By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Brezi im është brezi më i fiksuari pas shëndetit dhe kjo po na bën të gjithëve të mjerë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Brezi im është brezi më i fiksuari pas shëndetit dhe kjo po na bën të gjithëve të mjerë
TOP Momenti

Brezi im është brezi më i fiksuari pas shëndetit dhe kjo po na bën të gjithëve të mjerë

Momenti
Published: July 22, 2026

Udhëzimet ushqimore që ndryshojnë vazhdimisht nënkuptojnë se brezi Z ndjek përgjithmonë një objektiv që lëviz.

Nga: Lara Brown / The Telegraph
Përkthimi: Telegraif.com

Your browser does not support the video tag.

Shkenca e ka dhënë verdiktin. Kafeja është e mirë për ju. Të paktën kështu shprehet Shoqata Amerikane e Zemrës, e cila thotë se pirja e dy deri në katër filxhanëve kafe në ditë mund ta ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit, dështimit të zemrës dhe goditjes në tru.

Sa lajm i mirë. Për sa kohë që nuk u besoni studimeve që thonë se kafeina rrit tensionin e gjakut.

Dhe, sigurohuni ta pini vetëm në mëngjes – dhe, nëse vërtet doni ta optimizoni jetën tuaj, ekziston një studim i rastësishëm, një test i dyfishtë që zgjat 21 ditë dhe të cilin mund ta lexoni. Ai arrin në përfundimin se, ndonëse kafeja mund të jetë inflamatore, ajo është gjithashtu e mirë për mikrobiomën e zorrëve. Por, mbajeni mend: një filxhan kafe gjashtë orë para gjumit është po aq i keq sa gjysmë filxhani në kohën e gjumit. Mos e teproni.

Ose, mund të ndaleni dhe të pyesni veten nëse doni ta çoni jetën kështu. Sipërmarrësi i teknologjisë, Bryan Johnson, e bën këtë. Ai ka hartuar një plan si pjesë e misionit të tij “Mos vdis”. Ky regjim kërkon zgjimin në orën pesë të mëngjesit, pluhur proteinik, kreatinë, suplemente dhe terapi me valë goditëse, të gjitha para mëngjesit. Për të gjetur kohë për të gjitha këto, ai është në shtrat – i vetëm – që në orën 20:30.

Johnsoni mund të dëshmojë një ditë se është një mrekulli e shkencës moderne. Sigurisht që është tërheqëse të lexosh për të. Ose, atë mund ta godasë një autobus nesër. Dhe, atëherë ndoshta do t’i vinte keq që çdo ditë hante të njëjtat vakte nga enët e kompanisë Tupperware, që shmangte pushimet me diell dhe sheqerin e shtuar.

Dhe, kush mund të thotë se regjimi i tij është i duhuri? Nutricionistët na thanë për vite me radhë t’i shmangnim vezët nga frika e kolesterolit, derisa vendosën se ato ishin një dhuratë ushqimore.

Vera është e keqe për ju, përveçse mund të parandalojë kancerin. Çokollata është një superushqim, me kusht që të jetë organike – me 85 për qind kakao dhe të hani vetëm një copëz. Proteina është e mirë, por pluhuri proteinik është i përpunuar dhe duhet shmangur me çdo kusht.

Nutricionistët nuk bien dakord se çfarë është dhe çfarë nuk është e mirë për ju. Përfundimet e tyre duket se ndryshojnë çdo pesë vjet. Dhe, edhe nëse disi do ta ndiqnit “regjimin” e duhur, është pothuajse e pamundur t’u shmangeni rreziqeve për shëndetin e jetës moderne.

Mikroplastikat gjenden në ujin që pimë dhe në ambalazhet e ushqimeve. Ato mund të shkaktojnë probleme të fertilitetit dhe çrregullime neurologjike. Substancat perfluoroalkile dhe polifluoroalkile (kimikatet e përhershme) gjenden në enët tona të gatimit, në rrobat tona dhe në gjakun tonë. Kimikatet që çrregullojnë sistemin endokrin ndodhen në çdo faturë që prekni.

Vij nga brezi më i optimizuar për shëndetin. Pimë më pak se prindërit tanë. Mbajmë ora inteligjente, shkojmë në joga dhe e zëvendësojmë akulloren me kos të ngrirë. Tani ekziston një version me përmbajtje të lartë proteinash i Babybel-it, i çokollatës Mars dhe një lager artizanal me zero përqind alkool për ata që përpiqen të arrijnë objektivat e tyre të mirëqenies.

Por, asgjë nga këto nuk duket se po funksionon. Revista The Lancet Public Health ka zbuluar se normat e rasteve të 17 llojeve të kancerit po rriten me çdo brez. Sa më shumë ta “optimizojmë” veten, aq më pak të shëndetshëm duket se bëhemi.

Në vitin 2014, studiues nga Kolegji i Kolorados lidhën 164 njerëz me një aparat të rremë EEG dhe u dhanë një rezultat fiktiv të gjumit. Grupi të cilit i thanë se kishte fjetur mirë, shkëlqeu në testet njohëse, ndërsa grupi që mori një rezultat të dobët të gjumit hasi në vështirësi.

Por, performanca e tyre nuk kishte asnjë lidhje me sa të çlodhur ishin. Gjithçka ishte një efekt placebo. Tani mund të blini një unazë që monitoron gjumin tuaj REM ose, për disa mijëra paundë, një shtrat “inteligjent” që ofron ftohje dhe ngritje të personalizuara për të përmirësuar “gjendjen fizike të gjumit” tuaj. Por, a po ju bën e gjithë kjo më të mjerë, apo madje të sëmurë?

Më gëzon shumë kur dëgjoj se kafeja ka përfitime shëndetësore. Por, nuk do të pres leje nga shkencëtarët që ta shijoj. Dhe, nuk do të ndalem së piri atë kur të dalë studimi i radhës që pretendon se është e tmerrshme për ne. Jeta është më shumë sesa maksimizimi i shëndetit.

Siç na kujton Oscar Wilde – i cili kishte fare pak durim me viktorianët e zellshëm dhe, e imagjinoj, do të kishte edhe më pak durim me ithtarët e sotëm të mirëqenies: “Kënaqësia është e vetmja gjë për të cilën duhet jetuar; asgjë nuk plaket si lumturia”. /Telegrafi/

You Might Also Like

BE-ja do të pezullojë importet e produkteve shtazore nga Brazili
Protesta e kryetarëve të komunave, AKK me shtatë kërkesa për Qeverinë
​Islam Selmani në finale të Lojërave Mesdhetare, synon medaljen e artë në karate
Fillimi i vitit të ri shkollor, ministri Çeku vizitoi SBASHK-un – zotohen për bashkëpunim e komunikim të mirë
Zhegrova mbetet te Juventusi

LEXO GJITHASHTU

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, Azemi: Do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagave
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, Azemi: Do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagave
Lajme
Mustafi: Këtë vit s’ka libra falas për nxënësit në Luginë – Serbia po cenon të drejtën për arsim
Mustafi: Këtë vit s’ka libra falas për nxënësit në Luginë – Serbia po cenon të drejtën për arsim
Lajme
Supremja i hap rrugë Trumpit për vazhdimin e ndërtimit të sallës së ballove në Shtëpinë e Bardhë
Supremja i hap rrugë Trumpit për vazhdimin e ndërtimit të sallës së ballove në Shtëpinë e Bardhë
Lajme
Çeku viziton SBASHK’un: Kemi ende ankesa nga prindërit për paratë e librave, sistemi ka pasur probleme viteve të fundit
Çeku viziton SBASHK’un: Kemi ende ankesa nga prindërit për paratë e librave, sistemi ka pasur probleme viteve të fundit
Lajme
SHBA miraton shitjen e mundshme të helikopterëve ushtarakë me vlerë 800 milionë dollarë për Irakun
SHBA miraton shitjen e mundshme të helikopterëve ushtarakë me vlerë 800 milionë dollarë për Irakun
Lajme

You Might Also Like

Hamza: PDK-ja nuk e voton Sejdiun për president, fillimet nuk janë të mira
TOP Momenti

Hamza: PDK-ja nuk e voton Sejdiun për president, fillimet nuk janë të mira

September 1, 2026
Firma e Bashkisë së Tiranës shkon në qeli, avokati: ‘Detyrimi me paraqitje’ do të ishte më i përshtatshëm për qytetarët
TOP Momenti

Firma e Bashkisë së Tiranës shkon në qeli, avokati: ‘Detyrimi me paraqitje’ do të ishte më i përshtatshëm për qytetarët

September 1, 2026
AKK me shtatë kërkesa ndaj Qeverisë
TOP Momenti

AKK me shtatë kërkesa ndaj Qeverisë

September 1, 2026
Aksident trafiku në magjistralen Mavrovë-Rostushë, lëndohen dy persona
TOP Momenti

Aksident trafiku në magjistralen Mavrovë-Rostushë, lëndohen dy persona

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?