By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dështojnë edhe një herë bisedimet për Kodin Zgjedhor, partitë me qëndrime diametralisht të kundërta
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dështojnë edhe një herë bisedimet për Kodin Zgjedhor, partitë me qëndrime diametralisht të kundërta
TOP Momenti

Dështojnë edhe një herë bisedimet për Kodin Zgjedhor, partitë me qëndrime diametralisht të kundërta

Momenti
Published: July 7, 2026

Dështoi edhe një tentim i partive politike për harmonizimin e qëndrimeve lidhur me Kodin Zgjedhor. Partitë nuk kanë lëvizur nga qëndrimet paraprake dhe duket konsensusi është larg. Pushteti i jep opozitës një tjetër mundësi, të ulen të merren vesh për dallimet që i kanë mbi njësitë zgjedhore, financimin dhe mënyrën e votimit në diasporë.

“Të merren vesh mes vete për të gjitha dallimet që i kanë për 4 çështje kyçe, sepse e shohim se platformat i kanë të njëjta por kanë dallime në detaje, të ulen të merren vesh për një njësi zgjedhore, për modelin e financimit, për ankesat dhe mënyrën që do të ishin të pranueshme dhe të ulen të merren vesh edhe për modelin e prononcimit të diasporës. Gjithçka për të cilën partitë opozitare do ta ofrojnë te ne përmes një teksti ligji ne do ta pranojmë”- tha Bojan Stojanovski, nga OBRM-PDUKM.

Your browser does not support the video tag.

”Për ne si VLEN është me rëndësi që diaspora të ketë mundësi të votojë, qoftë përmes votimit elektronik, qoftë përmes postës, por natyrisht të jenë procese të sigurta transparente dhe të besueshme në përputhje me standardet ndërkombëtare”, nënvizoi Bekim Qoku nga VLEN.

Por opozita nuk pajtohet se qëndrimet e tyre janë të ngjashme me njëra tjetrën. Partitë kanë qëndrime të ndryshme qoftë në modelin zgjedhorë ku nga njëra anë kërkohet një njësi zgjedhore, ose një njësi zgjedhore me lista të hapura dhe prag, nga ana tjetër kërkohen 8 njësi zgjedhore, ndërsa ka papajtueshmëri edhe në pjesën e votimit të diasporës, nëse ajo duhet të jetë online ose me postë. Partitë opozitare shprehen pesimiste sa i përket gjetjes së një gjuhe të përbashkët.

”OBRM-PDUKM u tërhoq nga dy pika thelbësore të marrëveshjes, së pari nga votimi elektronik i diasporës, duke kërkuar që votimi të bëhet me postë. Dhe së dyti nga dakordimi që aktet nënligjore të KSHZ-së që lidhen me votimin elektronik të diasporës të miratohen me konsensus duke kërkuar që ato të miratohen me shumicë votash. 40:36 Sinqerisht kemi dyshimet tona se kjo është një lojë që në prapaskenë luhet dhe që sinqerisht më duhet ta them se edhe qëllimi përfundimtarë ka qenë që asnjëherë të mos arrihet marrëveshje, asnjëherë të mos arrihet konsensus dhe të vazhdohet me kodin e vjetër zgjedhor”, u shpreh Rina Ajdari nga BDI.
“LSDM dhe E majta janë kundër votimit të diasporës në formë elektronike, ne jemi për të votuar diaspora në formë elektronike edhe për presidenciale edhe parlamentare edhe lokale. Madje parlamentare të votojnë për njësi zgjedhore këtu. Kështu si qenkan dallime të vogla këto dallime që janë diametralisht të kundërta, këto janë vetëm taktizime, në mënyrë që ta hedhin fajin diku tjetër” tha Ziadin Sela nga Lidhja për Shqiptarët.

“Mendojmë se nëse diçka duhet të flasim është ajo për një njësi zgjedhore dhe jo për përparim të sistemit për votimin e diasporës, sepse ajo çështje u paraqit nga askund, diku në 3 mbledhjet e fundit. Që nënkupton se u fut si tabletë helmuese në të gjithë situatën, që ta bllokojë të gjithë procesin”,deklaroi Borisllav Krmov nga e Majta.

“E vërteta është se gjithçka është gënjeshtër e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së, as nuk ka kapacitet për konsensus dhe as qëllim të sinqertë për dialog politik. Nuk ka çfarë LSDM të merret vesh me opozitën, problemi është te pushteti, te Mickoski, që dëshiron të manipulojë me 200 mijë vota”, përmbylli deputetja e LSDM-së, Jovanka Trençevska.

Takime tjera mund edhe të ketë, por aktualisht partitë nuk kanë caktuar ndonjë ditë konkrete. Tentativat për konsensus mes pushtetit dhe opozitës kanë për qëllim miratimin e Kodit Zgjedhor dhe zhbllokimin e tij si pasojë e mijëra amendamenteve të propozuara nga opozita. /Alsat/

You Might Also Like

LSDM: Mickoski ende nuk ka marrë përgjegjësi për veprimet e Kitanoviqit dhe Stoilkoviqit
“Në falimentim”, Asociacioni i Komunave sot mban protestë në Prishtinë
Postoi fotografi me armë në rrjete sociale, shoqërohet në polici një person në Klinë
QMK: Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 26 zjarre, dy janë aktive
Gjorgievski: Me Ribalancimin e të ri të buxhetit do të rriten investimet kapitale në Shkup

LEXO GJITHASHTU

Ukrainasit godasin me dronë portin strategjik rus të Ust-Lugës në Detin Baltik
Ukrainasit godasin me dronë portin strategjik rus të Ust-Lugës në Detin Baltik
Lajme
KOMF me mesazh për institucionet më 1 Shtator: Çfarë po mbajnë fëmijët në çantë, përveç librave?
KOMF me mesazh për institucionet më 1 Shtator: Çfarë po mbajnë fëmijët në çantë, përveç librave?
Lajme
Tentuan të hidhnin drogën nga makina për t’u shpëtuar policisë, arrestohen dy të rinj në Korçë
Tentuan të hidhnin drogën nga makina për t’u shpëtuar policisë, arrestohen dy të rinj në Korçë
Lajme
Marrëveshja Kurti -Abdixhiku për Bekim Sejdiun, sot mblidhet edhe Grupi Parlamentar i VV
Marrëveshja Kurti -Abdixhiku për Bekim Sejdiun, sot mblidhet edhe Grupi Parlamentar i VV
Lajme
55 aksidente dhe afro 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit
55 aksidente dhe afro 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit
Lajme

You Might Also Like

Arrestohet në Prishtinë një person me urdhërarrest të lëshuar nga Suedia
TOP Momenti

Arrestohet në Prishtinë një person me urdhërarrest të lëshuar nga Suedia

September 1, 2026
Shqipëria me naftë rreth 30% më të shtrenjtë, pa masa mbrojtëse – rajoni i rikthen ato
TOP Momenti

Shqipëria me naftë rreth 30% më të shtrenjtë, pa masa mbrojtëse – rajoni i rikthen ato

September 1, 2026
Të shtëna me armë në Viti, policia në kërkim të të dyshuarit
TOP Momenti

Të shtëna me armë në Viti, policia në kërkim të të dyshuarit

September 1, 2026
Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona
TOP Momenti

Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?