Psikologët thonë se ndryshimet e papritura në sjelljen e një fëmije mund të tregojnë se ai po përjeton dhunë ose probleme në familje.

Sipas tyre këto shenja nuk duhet të anashkalohen dhe se bashkëpunimi mes familjes dhe shkollës është kyç në parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve. Psikologu Safet Ballazhi vlerëson se një nga sfidat më të mëdha mbetet mungesa e përgjegjësisë së disa prindërve, të cilët, sipas tij, shpesh mbrojnë fëmijët edhe kur ata shfaqin sjellje të dhunshme, në vend që të bashkëpunojnë me shkollën për zgjidhjen e problemit.

Your browser does not support the video tag.

“Edhe nëpër vet shkollat kur kemi bisedime me arsimtarët vlerësojnë se nuk ka asnjë lloj ndëshkimi. Ndonjëherë kur arsimtarët i referohen ndonjë nxënësi se është problematikë dhe kur kanë biseda me prindërit, prindërit jo vetëm që nuk e ndëshkojnë fëminë po madje do i japin krahë dhe do i sulmojnë arsimtarët se kush janë ato të bëjnë atë dhe atë. Ne jetojmë në kohën e sindromit ”A e di ti kush jam unë”. E tani nëse një fëmijë prej anash e sheh këtë se prindërit e tyre ose të tjerë të rritur funksionojnë në atë mënyrë, ato vetëm e marrin përsipër dhe ata funksionojnë në atë mënyrë, unë jam i fortë, unë mund të bëj çfarë të dua, unë kam baba këtë ose atë. Normalisht atëherë nuk thirremi në vlera të mirëfillta por thiremi në ligjin e më të fortit”, tha Safet Ballazhi, psikolog.

Ndërkohë nga Oda e Psikologëve thotë se mësuesit dhe bashkëpunëtorët profesionalë duhet t’i identifikojnë me kohë ndryshimet tek nxënësit, pasi ato mund të jenë tregues se fëmija ka nevojë për mbështetje.

Your browser does not support the video tag.

“Një fëmijë me sukses të mirë deri para disa muajsh, vitin e kaluar, ose kur ka përfunduar gjysmëvjetorin e parë përnjëherë ka filluar të ketë ulje të suksesit, vjen i përgjumur, me veshmbathje jo të duhur dhe i lodhur, janë shenjat kryesore që tregojnë se diçka po ndodhë me të”, theksoi Emilija Boshkovska nga Oda e Psikologëve.

Ministrjae Arsimit, Vesna Janevska ka përsëritur se pa angazhimin e familjes nuk mund të ketë luftë efektive kundër dhunës mes bashkëmoshatarëve, duke shtuar se shumë raste lidhen me neglizhimin e fëmijëve dhe mungesën e edukimit në familje. Sipas Janevskës, institucionet do të vazhdojnë me takime dhe aktivitete sensibilizuese me prindërit dhe shkollat, ndërsa paralelisht do të zbatohen edhe masa më të rrepta për përballimin e kësaj dukurie. Ndërkohë, në procedurë parlamentare mbeten ndryshimet ligjore që parashikojnë gjoba financiare për prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve për të cilët do të konstatohet se kanë ushtruar dhunë mes bashkëmoshatarëve në shkollë./Alsat.mk.

You Might Also Like

Presidenca irlandeze: Do ta mbështesim përparimin drejt BE-së edhe të Kosovës, kusht zbatimi i reformave
Vazhdon kërkimi për të moshuarin e zhdukur, Xhafer Raçi
Netanyahu: SHBA-ja është garantuese e lirisë globale
Një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për mashtrim me derivate
Ministria e Ambientit organizoi debat për leje të re mjedisore të fabrikës së çimentos USJE

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Vuçiq del sërish në mbrojtje të Radoiçiqit, ekspertët: Mesazh i rrezikshëm për rajonin
TOP Momenti

Vuçiq del sërish në mbrojtje të Radoiçiqit, ekspertët: Mesazh i rrezikshëm për rajonin

July 3, 2026
Konjufca në Nigeri, kërkon forcim të raporteve mes dy vendeve
TOP Momenti

Konjufca në Nigeri, kërkon forcim të raporteve mes dy vendeve

July 3, 2026
Gjykata e Apelit hodhi poshtë ankesën e Stojançe Jovanovskit, konfirmohet dënimi me 12 vite burg
TOP Momenti

Gjykata e Apelit hodhi poshtë ankesën e Stojançe Jovanovskit, konfirmohet dënimi me 12 vite burg

July 3, 2026
“Golden Sabre 2026”: FSK demonstron gatishmëri dhe profesionalizëm në ushtrimin me KFOR-in
TOP Momenti

“Golden Sabre 2026”: FSK demonstron gatishmëri dhe profesionalizëm në ushtrimin me KFOR-in

July 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?