By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Radoiçiq duhet të arrestohet”, Kearns: Evropa duhet t’i luftojë lidhjet Serbi–Rusi–Kinë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Radoiçiq duhet të arrestohet”, Kearns: Evropa duhet t’i luftojë lidhjet Serbi–Rusi–Kinë
TOP Momenti

“Radoiçiq duhet të arrestohet”, Kearns: Evropa duhet t’i luftojë lidhjet Serbi–Rusi–Kinë

Momenti
Published: August 12, 2026

eputetja britanike Alicia Kearns ka bërë thirrje për një qëndrim më të ashpër të vendeve evropiane ndaj lidhjeve të Serbisë me Rusinë dhe Kinën, duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar vazhdon ta mbështesë Kosovën dhe anëtarësimin e saj në strukturat ndërkombëtare.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve KosovaPress, Kearns foli për zhvillimet e fundit në Kosovë, marrëdhëniet e Prishtinës me aleatët perëndimorë, dialogun me Serbinë, Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, si dhe politikën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq ndaj Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Kearns tha se nuk beson se komuniteti ndërkombëtar ka zbatuar standarde të barabarta ndaj Kosovës dhe Serbisë.

“Ende dua të shoh drejtësi për sulmin në Banjskë. Milan Radoiçiq duhet të arrestohet dhe të deportohet në Kosovë për t’u gjykuar”, deklaroi ajo.

Sipas deputetes britanike, masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës nuk është dashur të vendoseshin, ndërsa ajo e vlerësoi heqjen e tyre.

Kearns theksoi gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar ka ruajtur marrëdhënie pozitive me Kosovën si gjatë qeverisjes së konservatorëve, ashtu edhe pas ardhjes së laburistëve në pushtet në vitin 2024.

“Si parlamentare, mund të them me bindje se Kosova gëzon mbështetje në të gjithë Parlamentin britanik”, tha ajo, duke përmendur edhe mbështetjen e Britanisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kearns kundër Asociacionit

Duke folur për dialogun Kosovë–Serbi, Kearns tha se procesi ka nevojë për një rifillim.

Ajo përsëriti qëndrimin e saj kundër krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke argumentuar se ekziston rreziku që një strukturë e tillë të përdoret për të minuar funksionimin e shtetit të Kosovës.

“Derisa të ketë garanci se çdo Asociacion i ri do të funksionojë brenda shtetit të Kosovës dhe jo kundër tij, ky propozim nuk duhet të zbatohet”, tha Kearns.

Ajo iu referua edhe zhvillimeve në Bosnje dhe Hercegovinë dhe rolit të Milorad Dodikut në Republika Srpska, duke paralajmëruar se, sipas saj, një situatë e ngjashme mund të krijohej edhe në Kosovë nëse kompetencat e një strukture të tillë do të shtriheshin përtej kornizës shtetërore.

“Nuk kam parë dëshmi se Vuçiq është i gatshëm ta njohë Kosovën”

Sa i përket politikës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Kearns tha se nuk ka parë dëshmi se qeveria aktuale e Serbisë është e gatshme të ecë drejt njohjes së Kosovës.

“Shpresoj sinqerisht se Serbia një ditë do ta njohë Kosovën. Fatkeqësisht, nuk kam parë asnjë dëshmi se qeveria aktuale do ta bëjë këtë”, tha ajo.

Kearns kritikoi gjithashtu bashkëpunimin e Serbisë me Kinën dhe Rusinë.

Ajo paralajmëroi vendet evropiane për marrëdhënie më të afërta me Partinë Komuniste të Kinës, duke përmendur shqetësimet që lidhen me represionin transnacional, vjedhjen e pronësisë intelektuale, subvencionet shtetërore dhe spiunazhin.

“Çdo mbështetje apo bashkëpunim me Rusinë pas pushtimit të paligjshëm dhe brutal të Ukrainës duhet të dënohet pa asnjë hezitim”, deklaroi deputetja britanike.

Kearns: Kosova duhet të jetë pjesë e komunitetit euroatlantik

Kearns tha se Kosova tashmë është pjesë e komunitetit euroatlantik dhe vlerësoi, siç tha ajo, përparimin në luftën kundër korrupsionit, modernizimin dhe sundimin e ligjit.

Ajo shprehu keqardhje që Kosova nuk arriti të anëtarësohej në Këshillin e Evropës në vitin 2024, pavarësisht votës së Asamblesë Parlamentare në favor të saj.

“Mbretëria e Bashkuar atëherë ofroi mbështetje të plotë dhe tani duhet të punojë që anëtarësimi të bëhet realitet”, tha Kearns.

Ajo shtoi se dëshiron ta shohë Kosovën duke zënë “vendin që i takon në komunitetin ndërkombëtar”.

Në fund, Kearns u bëri thirrje liderëve politikë të Kosovës që t’i lënë mënjanë dallimet politike dhe të fokusohen në zhvillimin e vendit.

“Kosova është një vend i ri dhe energjik, me një popullsi ambicioze dhe të talentuar. Ka jashtëzakonisht shumë mundësi dhe i takon klasës politike të sigurojë që ato të shfrytëzohen, duke i lënë mënjanë dallimet politike për të mirën e përgjithshme”, tha ajo.

You Might Also Like

Janë regjistruar 138 zjarre në zonat pyjore, dëmet mbi 4 milionë euro
Gjini: Qeveria e votuar sot është jokushtetuese dhe jolegjitime, Aleanca do t’i drejtohet Kushtetueses
PDK dhe Aleanca bojkotojnë seancën për Qeverinë, e konsiderojnë jokushtetuese
PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese
I la plumbin në derë dhe i kërkoi 300 mijë euro kushëririt, policia e Shqipërisë arreston autorin

LEXO GJITHASHTU

Më në fund fiken zjarret në Shqipëri, 10 vatra në 24 orë, por asnjë aktive
Më në fund fiken zjarret në Shqipëri, 10 vatra në 24 orë, por asnjë aktive
Lajme
Tahiri: Kësaj shumice i ka humbur busulla, e po ia humbin rrugën edhe popullit e shtetit
Tahiri: Kësaj shumice i ka humbur busulla, e po ia humbin rrugën edhe popullit e shtetit
Lajme
Tahiri: Kësaj shumice i ka humbur busulla, e po ia humbin edhe popullit e shtetit
Tahiri: Kësaj shumice i ka humbur busulla, e po ia humbin edhe popullit e shtetit
Lajme
Tahiri e Gruda nga PDK: Kurti bëri manovra sipas skenarit të tij, gjithçka qe doli nga ky Kuvend do ta dërgojmë në Kushtetuese
Tahiri e Gruda nga PDK: Kurti bëri manovra sipas skenarit të tij, gjithçka qe doli nga ky Kuvend do ta dërgojmë në Kushtetuese
Lajme
Tahiri: Kemi një Kuvend dhe Qeveri jashtëkushtetuese
Tahiri: Kemi një Kuvend dhe Qeveri jashtëkushtetuese
TOP Momenti

You Might Also Like

Qeveria “Kurti 4” votohet me 62 vota pro
TOP Momenti

Qeveria “Kurti 4” votohet me 62 vota pro

September 13, 2026
Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjelle kanabis me vlerë dy milionë stërlina
TOP Momenti

Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjelle kanabis me vlerë dy milionë stërlina

September 13, 2026
Vihet në funksion “Safe City” në Veles
TOP Momenti

Vihet në funksion “Safe City” në Veles

September 13, 2026
“Thirreshin në Kushtetutë, sot e shkelën” – Deda reagon pas formimit të Qeverisë
TOP Momenti

“Thirreshin në Kushtetutë, sot e shkelën” – Deda reagon pas formimit të Qeverisë

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?