By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pas qëndrimit të PK-së, Raskoviq dërgohet në Beograd – shtohen dyshimet se u rrah nga strukturat ilegale serbe
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pas qëndrimit të PK-së, Raskoviq dërgohet në Beograd – shtohen dyshimet se u rrah nga strukturat ilegale serbe
TOP Momenti

Pas qëndrimit të PK-së, Raskoviq dërgohet në Beograd – shtohen dyshimet se u rrah nga strukturat ilegale serbe

Momenti
Published: August 12, 2026

Rasti i Nenad Raskoviqit, i cili ka pretenduar se është rrahur nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ka marrë një tjetër drejtim pas reagimit të institucioneve të sigurisë dhe raportimeve se ai është dërguar për trajtim në Beograd.

Policia e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet se pjesëtarë të saj kanë përdorur forcë ndaj Raskoviqit, ndërsa për rastin është angazhuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, i cili pritet të sqarojë rrethanat.

Your browser does not support the video tag.

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Dorajet Imeri, thotë se qëndrimi i Policisë dhe zhvillimet që pasuan ngrenë pikëpyetje mbi versionin e prezantuar nga përfaqësues politikë serbë.

“Policia e Kosovës doli me qëndrim dhe konfirmoi se nuk ka qenë e përfshirë në rast. Tani mbetet që hetimi ta sqarojë plotësisht se çfarë ka ndodhur dhe kush qëndron prapa dhunës së pretenduar ndaj tij”, thotë Imeri.

Sipas tij, një nga skenarët që duhet shqyrtuar është mundësia që Raskoviq të ketë qenë cak i strukturave ilegale serbe në veri.

“Ekziston mundësia që personi në fjalë të jetë rrahur nga strukturat ilegale serbe, nëse ato kanë dyshuar se ai mund të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës lidhur me rastet e varrezave masive. Në një skenar të tillë, qëllimi mund të ketë qenë frikësimi dhe heshtja e tij, ndërsa më pas përgjegjësia t’i atribuohej Policisë së Kosovës”, deklaron Imeri.

Ai thekson se kjo mbetet një hipotezë që duhet verifikuar nga organet kompetente dhe jo një fakt i konstatuar.

Sipas Imerit, një element tjetër që ngre pikëpyetje është dërgimi i Raskoviqit në Beograd pas publikimit të rastit dhe reagimit të Policisë së Kosovës.

“Me transferimin e tij në Serbi krijohet një situatë në të cilën ai nuk është lehtësisht i qasshëm për institucionet e Kosovës për të dhënë deklaratë dhe për të ndihmuar në sqarimin e plotë të rrethanave. Në të njëjtën kohë, narrativa e akuzave ndaj Kosovës dhe Policisë së Kosovës mund të vazhdojë edhe pa u ballafaquar me një proces të plotë verifikimi të fakteve”, thotë Imeri.

Sipas tij, institucionet duhet të hetojnë jo vetëm pretendimin fillestar ndaj Policisë, por edhe mundësinë e presionit apo frikësimit të personave që mund të kenë informacione për krimet e luftës.

“Serbia është shumë agresive kur bëhet fjalë për informacionet mbi krimet e luftës”

Imeri e lidh rastin edhe me zhvillimet e fundit rreth kërkimeve për varreza masive dhe informacioneve për personat e zhdukur gjatë luftës.

“Serbia është jashtëzakonisht agresive kur bëhet fjalë për rastet e krimeve të luftës dhe sidomos për personat që mund të japin informacione për lokacionet e varrezave masive. Kemi parë edhe raste të tjera të serbëve ndaj të cilëve janë ngritur dyshime apo janë ndërmarrë veprime pasi dyshohej se kishin dhënë informacione për varreza masive”, thotë Imeri.

Sipas tij, pikërisht për këtë arsye hetimi për rastin Raskoviq duhet të shkojë përtej përplasjes së narrativave politike.

“Duhet të sqarohet kush e ka sulmuar, ku ka ndodhur sulmi, kush ka qenë në kontakt me të para dhe pas rastit dhe nëse ky person ka pasur informacione që lidhen me krimet e luftës apo varrezat masive. Vetëm një hetim i plotë mund t’i japë përgjigje këtyre pyetjeve”, përfundon Imeri./Epokaere/

You Might Also Like

​Flakët kërcënojnë Lurën në Shqipëri, ushtria dhe emergjencat civile në luftë nga toka dhe ajri
MPB: Nxirret trupi i një 71-vjeçari nga Liqeni i Prespës
Furrat e bukës në Maqedoni po ankohen për rritjen e kostove të prodhimit
“Thirre seancën, mos ik”, Haxhiu anuloi konferencën pasi u afruan deputetët e PDK-së
Gjini reagon ndaj deklaratave kundër Ramush Haradinajt: Thirrjet vëllavrasëse nuk janë të rastësishme

LEXO GJITHASHTU

Ramadani pas thirrjes skandaloze për pushkatimin e Haradinajt: Atë që nuk e bëri Haga dhe Serbia po tentojnë ta bëjnë në Kuvend
Ramadani pas thirrjes skandaloze për pushkatimin e Haradinajt: Atë që nuk e bëri Haga dhe Serbia po tentojnë ta bëjnë në Kuvend
Lajme
“Republika s’mund të mbahet peng”, një grup intelektualësh e akademikësh apel për formimin e institucioneve
“Republika s’mund të mbahet peng”, një grup intelektualësh e akademikësh apel për formimin e institucioneve
Lajme
Deklarata e Remit për koalicion me VV-në, Tahiri: Nuk mund të ndodh
Deklarata e Remit për koalicion me VV-në, Tahiri: Nuk mund të ndodh
Lajme
Çfarë po ndodhë? Kolona ka arritur nga Çagllavica deri te rrethi për Lipjan
Çfarë po ndodhë? Kolona ka arritur nga Çagllavica deri te rrethi për Lipjan
Lajme
Arjeta Fejza: VV ka bërë të gjitha përpjekjet që mos të shkohet në zgjedhje të reja
Arjeta Fejza: VV ka bërë të gjitha përpjekjet që mos të shkohet në zgjedhje të reja
Lajme

You Might Also Like

Mucunski: Të kapërcejmë ndarjet etnike për një shoqëri civile
TOP Momenti

Mucunski: Të kapërcejmë ndarjet etnike për një shoqëri civile

August 12, 2026
Xhemaili: Thirrja për pushkatimin e Ramush Haradinajt në Kuvend është akt kriminal, Prokuroria të veprojë urgjentisht
TOP Momenti

Xhemaili: Thirrja për pushkatimin e Ramush Haradinajt në Kuvend është akt kriminal, Prokuroria të veprojë urgjentisht

August 12, 2026
NATO sheh përmirësim të sigurisë në Kosovë, ndryshon pozicionimin e KFOR-it
TOP Momenti

NATO sheh përmirësim të sigurisë në Kosovë, ndryshon pozicionimin e KFOR-it

August 12, 2026
“Radoiçiq duhet të arrestohet”, Kearns: Evropa duhet t’i luftojë lidhjet Serbi–Rusi–Kinë
TOP Momenti

“Radoiçiq duhet të arrestohet”, Kearns: Evropa duhet t’i luftojë lidhjet Serbi–Rusi–Kinë

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?