By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dhjetë vjet RYCO: Nga një ide te një brez që po formëson bashkëpunimin rajonal​
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dhjetë vjet RYCO: Nga një ide te një brez që po formëson bashkëpunimin rajonal​
TOP Momenti

Dhjetë vjet RYCO: Nga një ide te një brez që po formëson bashkëpunimin rajonal​

Momenti
Published: July 3, 2026

Dhjetë vjet më parë, liderët e Ballkanit Perëndimor morën një vendim vizionar: ta vendosnin rininë në qendër të bashkëpunimit rajonal. Me bindjen se takimet, dialogu dhe iniciativat e përbashkëta mund të ndërtonin besim dhe të krijonin mundësi të reja në të gjithë rajonin, më 4 korrik 2016, gjatë Samitit të Procesit të Berlinit në Paris, ata themeluan Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).

Një dekadë më vonë, ky vizion është shndërruar në një nga rrjetet më të fuqishme të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, duke bashkuar mbi 85,000 të rinj përmes mijëra përvojave të përbashkëta, partneriteteve dhe nismave që vazhdojnë të ndikojnë në të ardhmen e rajonit.

Your browser does not support the video tag.

Si e vetmja organizatë ndërqeveritare në Ballkanin Perëndimor e dedikuar ekskluzivisht të rinjve, RYCO është shndërruar në një nga arritjet më konkrete të Procesit të Berlinit. Gjatë dhjetë viteve të fundit, organizata ka investuar mbi 19 milionë euro në programe dhe projekte që kanë lidhur shkolla, organizata të shoqërisë civile, institucione, organizata kulturore dhe komunitete lokale, duke ndërtuar partneritete të qëndrueshme në të gjithë rajonin.

Ndikimi i këtij investimi pasqyrohet në rezultate konkrete. Që nga themelimi i saj, RYCO ka mbështetur 395 projekte dhe iniciativa rajonale, ka mundësuar 175 partneritete mes shkollave të mesme, ka forcuar kapacitetet e 588 mësuesve dhe u ka dhënë mundësi mijëra të rinjve të udhëtojnë në rajon, të zhvillojnë aftësi të reja dhe të krijojnë lidhje që zgjasin shumë përtej përfundimit të projekteve.

Gjatë kësaj dekade, RYCO ka zgjeruar vazhdimisht mundësitë për të rinjtë përmes programeve dhe partneriteteve të reja. Nga thirrjet e para rajonale për organizatat e shoqërisë civile, te Superschools, programi më i madh i shkëmbimeve për shkollat e mesme në rajon; nga investimet në kulturë përmes Western Balkans Youth Cultural Fund, fuqizimi i pjesëmarrjes së të rinjve përmes RYCOgnizing YPS, iniciativat mediatike të zhvilluara së bashku me Deutsche Welle Akademie në kuadër të programit Peace Broadcasters, mbështetja për sipërmarrjen sociale dhe vullnetarizmin përmes RISE dhe ROUTE, deri te bashkëpunimi ndërkombëtar përmes programit MIRAI, në partneritet me Qeverinë e Japonisë – RYCO ka krijuar vazhdimisht hapësira që të rinjtë të lidhen, të mësojnë, të bashkëpunojnë dhe të ndërmarrin iniciativa në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Një vend të veçantë në punën e RYCO-s zë Forumi Rinor i Ballkanit Perëndimor, i cili është shndërruar në platformën kryesore rajonale për dialogun rinor në kuadër të Procesit të Berlinit. Çdo vit, të rinj nga i gjithë rajoni mblidhen për të hartuar rekomandime mbi çështjet që ata i konsiderojnë më të rëndësishme për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Këto rekomandime u prezantohen liderëve rajonalë gjatë Samiteve vjetore të Procesit të Berlinit, duke siguruar që zëri dhe perspektiva e të rinjve të kontribuojnë drejtpërdrejt në dialogun rajonal dhe në proceset e hartimit të politikave.Angazhimi i RYCO-s për pjesëmarrje kuptimplotë të të rinjve reflektohet edhe në faktin se identiteti vizual i Procesit të Berlinit është konceptuar nga vetë të rinjtë e Ballkanit Perëndimor. Sot, ai shërben si logoja zyrtare e Procesit të Berlinit dhe simbolizon perspektivën e përbashkët evropiane të rajonit, si edhe përkushtimin ndaj bashkëpunimit.

Me rastin e 10-vjetorit të RYCO-s, Sekretari i Përgjithshëm, Vladimir Obradović, u shpreh:

“Dhjetë vitet e RYCO-s nuk janë thjesht historia e një organizate. Ato janë historia e mijëra të rinjve që kanë pasur mundësinë të takohen, të mësojnë nga njëri-tjetri, të krijojnë së bashku dhe të ndërtojnë partneritete që zgjasin. Arritja jonë më e madhe është se bashkëpunimi është kthyer në një përvojë reale për të rinjtë në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Pikërisht mbi këtë bazë të fortë duam të ndërtojmë dekadën e ardhshme.”

Ndërsa hyn në dekadën e saj të dytë, RYCO vazhdon të zhvillojë programe dhe partneritete të reja. Një nga hapat e ardhshëm më të rëndësishëm do të jetë krijimi i “RYCO Trust Fund”, një mekanizëm i ri që do të mbështesë bashkëpunimin rajonal rinor, iniciativat inovative dhe projektet e qëndrueshme, duke krijuar edhe më shumë mundësi për të rinjtë në të gjithë rajonin.

Duke parë drejt së ardhmes, RYCO mbetet besnike ndaj vizionit mbi të cilin u themelua dhjetë vjet më parë: të fuqizojë të rinjtë jo vetëm për të marrë pjesë, por edhe për të qenë nismëtarë të bashkëpunimit, krijues të mundësive dhe kontribuues aktivë në zhvillimin e komuniteteve të tyre dhe të Ballkanit Perëndimor në tërësi.

You Might Also Like

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik
Për gjashtë muaj 13 vrasje në Kosovë
“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore
Numri i të punësuarve për qershorin e 2026 është më i lartë se ai i vitit paraprak
​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

LEXO GJITHASHTU

SHBA sulmon objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Larak
SHBA sulmon objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Larak
TOP Momenti
Islandezët hodhën poshtë rihapjen e negociatave për hyrje në BE, Bruskeli e respekton zgjedhjen e tyre
Islandezët hodhën poshtë rihapjen e negociatave për hyrje në BE, Bruskeli e respekton zgjedhjen e tyre
Lajme
Islanda i thotë “jo” BE-së, vjen reagimi nga Brukseli
Islanda i thotë “jo” BE-së, vjen reagimi nga Brukseli
Lajme
NASA lëshon teleskopin e ri hapësinor, synon të zbulojë misteret e Universit
NASA lëshon teleskopin e ri hapësinor, synon të zbulojë misteret e Universit
Lajme
Përmbytjet në Nepal, 794 të vdekur dhe mbi 2,500 të zhdukur
Përmbytjet në Nepal, 794 të vdekur dhe mbi 2,500 të zhdukur
Lajme

You Might Also Like

Shqiptarët dhe të huajt blejnë shtëpi për t’i dhënë me qira, por biznesi po ndryshon
TOP Momenti

Shqiptarët dhe të huajt blejnë shtëpi për t’i dhënë me qira, por biznesi po ndryshon

August 30, 2026
​Kapaj i “The Odyssey” kurs falas për fyellin: Interes i madh nga të rinjtë, këtë vit edhe nga Tirana
TOP Momenti

​Kapaj i “The Odyssey” kurs falas për fyellin: Interes i madh nga të rinjtë, këtë vit edhe nga Tirana

August 30, 2026
Nga Gjeneva, thirrje për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur në Kosovë
TOP Momenti

Nga Gjeneva, thirrje për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur në Kosovë

August 30, 2026
E diela e fundit e gushtit sjell fluks masiv, radhë kilometrike në Shëngjin dhe Balldren–Milot
TOP Momenti

E diela e fundit e gushtit sjell fluks masiv, radhë kilometrike në Shëngjin dhe Balldren–Milot

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?