By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Dënim deri në fund të jetës” Tromp: Gjyqi nuk ndoqi parametra të drejtë për t’u quajtur proces i drejtë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Dënim deri në fund të jetës” Tromp: Gjyqi nuk ndoqi parametra të drejtë për t’u quajtur proces i drejtë
Lajme

“Dënim deri në fund të jetës” Tromp: Gjyqi nuk ndoqi parametra të drejtë për t’u quajtur proces i drejtë

Momenti
Published: September 24, 2026

Vendimi i Gjykatës Speciale të Hagës për dënimin e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka nxitur reagime dhe pikëpyetje të forta mbi drejtësinë e këtij procesi.

Në një intervistë për Klan News, ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës në procesin ndaj Sllobodan Millosheviçit, Nevenka Tromp ngriti dyshime të mëdha mbi mënyrën se si u zhvillua gjykimi.

Tromp thekson se krahasimi i këtij procesi me gjyqet e mëparshme për ish-Jugosllavinë tregon një standard të dyfishtë. Sipas saj, ndërsa në të kaluarën komandantët e UÇK-së u shpallën të pafajshëm ose u dënuan vetëm për raste të izoluara, Gjykata Speciale dha dënime ekstremisht të rënda pa një bazë të qartë ligjore.

“Si fillim, kam qenë e surprizuar se sa pak interes ka në Holandë dhe në shtypin evropian për të ndjekur në mënyrë kritike këtë lloj drejtësie. Nuk është e mundur që për krime të ngjashme dhe pozicione të ngjashme komanduese, dy gjykata në të njëjtin qytet të japin verdikte kaq të ndryshme. Ky element i shtetit të së drejtës është shumë jo i qartë. Një krahasim i thjeshtë midis dy gjykatave ndërkombëtare tregon se diçka shkoi vërtet keq”, tha Tromp.

Një tjetër pikë kritike e procesit ishte anshmëria e gjykatës gjatë hetimit. Gjykata pranoi pothuajse çdo kërkesë të prokurorisë, ndërsa refuzoi kërkesat e mbrojtjes. Tromp tha se Hashim Thaçi apo Jakup Krasniqi sakrifikuan dekada për lirinë e vendit të tyre ndërsa sot përballen me dënime që rrezikojnë t’u marrin jetën në qeli.

“Gjyqi i Hashim Thaçit nuk ndoqi parametrat e asaj që ne e quajmë proces i drejtë. Ka mjaftueshëm tregues për të vendosur një pikëpyetje të madhe mbi drejtësinë e këtij procesi. Sidomos Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi morën dënime kaq të rënda, sa në fakt do të thotë se do të qëndrojnë në burg derisa të ndërrojnë jetë. Këto janë mesazhe shumë të vështira morale dhe etike. Çështja e vetme tani është se sa ka përfituar mbrojtja nga kjo vuajtje dhe dënim deri në fund të jetës së tyre”, tha Tromp.

Për më tepër, ish-hetuesja nënvizoi se gjatë hetimeve ndaj Sllobodan Millosheviçit, Beogradi dorëzoi me mijëra dokumente, por në asnjë prej tyre nuk pati prova që implikonin udhëheqjen e UÇK-së për krime kundër njerëzimit.

“Nuk bën sens që një drejtues i lartë apo kryetar shteti të merret me krime individuale në terren, askush nuk do ta merrte një risk të tillë. Pse u pritën më shumë se 20 vite për të paraqitur prova të tilla, kur ne nuk i kishim ato dokumente gjatë hetimeve tona? Kjo gjykatë që prej fillimit është themeluar mbi baza tërësisht të gabuara dhe monoetnike, duke adresuar vetëm njërën palë në luftën e Kosovës”, tha Tromp.

Sipas ekspertes Tromp, rruga e vetme për korrigjimin e këtyre shkeljeve mbetet faza e Apelit. Ajo këshillon se mbrojtja e të akuzuarve duhet t’i përqendrojë të gjitha forcat në përgatitjen e argumenteve mbi cenimin e të drejtave të njeriut, procedurat e anashkaluara ligjore dhe shkeljen e prezumimit të pafajësisë gjatë gjithë procesit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë arrestuar në nëntor 2020 duke qëndruar në paraburgim në Hagë. Pas 6 vitesh, Gjykata Speciale i dënoi ata për krime lufte dhe i shpalli të pafajshëm për krimet kundër njerëzimit. Sipas gjykatës së Hagës, krimet nga 4 ish-drejtuesit kryesorë të UÇK-së, janë kryer përgjatë viteve 1998-1999 në luftën kundër ish-Jugosllavisë.

The post “Dënim deri në fund të jetës” Tromp: Gjyqi nuk ndoqi parametra të drejtë për t’u quajtur proces i drejtë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gazetarët rusë e pyesin se kur do të shkojë në Moskë, Zelensky bëhet viral me përgjigjen e tij: “Me raketë”
Kurti shkruan pas drekës me Kallas dhe liderët e rajonit: Kosova s’mund të mbahet peng i Serbisë që glorifikon krimet e luftës
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, publikohen pikat e rendit të ditës
Bankat më të mëdha britanike kryejnë transaksionet e para ndërbankare me depozita të tokenizuara
Dreka e Kallas me Kurtin, Hoxhën, Mickoskin, Milatoviqin e Gjuriqin, Ferit Hoxha: Folëm për situatën në rajon

LEXO GJITHASHTU

Eurostat: Një në katër të rinj në Maqedoninë e Veriut as nuk punon, as nuk studion
Eurostat: Një në katër të rinj në Maqedoninë e Veriut as nuk punon, as nuk studion
TOP Momenti
​Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, institucionet kërkojnë drejtësi për sulmin në Banjskë
​Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, institucionet kërkojnë drejtësi për sulmin në Banjskë
TOP Momenti
Kallas i mblodhi liderët e Ballkanit Perëndimor, Kurti: Kosova nuk duhet dhe nuk mund të mbetet peng i fqinjit të saj verior
Kallas i mblodhi liderët e Ballkanit Perëndimor, Kurti: Kosova nuk duhet dhe nuk mund të mbetet peng i fqinjit të saj verior
TOP Momenti
Të premten mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Të premten mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
TOP Momenti
Përplasje të ashpra në Kuvend, Klosi-Berishës: Kishe Gazideden në SHISH që ka vrarë njerëz, ne kemi tjetër standard
Përplasje të ashpra në Kuvend, Klosi-Berishës: Kishe Gazideden në SHISH që ka vrarë njerëz, ne kemi tjetër standard
TOP Momenti

You Might Also Like

Dreka e Kallas me Kurtin, Hoxhën, Mickoskin, Milatoviqin e Gjuriqin, kryediplomati shqiptar Hoxha: Folëm për situatën në rajon
Lajme

Dreka e Kallas me Kurtin, Hoxhën, Mickoskin, Milatoviqin e Gjuriqin, kryediplomati shqiptar Hoxha: Folëm për situatën në rajon

September 24, 2026
Lladrovci fton qytetarët për protestën e nesërme në Drenas kundër aktgjykimit të Hagës
Lajme

Lladrovci fton qytetarët për protestën e nesërme në Drenas kundër aktgjykimit të Hagës

September 24, 2026
Ambasadori gjerman bën homazhe te varri i Afrim Bunjakut: E domosdoshme të vihet drejtësia pa vonesa
Lajme

Ambasadori gjerman bën homazhe te varri i Afrim Bunjakut: E domosdoshme të vihet drejtësia pa vonesa

September 24, 2026
Vizitat në paraburgim tek Hashim Thaçi, gjykatësi miraton një ndryshim për disa emra që do t’iu hiqet ndalesa
Lajme

Vizitat në paraburgim tek Hashim Thaçi, gjykatësi miraton një ndryshim për disa emra që do t’iu hiqet ndalesa

September 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?