By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Çitaku: Kushtetuta po zbatohet veç kur i përshtatet një partie, aktivitetin politik do ta zhvendosim edhe jashtë Kuvendit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Çitaku: Kushtetuta po zbatohet veç kur i përshtatet një partie, aktivitetin politik do ta zhvendosim edhe jashtë Kuvendit
TOP Momenti

Çitaku: Kushtetuta po zbatohet veç kur i përshtatet një partie, aktivitetin politik do ta zhvendosim edhe jashtë Kuvendit

Momenti
Published: August 12, 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka paralajmëruar se partia e saj do të parashtrojë sërish kërkesë për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit pas 48 orësh.

Çitaku ka deklaruar se veprimtaria politike e PDK-së nuk do të kufizohet më vetëm brenda objektit të Kuvendit, por do të shtrihet edhe jashtë tij, përmes formave më të gjera të mobilizimit politik, demokratik dhe qytetar.

Your browser does not support the video tag.

Ajo ka kritikuar deputetin më të vjetër të Kuvendit dhe kryesuesin e seancave, Avni Dehari, duke e akuzuar se po refuzon të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit dhe se po i nënshtrohet vullnetit të partisë së tij.

“Kuvendi nuk u konstituua brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Më pas u shpërfill detyrimi procedural për vazhdimin e seancës konstituive çdo 48 orë dhe, pas kërkesës sonë, u refuzua thirrja e seancës”, ka deklaruar Çitaku.

Sipas saj, Kushtetuta po zbatohet vetëm atëherë kur kjo u përshtatet interesave të një partie politike.

“Kur vullneti i një partie politike vendoset mbi Kushtetutën, rregullat dhe institucionet, atëherë kemi suspendim praktik të rendit kushtetues dhe demokracisë. Kuvendi është efektivisht i mbyllur dhe deputetëve po u pamundësohet ushtrimi i mandatit të tyre”, ka thënë ajo.

Çitaku i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të kontribuojë në zhbllokimin e situatës dhe konstituimin e Kuvendit.

“Këto mandate na i ka dhënë qytetari dhe jo Vetëvendosja. Përmes bllokimit të konstituimit të Kuvendit, Kurti po na e pamundëson ushtrimin e mandatit që na kanë dhënë qytetarët. Sot kemi një thirrje për Albin Kurtin: ta kthejmë vendin në binarë kushtetues, ta konstituojmë Kuvendin dhe ta lëmë Republikën të funksionojë”, është shprehur ajo.

Deputetja e PDK-së ka përsëritur se do të kërkojnë sërish mbajtjen e seancës pas 48 orësh, ndërsa ka paralajmëruar edhe mobilizim politik jashtë institucioneve.

“Kosova nuk ka nevojë për tensione të reja”, ka thënë Çitaku.

Ajo gjithashtu ka akuzuar pjesëtarët e sigurisë për cenim të integritetit fizik të disa deputetëve të PDK-së gjatë zhvillimeve në Kuvend. Për këtë, ka paralajmëruar se partia do të ndërmarrë masa përmes Inspektoratit Policor të Kosovës.

“Ne nuk jemi këtu për show. Ky nuk ka qenë aksion politik. Ne i jemi përgjigjur detyrës sonë kushtetuese dhe ligjore për ta konstituar Kuvendin e Republikës”, ka deklaruar Çitaku. /Telegrafi/

You Might Also Like

Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit
Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore
Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike
Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore
Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

LEXO GJITHASHTU

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit
Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit
TOP Momenti
Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë
Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë
TOP Momenti
Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin
Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin
TOP Momenti
Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale
Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale
TOP Momenti
Largohet i nxehti i madh, gjatë javës së ardhshme temperaturat bien nën 30 gradë
Largohet i nxehti i madh, gjatë javës së ardhshme temperaturat bien nën 30 gradë
TOP Momenti

You Might Also Like

Qeveria e re e Kurtit votohet me 62 vota, opozita e konteston – përplasja zhvendoset në Kushtetuese
TOP Momenti

Qeveria e re e Kurtit votohet me 62 vota, opozita e konteston – përplasja zhvendoset në Kushtetuese

September 14, 2026
Sherr me babanë e ish-partneres, plagosje me çekiç në Shqipëri
TOP Momenti

Sherr me babanë e ish-partneres, plagosje me çekiç në Shqipëri

September 13, 2026
Deputeti i AfD-së: Nuk mund të injorohet fakti se 92% e banorëve të Kosovës janë shqiptarë
TOP Momenti

Deputeti i AfD-së: Nuk mund të injorohet fakti se 92% e banorëve të Kosovës janë shqiptarë

September 13, 2026
​A do dëbohen shqiptarët nga Gjermania? Flet deputeti i AfD-së pas fitores në zgjedhje
TOP Momenti

​A do dëbohen shqiptarët nga Gjermania? Flet deputeti i AfD-së pas fitores në zgjedhje

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?