By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Çmimi i naftës i afrohet 2 eurove, shteti i Kosovës përfiton mbi gjysmë miliardi euro
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Çmimi i naftës i afrohet 2 eurove, shteti i Kosovës përfiton mbi gjysmë miliardi euro
Lajme

Çmimi i naftës i afrohet 2 eurove, shteti i Kosovës përfiton mbi gjysmë miliardi euro

Momenti
Published: September 25, 2026

Një litër naftë kushton rreth 1.94 euro në Kosovë. Një pjesë e çmimit që paguan konsumatori, përfundon drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Vetëm vitin e kaluar, akciza dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) mbi derivatet i sollën buxhetit mbi gjysmë miliardi euro: rreth 360 milionë euro nga akciza dhe 157 milionë nga TVSH-ja.

Tani, kur çmimet në pompa janë rritur sërish, përfaqësues të industrisë së naftës dhe bizneseve kërkojnë që Qeveria të heqë dorë përkohësisht nga një pjesë e këtyre të hyrave, për ta lehtësuar faturën e konsumatorit.

Por, jo të gjithë janë të bindur se ulja e taksave do të nënkuptonte automatikisht çmime më të ulëta në pompa.

Sa merr shteti nga një litër?

Për çdo litër naftë të importuar paguhet akcizë prej 0.36 eurosh.

Mbi bazën e tatueshme aplikohet edhe TVSH-ja prej 18 për qind.

Akciza për derivatet e importuara administrohet nga Dogana e Kosovës dhe derdhet në buxhetin e shtetit, ndërsa TVSH-ja është tatim mbi konsumin që përfundimisht bartet te konsumatori përmes çmimit të produktit.

Zekir Istogu, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, thotë se, më 22 shtator, kompanitë kosovare e blinin një litër naftë të sjellë deri në portet e Durrësit apo Selanikut për rreth 1.12 euro.

Mbi këtë çmim paguhet akciza prej 36 centësh për litër, ndërsa mbi shumën e krijuar aplikohet edhe TVSH-ja prej 18 për qind.

Sipas një përllogaritjeje të Radios Evropa e Lirë, bazuar në këto të dhëna, akciza dhe TVSH-ja së bashku arrijnë në rreth 63 centë për litër.

Në çmimin përfundimtar hyjnë edhe transporti dhe shpenzimet e tjera të kompanive.

Më 24 shtator, një litër naftë në tregun e Kosovës shitej deri në 1.94 euro, ndërsa një litër benzinë deri në 1.67 euro.

Sa kanë sjellë derivatet në buxhet?

Shifrat e Doganës së Kosovës tregojnë se derivatet janë burim i rëndësishëm i të hyrave publike.

Nga fillimi i vitit 2022 deri më 22 shtator 2026, Kosova importoi naftë në vlerë prej mbi 2.6 miliardë eurosh.

Gjatë kësaj periudhe, vetëm nga akciza mbi naftën u mblodhën mbi 1.3 miliard euro, krahas qindra miliona eurove nga TVSH-ja.

Të hyra shtesë siguron edhe benzina.

Nga viti 2022 deri në shtator të këtij viti, Kosova importoi benzinë në vlerë prej rreth 275 milionë eurosh.

Me rritjen e çmimeve, pikërisht këto taksa janë vënë në qendër të kërkesave për ndërhyrjen e Qeverisë.

Kosova varet nga importi për furnizimin me derivate dhe, rrjedhimisht, lëvizjet në tregjet ndërkombëtare transmetohen edhe në tregun vendor.

Istogu thotë se kompanitë kosovare kanë pak hapësirë për t’i amortizuar rritjet e mëdha të çmimeve të furnizimit.

“Institucionet – nëse aplikojnë diçka – e vetmja gjë që mund të ndryshojnë është heqja e përkohshme e akcizës ose ulja e TVSH-së. Cilado prej tyre ndikon direkt në xhepin e konsumatorëve”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Çmimet ndërkombëtare janë rritur në mes të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe pengesave në furnizimin me naftë.

Më 24 shtator, nafta e papërpunuar Brent – një prej standardeve kryesore ndërkombëtare për çmimin e naftës – tregtohej mbi 105 dollarë për fuçi.

Kosova furnizohet me derivate nga vende të ndryshme, përfshirë Arabinë Saudite, Shtetet e Bashkuara, Kuvajtin, Indinë, Greqinë dhe Italinë.

Një pjesë e importeve arrin përmes porteve të rajonit, përfshirë Porto Romanon në Durrës, ndërsa derivate blihen edhe përmes kompanive dhe distributorëve në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Çmimi i karburanteve nuk mbetet vetëm në pompa

Edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DHTIK) kërkon ndërhyrjen e Qeverisë, pasi, sipas saj, shtrenjtimi i karburanteve nuk prek vetëm shoferët.

Ai rrit kostot për bizneset dhe mund të reflektohet më pas edhe në çmimet e produkteve dhe shërbimeve.

“Rritja e çmimeve të derivateve të naftës ka pasur ndikim të madh në ngritjen e vazhdueshme të çmimeve të konsumit, kostos së ndërtimit dhe çmimeve të prodhimit”, thotë Kushtrim Ahmeti, drejtor ekzekutiv i DHTIK-ut, për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, një nga arsyet e mungesës së një ndërhyrjeje mund të jetë pesha që TVSH-ja dhe akciza kanë në të hyrat e buxhetit.

Ai tregon se, muajve të fundit, ka rënie të importit të naftës, por ka rritje të të hyrave nga TVSH-ja.

Kjo konfirmohet edhe nga të dhënat e Doganës se Kosovës.

DHTIK-u thotë se kërkesat për marrjen e masave lehtësuese ua ka dërguar zyrtarisht Qeverisë, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Këto institucione nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse po shqyrtojnë kërkesat për uljen e akcizës apo TVSH-së.

Por, a do të ulej edhe çmimi në pompë?

Jakup Gashi, njohës i çështjeve ekonomike, nuk e mbështet heqjen e akcizës apo uljen e TVSH-së si zgjidhje për çmimet e larta.

Sipas tij, ulja e taksave nuk garanton që kompanitë do ta bartin të gjithë atë ulje te konsumatori përmes një çmimi më të lirë.

Ai propozon një mekanizëm tjetër: kthimin e një pjese të TVSH-së drejtpërdrejt te qytetarët.

“TVSH-ja mund t’u kthehet qytetarëve përmes kuponëve fiskalë. Të grumbullohen kuponët fiskalë, t’i dërgojnë në institucionet përkatëse dhe vetë konsumatorët të rimbursohen”, thotë Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Ai ngre, gjithashtu, dyshime për mënyrën se si formohen çmimet nga kompanitë e derivateve dhe e krahason situatën aktuale me atë të vitit 2022, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Më 8 mars 2022, një litër naftë në Kosovë shitej rreth 1.68 euro, ndërsa benzina rreth 1.58 euro.

Në atë periudhë, nafta e papërpunuar në tregjet ndërkombëtare ishte rreth 130 dollarë për fuçi.

Më 24 shtator 2026, Brent tregtohej rreth 105 dollarë për fuçi, ndërsa nafta në Kosovë deri në rreth 1.94 euro për litër.

“Tash në bursat ndërkombëtare çmimet janë më të ulëta, kurse çmimet e derivateve në treg janë më të larta. Këtu ka dyshime për manipulime nga importuesit”, thotë Gashi.

Krahasimi i çmimit të naftës së papërpunuar në tregjet ndërkombëtare me atë që paguan konsumatori në pompë, megjithatë, nuk dëshmon vetvetiu manipulim.

Në çmimin final ndikojnë edhe transporti, kursi i këmbimit, taksat dhe kostot e tjera përgjatë zinxhirit të furnizimit.

Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës thotë se po e monitoron vazhdimisht tregun e derivateve dhe se ka vërejtur rritje të ndjeshme të çmimeve në import, e cila po reflektohet edhe në çmimet me pakicë.

“Por, deri në këtë fazë të monitorimit, Autoriteti nuk ka evidentuar elemente që do të krijonin dyshime të arsyeshme për ekzistimin e marrëveshjeve të ndaluara ndërmjet ndërmarrjeve apo për koordinim të çmimeve”, thuhet në përgjigjen e Autoritetit për Radion Evropa e Lirë.

Qeveria ndërhyri, pastaj u tërhoq

Qeveria ka ndërhyrë më herët në tregun e derivateve.

Ligji për tregtinë me produkte të naftës përcakton si rregull që çmimet caktohen nga tregu i lirë, por lejon ndërhyrje për mbrojtjen e konsumatorëve dhe konkurrencës, apo në rast të çrregullimeve në treg.

Në fillim të marsit, pas rritjes së çmimeve si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme, MINTI vendosi kufizime të marzhës tregtare.

Marzha maksimale e lejuar ishte deri në 2 centë për litër në shitjen me shumicë dhe deri në 12 centë në shitjen me pakicë.

Më 4 shtator, Ministria ndaloi përcaktimin e çmimeve maksimale dhe tregu iu kthye formimit të lirë të çmimeve.

Që atëherë, çmimi maksimal i naftës është rritur nga rreth 1.72 euro për litër më 3 shtator në rreth 1.94 euro në pjesën e dytë të muajit.

The post Çmimi i naftës i afrohet 2 eurove, shteti i Kosovës përfiton mbi gjysmë miliardi euro appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kongresmeni amerikan thirrje EPP-së në Evropë: Përjashtojeni partinë e Vuçiqit para zgjedhjeve në Serbi
Rama iu kundërpërgjigjet atyre që e sulmuan me vezë në Nju Jork: Pula histerike, flamurin shqiptar e kam ngritur më lartë se kurrë
Kuvendi i Drenasit miraton deklaratë kundër aktgjykimit të Hagës, Lladrovci: Jam krenar
Hamza sqaron Ligjin për Specialen: S’bëhet fjalë për mbyllje, çështjet që s’lidhen me Dick Martyn të transferohen në Kosovë
Kuvendi njofton për seancën e së hënës, në rend dite: betimi i deputetëve, Deklarata për aktgjykimin e Speciales e nënkryetari i PDK’së

LEXO GJITHASHTU

Moti për fundjavë në Maqedoninë e Veriut
Moti për fundjavë në Maqedoninë e Veriut
TOP Momenti
Rama në New York: Joe Biden tradhëtoi Hashim Thaçin “Xhorxh Washingtonin e Prishtinës”
Rama në New York: Joe Biden tradhëtoi Hashim Thaçin “Xhorxh Washingtonin e Prishtinës”
TOP Momenti
MPB: Një burrë nga Koçani paguan 18.000 euro për heqjen e magjisë së zezë, policia në kërkim të mashtruesve
MPB: Një burrë nga Koçani paguan 18.000 euro për heqjen e magjisë së zezë, policia në kërkim të mashtruesve
TOP Momenti
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar
TOP Momenti
Kuvendi voton të hënën deklaratën për Specialen, në rend dite edhe zgjedhja e nënkryetarit
Kuvendi voton të hënën deklaratën për Specialen, në rend dite edhe zgjedhja e nënkryetarit
TOP Momenti

You Might Also Like

Edi Rama në ndejën e shqiptarëve në Nju Jork: Joe Biden, që quajti George Washington, e tradhtoi Hashim Thaçin
Lajme

Edi Rama në ndejën e shqiptarëve në Nju Jork: Joe Biden, që quajti George Washington, e tradhtoi Hashim Thaçin

September 25, 2026
Sherri i korrikut, dalin pamjet kur biznesmeni shqiptar e godet me shuplakë shefin e policisë së Krujës
Lajme

Sherri i korrikut, dalin pamjet kur biznesmeni shqiptar e godet me shuplakë shefin e policisë së Krujës

September 25, 2026
Hallka që shpëtoi Gotovinën: Çfarë mund t’i vlejë katërshes së UÇK-së nga rasti i tij në Apel?
Lajme

Hallka që shpëtoi Gotovinën: Çfarë mund t’i vlejë katërshes së UÇK-së nga rasti i tij në Apel?

September 25, 2026
Hallka që shpëtoi Gotovinën: Çfarë nga apeli i tij mund t’i vlejë katërshes së UÇK-së?
Lajme

Hallka që shpëtoi Gotovinën: Çfarë nga apeli i tij mund t’i vlejë katërshes së UÇK-së?

September 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?