By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Deponitë ilegale në Shkup: Gjoba deri në 20.000 euro dhe dënime me burg
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Deponitë ilegale në Shkup: Gjoba deri në 20.000 euro dhe dënime me burg
TOP Momenti

Deponitë ilegale në Shkup: Gjoba deri në 20.000 euro dhe dënime me burg

Momenti
Published: September 25, 2026

Pavarësisht kontrolleve të intensifikuara, gjobave dhe aksioneve të pastrimit, deponitë ilegale mbeten një nga problemet kryesore komunale në Shkup. Gjatë ditëve të fundit janë larguar qindra metra kub mbeturina dhe mbetje ndërtimi, ndërsa janë sanksionuar edhe persona për hedhje të paligjshme të mbeturinave. Ekipet e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup gjatë javës së kaluar kanë larguar 650 metra kub mbeturina të rënda dhe mbetje ndërtimore nga sipërfaqet publike në të gjitha komunat e Shkupit. Sasia më e madhe, rreth 170 metra kub, është mbledhur në Komunën e Çairit.

Në të njëjtën periudhë janë mbledhur dhe transportuar 2.700 tonë mbeturina komunale nga familjet dhe personat juridikë në territorin e kryeqytetit. Shërbimet inspektuese të Komunës Qendër kanë kryer kontrolle në 10 vende ndërtimi, ku janë konstatuar mangësi në përmbushjen e detyrimeve ligjore. Janë shqiptuar 6 gjoba në vlerë prej 1.300 eurosh secila, ndërsa janë larguar edhe bllokues dhe shtylla të vendosura në mënyrë të paligjshme në hapësira publike.

Në Kisella Vodë është sanksionuar një person për hedhjen e mbetjeve ndërtimore pranë kontejnerëve. Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi gjithashtu se po zhvillohet procedurë për instalimin e kamerave në hapësirat publike, me qëllim zbulimin dhe sanksionimin më të shpejtë të personave që hedhin mbeturina në mënyrë të paligjshme. Policia ndërkohë ka sanksionuar edhe një 22-vjeçar në Shuto Orizar, për hedhje të papërshtatshme të mbeturinave të rënda. Pas shfaqjes së minjve pranë Qendrës Tregtare Bunjakovec, Komuna Qendër njoftoi një deratizim të ri emergjent, vetëm një muaj pas aksionit të mëparshëm.

Deratizimi do të përfshijë pusetat, hapësirat përreth kontejnerëve dhe zonat ku është raportuar prania e brejtësve. Autoritetet theksojnë se vetëm deratizimi nuk është i mjaftueshëm, pasi zbrazja e parregullt e kontejnerëve dhe menaxhimi jo i duhur i mbeturinave krijojnë kushte për shfaqjen e minjve.

Për personat juridikë, gjobat për hedhjen e paligjshme të mbetjeve ndërtimore mund të arrijnë deri në 20.000 euro. Në maj, gjatë një inspektimi në Dolno Lisice, një kamion u kap duke hedhur ilegalisht mbetje ndërtimi dhe u shqiptua gjobë prej 20.000 eurosh. Për raste më të rënda të ndotjes që rrezikojnë mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve parashikohen edhe dënime me burg. Në rastin e Vardarishtes, gjykata ka dënuar të pandehurit me tre vjet burg.

Në vendet evropiane, gjobat për hedhje të paligjshme të mbeturinave variojnë nga disa qindra deri në disa mijëra euro, ndërsa në raste të caktuara mund të ketë edhe konfiskim të automjeteve dhe detyrim për mbulimin e kostove të pastrimit. (koha.mk)

You Might Also Like

Alarm për sigurinë e WhatsApp-it në Kosovë, bizneset raportojnë komprometim të llogarive
Klekovski: Përfundoi regjistrimi për punësimin e 300 specializantëve, sistemimi i tyre do të bëhet sipas nevojave të spitaleve
Dogana e Kosovës dhe Policia Kufitare zbulojnë substancë të dyshuar narkotike
Gërvalla: Ligjin Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit
PDK-ja miraton deklaratë politike me tri pika

LEXO GJITHASHTU

‘‘Jo në emrin tim’’, Liria ka Emër ndan foto nga protestat në Vushtrri, Gjilan e Suharekë, shihen numër i madh pjesëmarrësish
‘‘Jo në emrin tim’’, Liria ka Emër ndan foto nga protestat në Vushtrri, Gjilan e Suharekë, shihen numër i madh pjesëmarrësish
Lajme
KD i PDK miraton Deklaratë Politike, kërkohet votimi i Projektligjit për Specialen dhe mbështetje financiare institucionale për mbrojtjen
KD i PDK miraton Deklaratë Politike, kërkohet votimi i Projektligjit për Specialen dhe mbështetje financiare institucionale për mbrojtjen
Lajme
Këshilli Drejtues i PDK’së miraton Deklaratë Politike: Kërkohet votimi i Projektligjit për Specialen dhe mbështetje financiare institucionale për mbrojtjen
Këshilli Drejtues i PDK’së miraton Deklaratë Politike: Kërkohet votimi i Projektligjit për Specialen dhe mbështetje financiare institucionale për mbrojtjen
Lajme
‘‘Joe Biden e tradhtoi’’, Endrit Thaçi e ndan fjalimin e Edi Ramës në New York
‘‘Joe Biden e tradhtoi’’, Endrit Thaçi e ndan fjalimin e Edi Ramës në New York
Lajme
Moti gjatë vikendit, s’parashihen reshje shiu, IHMK: Temperaturat arrijnë deri në 19 gradë
Moti gjatë vikendit, s’parashihen reshje shiu, IHMK: Temperaturat arrijnë deri në 19 gradë
Lajme

You Might Also Like

​Hamza kërkon veprim urgjent shtetëror: Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të jetë prioritet
TOP Momenti

​Hamza kërkon veprim urgjent shtetëror: Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të jetë prioritet

September 25, 2026
Moti për fundjavë në Maqedoninë e Veriut
TOP Momenti

Moti për fundjavë në Maqedoninë e Veriut

September 25, 2026
Rama në New York: Joe Biden tradhëtoi Hashim Thaçin “Xhorxh Washingtonin e Prishtinës”
TOP Momenti

Rama në New York: Joe Biden tradhëtoi Hashim Thaçin “Xhorxh Washingtonin e Prishtinës”

September 25, 2026
MPB: Një burrë nga Koçani paguan 18.000 euro për heqjen e magjisë së zezë, policia në kërkim të mashtruesve
TOP Momenti

MPB: Një burrë nga Koçani paguan 18.000 euro për heqjen e magjisë së zezë, policia në kërkim të mashtruesve

September 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?