Kryediplomati i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka shkruar për takimin që ka pasur me Përfaqësuesen e Lartë të BE’së për politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas.
Në postimin e tij, Hoxha shkruan se, diskutimet janë përqendruan në situatën dhe zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor, sfidat me të cilat përballet rajoni, si dhe rëndësinë e vazhdimit të koordinimit të ngushtë në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe sigurisë.
Në këtë takim, kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Hristijan Mickoski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Jakov Milatoviq, president i Malit të Zi, si dhe, ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq.
Postimi i Hoxhajt:
New York – Ishte kënaqësi të takohem me Kaja Kallas, zëvendëspresidente e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, për një shkëmbim në kohë dhe me përmbajtje.
Diskutimet tona u përqendruan në situatën dhe zhvillimet aktuale në #BallkaninPerëndimor, sfidat me të cilat përballet rajoni, si dhe rëndësinë e vazhdimit të koordinimit të ngushtë në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe sigurisë.
Theksuam rëndësinë e konkretizimit të perspektivës evropiane për të gjithë rajonin, ruajtjes së dinamikës së procesit të zgjerimit, avancimit të reformave dhe ankorimit të fortë të Ballkanit Perëndimor në #familjenEvropiane.
#Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj procesit të saj në vijim të anëtarësimit në BE dhe ndaj kontributit konstruktiv në bashkëpunimin rajonal, si dhe ndaj një #Evrope më të fortë, më të bashkuar dhe më të sigurt.
#Shqipëria2030
📍New York — A pleasure to meet with Kaja Kallas, Vice-President of the European Commission and High Representative of the EU for Foreign Affairs and Security Policy, for a timely and substantive exchange. Our discussions focused on the situation and current dynamics in the #WesternBalkans, the challenges facing the region, and the importance of continued close coordination in support of peace, stability and security. We underlined the importance of concretising the EU perspective for the entire region, sustaining the momentum of the enlargement process, advancing reforms and anchoring the Western Balkans firmly within the #European family. #Albania remains fully committed to its ongoing EU accession process and to contributing constructively to regional cooperation, as well as to a stronger, more united and more secure #Europe. #Albania2030
— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) September 24, 2026
The post Dreka e Kallas me Kurtin, Hoxhën, Mickoskin, Milatoviqin e Gjuriqin, kryediplomati shqiptar Hoxha: Folëm për situatën në rajon appeared first on Gazeta Express.

