By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Deklaratat për spastrim etnik, Janjiq: Edhe Vuçiq e Daçiq mendojnë si Paunoviq
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Deklaratat për spastrim etnik, Janjiq: Edhe Vuçiq e Daçiq mendojnë si Paunoviq
TOP Momenti

Deklaratat për spastrim etnik, Janjiq: Edhe Vuçiq e Daçiq mendojnë si Paunoviq

Momenti
Published: July 22, 2026

Deklarata e ministres serbe të administratës publike Snezhana Paunoviq se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit do ta spastronte Kosovën etnikisht nga shqiptarët, është më e rëndë se vetë politika e këtij të fundit.

Kështu thotë themeluesi dhe drejtori i Bordit Ekzekutiv të Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, i cili është edhe njëri ndër njohësit më të mirë të politikave dhe zhvillimeve në Ballkan, qe disa dekada.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, Paunoviq nuk është e vetme në këtë qëndrim të cilin e ka shfaqur, por është instrument i një fushate më të gjerë, ku përfshihen edhe presidenti Aleksandar Vuciq dhe ministri i Brendshëm në Beograd, Ivica Daçiq, të dy politikanë me përvojë nga vitet ’90 të shekullit të kaluar.

Në fund të fundit, mund të them se kjo deklaratë është edhe më drastike se vetë politika e Millosheviqit. Ajo nënkupton se Millosheviqi nuk e përfundoi atë që kishte nisur dhe bën thirrje që ajo të përfundohet. Paunoviqi nuk është e vetme në këtë mendim. Shumë njerëz mendojnë njësoj, veçanërisht ata serbë nga Kosova që menjëherë pas largimit erdhën në Serbi, morën poste dhe sot janë pjesë e një fushate më të gjerë, të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq. Sa i përket Paunoviqit, besoj se ajo personalisht mendon kështu dhe duhet të mbajë përgjegjësi personale për deklaratat e saj, sepse për to duhet të përgjigjet. Së paku, nuk mund dhe nuk duhet të ushtrojë funksione publike. Megjithatë, në këtë rast ajo është vetëm një instrument i një fushate më të gjerë, ku përfshihen edhe Daçiqi, Vuçiqi dhe të tjerë.

Janjiq thotë se mënyra e të menduarit politik në Beograd në lidhje me Kosovën nuk është se ka ndryshuar shumë që nga koha e Millosheviqit.

Fatkeqësisht, jo. Ka ndryshuar vetëm në një aspekt. Kur Millosheviqi po ndërtonte dhe impononte politikën e tij, ai hasi në rezistencë të fortë. Jo vetëm brenda Lidhjes së Komunistëve dhe te shqiptarët, por edhe në vetë Serbi. Dihet se Ivan Stamboliqi u eliminua pikërisht që të mund të zhvillohej një politikë e tillë. Ajo që ndodhi më pas tregon se, që nga viti 2000-2001 e tutje, hap pas hapi, sa u përket Kosovës, Bosnjë e Hercegovinës dhe luftërave, mitologjia që zhvilloi Millosheviqi për të shmangur përgjegjësinë – se “ne nuk ishim në luftë” dhe “nuk sulmuam askënd” – hyri në tekstet shkollore. Hyri në mënyrën e të menduarit. Mund të them një gjë të trishtueshme, por të vërtetë: shumë të rinj sot nuk e shohin Kosovën si një realitet apo si vend ku jetojnë njerëz, por si një mit. Dhe ai mit është pikërisht miti i Vidovdanit, me të cilin nisën edhe luftërat. Kjo u bë e mundur sepse Vuçiqi, kur ndërtoi politikën e tij, le ta quajmë populiste, sidomos deri në vitin 2017, pasi nuk i kaloi ideja për ndarjen e veriut, filloi të thoshte publikisht atë që shumë të tjerë e mendonin, përfshirë edhe Zoran Gjingjiqin dhe të tjerë: se me shqiptarët nuk mund të jetohet së bashku dhe se duhet bërë ndarja. E nëse kjo nuk ndodh, atëherë le të shkojnë në Shqipëri, që është shteti i tyre amë. Pikërisht ky është rreziku i atij miti – bindja se, herët a vonë, “Kosova do të jetë sërish e jona”. Prandaj, në njëfarë mënyre, duhet të them se, sado paradoksale të tingëllojë, është mirë që ndodhi ky incident, sepse tani askush nuk mund të mbyllë më sytë para realitetit.”

Historiani dhe njohësi i politikave në Ballkan thotë se një nga përgjegjësit për këtë situatë është edhe Komisioni Evropian, që nuk e menaxhoi si duhet dialogun Kosovë-Serbi.

Dialogun për normalizimin nuk e nisi kurrë nga premisa themelore se normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës kërkon edhe normalizimin e shoqërive, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Për shkak të mungesës së kritikës politike dhe reagimeve, këto politika janë inkurajuar. Dhe tani ky është argumenti i fundit me të cilin Vuçiqi përpiqet të luajë lojën e tij të dyfishtë. Nga njëra anë, ai nxjerr në plan të parë Paunoviqin dhe Daçiqin, të cilët i mbron, duke disiplinuar kështu Partinë Socialiste të Serbisë (SPS), e cila po paralajmëron ndryshim të politikës me kuadro më të reja dhe po shqyrton daljen nga koalicioni me Vuçiqin. Nga ana tjetër, ai paraqitet para amerikanëve dhe evropianëve si njeriu që do ta zgjidhë situatën, si “i moderuari”.

Janjiq thotë se në fakt, aktualisht, nuk ka asnjë politikan të moderuar në skenën politike serbe teksa shton se megjithatë, do të ishte e pavërtetë të thuhej se shumica e qytetarëve në Serbi, veçanërisht ata të pakënaqur, përfshirë lëvizjen studentore dhe protestat, nuk mendojnë ndryshe.

You Might Also Like

Aliu kërkon kompensimin e komunave: Mjaft më me qasje selektive e diskriminuese
Ministria e Financave: Do të rindërtojmë Klinikën e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit në Shkup, investim prej 92.7 milionë denarësh
Rama në protestën e komunave: Tendencë puro autokratike e diktatoriale e LVV-së, nuk do ta lejojmë këtë
BDI: VLEN me zgjidhje diskriminuese, joligjore dhe të kushtëzuar për nxënësit shqiptarë në Butel
​Pas vendimit të Apelit, nis rigjykimi i Endrit Nikës

LEXO GJITHASHTU

Agim Aliu në protestë: Mjaft më me qasjen selektive e diskriminuese për komunat, qytetarët kanë nevojë për projekte
Agim Aliu në protestë: Mjaft më me qasjen selektive e diskriminuese për komunat, qytetarët kanë nevojë për projekte
Lajme
Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash
Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash
Lajme
Hoxhaj: Prej ’99 s’ka pasur gjendje më të rëndë politike në Kosovë, themelet e shtetit janë të rrënuara
Hoxhaj: Prej ’99 s’ka pasur gjendje më të rëndë politike në Kosovë, themelet e shtetit janë të rrënuara
Lajme
KOMF me aksion simbolik në Prishtinë: Çfarë po mbaj në çantë, përveç librave?
KOMF me aksion simbolik në Prishtinë: Çfarë po mbaj në çantë, përveç librave?
Lajme
LVV-ja bllokon hyrjen e Komunës së Prishtinës me thasë mbeturinash
LVV-ja bllokon hyrjen e Komunës së Prishtinës me thasë mbeturinash
Lajme

You Might Also Like

Mucunski: Zgjerimi i BE-së kërkon vizion strategjik, jo logjikë burokratike
TOP Momenti

Mucunski: Zgjerimi i BE-së kërkon vizion strategjik, jo logjikë burokratike

September 1, 2026
Pas marrëveshjes për presidentin, LVV dhe LDK konsultohen sot me strukturat partiake
TOP Momenti

Pas marrëveshjes për presidentin, LVV dhe LDK konsultohen sot me strukturat partiake

September 1, 2026
LSDM: Mickoski ende nuk ka marrë përgjegjësi për veprimet e Kitanoviqit dhe Stoilkoviqit
TOP Momenti

LSDM: Mickoski ende nuk ka marrë përgjegjësi për veprimet e Kitanoviqit dhe Stoilkoviqit

September 1, 2026
“Në falimentim”, Asociacioni i Komunave sot mban protestë në Prishtinë
TOP Momenti

“Në falimentim”, Asociacioni i Komunave sot mban protestë në Prishtinë

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?