By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: KD i PDK miraton Deklaratë Politike, kërkohet votimi i Projektligjit për Specialen dhe mbështetje financiare institucionale për mbrojtjen
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
KD i PDK miraton Deklaratë Politike, kërkohet votimi i Projektligjit për Specialen dhe mbështetje financiare institucionale për mbrojtjen
Lajme

KD i PDK miraton Deklaratë Politike, kërkohet votimi i Projektligjit për Specialen dhe mbështetje financiare institucionale për mbrojtjen

Momenti
Published: September 25, 2026

Partia Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se këshilli drejtues i kësaj partie ka miratuar deklaratë politike, ku është kërkuar që të votohet Projektligjit për Specialen dhe mbështetje financiare institucionale për mbrojtjen.

Nga PDK është shtuar edhe se, KD i kësaj partie, dënimin e ish-krerëve të UÇK’së, si dhe, ‘’ çdo interpretim që cenon karakterin çlirimtar të luftës së UÇK-së apo që krijon barazime ndërmjet luftës së popullit të Kosovës për liri dhe politikës shtetërore të represionit, vrasjeve, dëbimit dhe dhunës së regjimit serb.’’.

Komunikata:

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, pas aktgjykimit të padrejtë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, ka miratuar unanimisht Deklaratën Politike prej tri pikash, përmes së cilës është kërkuar votimi i Projektligjit për Dhomat e Specializuara, mbështetje e pakufizuar financiare nga institucionet për mbrojtjen juridike, si dhe është ofruar përkrahje për organizimet popullore kundër vendimeve të padrejta në Hagë.

KD i PDK-së e kundërshton aktgjykimin thellësisht të padrejtë dhe tendencioz ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, si dhe çdo interpretim që cenon karakterin çlirimtar të luftës së UÇK-së apo që krijon barazime ndërmjet luftës së popullit të Kosovës për liri dhe politikës shtetërore të represionit, vrasjeve, dëbimit dhe dhunës së regjimit serb.

Deklarata e plotë Politike e KD të PDK-së:

DEKLARATË POLITIKE

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, i mbledhur pas aktgjykimit të padrejtë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe përballë situatës së rënduar politike e institucionale në vend, ka diskutuar për gjendjen e krijuar dhe për përgjegjësitë që burojnë në këtë periudhë kritike për Kosovën.

Këshilli Drejtues e kundërshton aktgjykimin thellësisht të padrejtë dhe tendencioz ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe kërkon që drejtësia të jetë e paanshme dhe e pandikuar politikisht.

Në të njëjtën kohë, PDK kundërshton kategorikisht çdo interpretim që cenon karakterin çlirimtar të luftës së UÇK-së apo që krijon barazime ndërmjet luftës së popullit tonë për liri dhe politikës shtetërore të represionit, vrasjeve, dëbimit dhe dhunës së regjimit serb.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë, e cila u zhvillua në aleancë politike dhe strategjike me botën demokratike dhe përfundoi me përkrahjen e NATO-s dhe çlirimin e Kosovës.

PDK-ja do të vazhdojë t’i mbështesë me të gjitha mjetet demokratike, institucionale dhe juridike, përpjekjet për drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët e tyre.

Njëkohësisht, PDK-ja do të angazhohet për mbrojtjen, dokumentimin dhe afirmimin e së vërtetës historike për luftën tonë çlirimtare.

Për këto arsye, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës kërkon:

1.      Shqyrtimi institucional i kornizës ligjore të Dhomave të Specializuara

Kërkojmë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që ta votojë Projektligjin e dorëzuar nga PDK-ja me plotësimet dhe ndryshimet e propozuara për Ligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe të shqyrtohet legjislacioni dhe marrëveshjet relevante që lidhen me funksionimin e këtij mekanizmi.

Ky shqyrtim duhet të vlerësojë mundësitë kushtetuese dhe ligjore për forcimin e garancive procedurale, transparencës dhe përgjegjshmërisë institucionale.

Institucionet e Kosovës kanë jo vetëm të drejtën, por edhe përgjegjësinë që të shqyrtojnë funksionimin e kuadrit juridik që vetë Republika e Kosovës e ka miratuar dhe, aty ku ekziston bazë kushtetuese dhe ligjore, të propozojnë ndryshimet e nevojshme.

Pavarësia e drejtësisë duhet të respektohet plotësisht. Por, pavarësia nuk përjashton transparencën, standardet e gjykimit të drejtë dhe përgjegjshmërinë institucionale.

2.      Mbështetje të plotë institucionale për mbrojtjen juridike dhe procesin gjyqësor në Apel

Kërkojmë nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që, në përputhje me përgjegjësitë ligjore dhe institucionale, të sigurojnë dhe garantojnë mbështetjen e pakufizuar financiare, profesionale dhe teknike për ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në procedurat e mëtejme juridike. Mbrojtjes duhet t’i krijohen kushtet për ushtrimin e plotë dhe efektiv të të gjitha të drejtave procedurale.

Procesi gjyqësor në Hagë ka rëndësi jetike për Kosovën, për lirinë e popullit tonë, pavarësinë e shtetit tonë dhe shtetndërtimin e deritashëm. Prandaj, institucionet e Kosovës duhet të angazhohen edhe përmes diplomacisë shtetërore dhe komunikimit me partnerët ndërkombëtarë, për respektimin e standardeve më të larta dhe sigurimin e një procesi të drejtë në procesin gjyqësor të Apelit.

3. Mbështetje për organizimet popullore kundër vendimeve të padrejta në Hagë

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës mbështet organizimin e protestave popullore si shprehje e pakënaqësisë me vendimet e padrejta e të motivuara politikisht të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Prandaj, PDK fton të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në këto protesta.

PDK kërkon unitet dhe organizim në këtë përpjekje të përbashkët për mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike për luftën tonë çlirimtare.

The post KD i PDK miraton Deklaratë Politike, kërkohet votimi i Projektligjit për Specialen dhe mbështetje financiare institucionale për mbrojtjen appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Zgjedhja e Presidentit, Hamza: Do i përshtatim qëndrimet sepse jemi në rrethana të reja, i gatshëm për takime tjera
‘‘Jo në emrin tim’’, Liria ka Emër ndan foto nga protestat në Vushtrri, Gjilan e Suharekë, shihen numër i madh pjesëmarrësish
Këshilli Drejtues i PDK’së miraton Deklaratë Politike: Kërkohet votimi i Projektligjit për Specialen dhe mbështetje financiare institucionale për mbrojtjen
‘‘Joe Biden e tradhtoi’’, Endrit Thaçi e ndan fjalimin e Edi Ramës në New York
Moti gjatë vikendit, s’parashihen reshje shiu, IHMK: Temperaturat arrijnë deri në 19 gradë

LEXO GJITHASHTU

Hamza për presidentin: PDK-ja mund t’i përshtatë qëndrimet, jemi në rrethana të reja
Hamza për presidentin: PDK-ja mund t’i përshtatë qëndrimet, jemi në rrethana të reja
TOP Momenti
Tre vjet nga Banjska, Eksperti i sigurisë: Beogradi po investon në një narrativë që mbron strukturat kriminale
Tre vjet nga Banjska, Eksperti i sigurisë: Beogradi po investon në një narrativë që mbron strukturat kriminale
TOP Momenti
Serafimovski: Ligji i ri për rregullimin e tregjeve bujqësore, garanton siguri tek bujqit për plasmanin e produkteve
Serafimovski: Ligji i ri për rregullimin e tregjeve bujqësore, garanton siguri tek bujqit për plasmanin e produkteve
TOP Momenti
Alarm për sigurinë e WhatsApp-it në Kosovë, bizneset raportojnë komprometim të llogarive
Alarm për sigurinë e WhatsApp-it në Kosovë, bizneset raportojnë komprometim të llogarive
TOP Momenti
Klekovski: Përfundoi regjistrimi për punësimin e 300 specializantëve, sistemimi i tyre do të bëhet sipas nevojave të spitaleve
Klekovski: Përfundoi regjistrimi për punësimin e 300 specializantëve, sistemimi i tyre do të bëhet sipas nevojave të spitaleve
TOP Momenti

You Might Also Like

‘’Me deklaratën e saj, Gërvalla ka fyer çdo dëshmor’’, Musmurati i reagon ministres, thotë se UÇK’ s’është temë ditore
Lajme

‘’Me deklaratën e saj, Gërvalla ka fyer çdo dëshmor’’, Musmurati i reagon ministres, thotë se UÇK’ s’është temë ditore

September 25, 2026
Lushtaku: Unë dhe qytetarët duam të shohim vendime konkrete nga Qeveria
Lajme

Lushtaku: Unë dhe qytetarët duam të shohim vendime konkrete nga Qeveria

September 25, 2026
‘‘Stoik në shi’’, Liria ka Emër ndan foto nga protesta në Ferizaj kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së: Jo në emrin tim
Lajme

‘‘Stoik në shi’’, Liria ka Emër ndan foto nga protesta në Ferizaj kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së: Jo në emrin tim

September 25, 2026
‘‘Çdo herë e më shumë po rritet masa’’, Musmurati për ish-krerët e UÇK’së: Kanë prodhuar gjithmonë diçka pozitive për Kosovën
Lajme

‘‘Çdo herë e më shumë po rritet masa’’, Musmurati për ish-krerët e UÇK’së: Kanë prodhuar gjithmonë diçka pozitive për Kosovën

September 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?