By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Deputetët e PDK-së në Kuvend, Hamza deputetëve të LVV-së: I ftoj nga këtu ta konstituojmë Kuvendin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Deputetët e PDK-së në Kuvend, Hamza deputetëve të LVV-së: I ftoj nga këtu ta konstituojmë Kuvendin
TOP Momenti

Deputetët e PDK-së në Kuvend, Hamza deputetëve të LVV-së: I ftoj nga këtu ta konstituojmë Kuvendin

Momenti
Published: August 14, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka kërkuar nga foltorja e Kuvendit të Kosovës që të thirret seanca konstituive, duke deklaruar se tashmë janë tejkaluar të gjitha afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Hamza, i cili ka folur para deputetëve të PDK-së dhe Aleancës, ka kritikuar qasjen e pushtetit lidhur me procesin e konstituimit të institucioneve.

Your browser does not support the video tag.

“Edhe sot, këtu, i ftojmë: hajdeni, konstituojeni Kuvendin. Mbi çdo parti është Republika e Kosovës. Mbi çdo pushtet është Kushtetuta. Partitë vijnë dhe shkojnë. Qeveritë vijnë dhe shkojnë. Kryeministrat dhe kryeparlamentarët vijnë e shkojnë. Por Republika duhet të mbetet. Dhe kjo Republikë mbetet vetëm atëherë kur Kushtetuta respektohet. Albin Kurti po e mban peng shtetin e Kosovës! Atij i kërkojmë urgjentisht të reflektojë dhe të heqë dorë nga këto veprime antikushtetuese. Sepse, pa e rikthyer kushtetutshmërinë, pa e rikthyer rendin kushtetues, me ne nuk mund të flitet për asgjë tjetër. Thirreni seancën dhe rikthejani Kuvendin të zgjedhurve të popullit. Përderisa nuk reflekton dhe nuk e rikthen procesin në binarët kushtetues, Albin Kurti nuk ka kredibilitet për të hapur tema të tjera madhore shtetërore”, tha ai.

Ai theksoi se Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Avni Dehari, qëllimshëm e kanë shkelur afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit dhe vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

“Pra, institucionet po funksionojnë në një terren të pasigurt, me shkelje të Kushtetutës, me shkelje të Rregullores së Kuvendit, ndërsa përgjegjësia politike po shtyhet nga një ditë në tjetrën. Kjo nuk është normale. Dhe nuk do ta lejojmë të bëhet normale. Shteti nuk është Albin Kurti. Shteti është Kushtetuta. Janë ligjet. Janë institucionet dhe kufijtë që askush nuk ka të drejtë t’i kalojë”, potencoi kreu i PDK-së.

Hamza tha se Grupi Parlamentar i LVV-së, ndonëse e ka fituar të drejtën ta propozojë Kryetarin e Kuvendit, nuk e ka fituar të drejtën ta ndalë orën kushtetuese.

“Kurti e ka fituar të drejtën të negociojë. Por nuk e ka fituar të drejtën t’i vendosë interesat politike mbi Kushtetutën. Avni Dehari e ka përgjegjësinë për ta drejtuar seancën konstituive. Por nuk ka mandat ta interpretojë Kushtetutën sipas interesit të partisë së tij. Rreziku më i madh tashmë nuk është vetëm shkelja, por fakti që shkeljen e kanë bërë precedent. Precedentin po e bëjnë praktikë. Dhe praktikën e shkeljeve po na e shesin si normalitet. Ne e refuzojmë këtë. Nuk ka mandat politik mbi Kushtetutën. Nuk ka shumicë mbi Kushtetutën. Nuk ka individ mbi Kushtetutën”, theksoi ai. /Telegrafi/

You Might Also Like

Kabashi-Ramaj nga PDK: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik
Aksident trafiku në Ohër, lëndohet një i mitur
Angellov: Uji në Gostivar është i sigurt për pije
ITALFOR-KOSOVA hap procedurë për marrjen me qira të autobusëve dhe minibusëve me shoferë
“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

LEXO GJITHASHTU

Pse Sorensen po ndërmjetëson bisedime konfidenciale ndërmjet Kosovës e Serbisë- çfarë thotë ai
Pse Sorensen po ndërmjetëson bisedime konfidenciale ndërmjet Kosovës e Serbisë- çfarë thotë ai
Lajme
Haziri, Kurtit: Ka me ju dalë tymi, ne e mbajmë fjalën për President, hapi i parë është konstituimi i Kuvendit
Haziri, Kurtit: Ka me ju dalë tymi, ne e mbajmë fjalën për President, hapi i parë është konstituimi i Kuvendit
Lajme
“Pages of the Coast”, libri dhe poezia takohen buzë detit në Green Coast
“Pages of the Coast”, libri dhe poezia takohen buzë detit në Green Coast
Lajme
Theu masën e “arrestit në shtëpi” dhe kreu 8 vjedhje të tjera brenda javës në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari
Theu masën e “arrestit në shtëpi” dhe kreu 8 vjedhje të tjera brenda javës në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari
TOP Momenti
Ardian Hoxha në “Telegrafi për Biznes”: Nga historia e ASK-së tek dija, biznesi dhe suksesi
Ardian Hoxha në “Telegrafi për Biznes”: Nga historia e ASK-së tek dija, biznesi dhe suksesi
TOP Momenti

You Might Also Like

Ramadani nga Kuvendi: Vakumi institucional po e rrezikon sigurinë kombëtare
TOP Momenti

Ramadani nga Kuvendi: Vakumi institucional po e rrezikon sigurinë kombëtare

August 14, 2026
Zhernovski: Mucunski po e mohon veten, Qeveria nuk ka rezultate në procesin eurointegrues
TOP Momenti

Zhernovski: Mucunski po e mohon veten, Qeveria nuk ka rezultate në procesin eurointegrues

August 14, 2026
Dyshohet për vetëvrasje në Podujevë, rasti po hetohet
TOP Momenti

Dyshohet për vetëvrasje në Podujevë, rasti po hetohet

August 14, 2026
DPHM: Sot pjesa më e madhe e Maqedonisë do të përfshihet nga moti i ligë
TOP Momenti

DPHM: Sot pjesa më e madhe e Maqedonisë do të përfshihet nga moti i ligë

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?