By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Bilanci nga përmbytjet në Nepal:1280 të vdekur dhe mbi 5 620 të zhdukur
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Bilanci nga përmbytjet në Nepal:1280 të vdekur dhe mbi 5 620 të zhdukur
TOP Momenti

Bilanci nga përmbytjet në Nepal:1280 të vdekur dhe mbi 5 620 të zhdukur

Momenti
Published: September 4, 2026







Bota
September 03, 2026 – 23:57


Your browser does not support the video tag.

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese të rrëmbyeshme në Nepal dhe Kinë u rrit në 1.280 të enjten, ndërsa më shumë se 5.620 persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur, teksa operacionet e kërkim-shpëtimit kanë hyrë në javën e dytë.


Autoriteti Kombëtar i Nepalit për Reduktimin dhe Menaxhimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë tha në një deklaratë të enjten se 1.259 persona kanë humbur jetën në vend, ndërsa 5.083 të tjerë mbeten të zhdukur.


Mes të zhdukurve janë 583 shtetas të huaj. Më shumë se 21.400 pjesëtarë të forcave të sigurisë janë mobilizuar.


Familjet në zonat e prekura nga përmbytjet në Nepal po zhvillojnë ceremoni simbolike mortore për të afërmit e tyre të zhdukur.


Në Kinën fqinje, 21 persona kanë humbur jetën dhe 541 të tjerë mbeten të zhdukur, përfshirë 261 shtetas të huaj, sipas autoriteteve lokale.


Në Rasuwa, një nga rrethet më të goditura në Nepal, familjet kanë krijuar shëmbëlltyra mortore duke përdorur barin kaas-kush, i njohur si bar i shenjtë, dhe kanë kryer ritualet e fundit për të “çliruar shpirtrat” e të afërmve të zhdukur, pasi kanë humbur shpresën për të gjetur trupat e tyre, raportoi Kathmandu Post.


Të mërkurën, dhjetëra prej këtyre figurave u dogjën gjatë një ceremonie mortore masive në tempullin Pashupati Aryaghat në Katmandu, në brigjet e lumit Bagmati.


Në Chitwan, një tjetër rreth i prekur rëndë, autoritetet varrosën trupa të paidentifikuar pasi morën mostra të ADN-së, pasi numri i mbetjeve e bëri të vështirë identifikimin dhe ruajtjen individuale të tyre.


Shumë viktima të përmbytjeve kanë mbetur pa vende ku të zhvillojnë ritualet e zisë, pasi ujërat e përmbytjeve kanë marrë me vete si familjarët, ashtu edhe shtëpitë e tyre në disa rrethe.


Edhe ata që kanë humbur gjithçka dhe kanë udhëtuar drejt Katmandusë në kërkim të strehimit nuk kanë mundur të gjejnë hapësira në objektet publike për zhvillimin e ritualeve.


Personeli ushtarak, policia dhe të tjerë vazhduan operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga përmbytjet të enjten.


Megjithatë, ekipet e shpëtimit u përballën me vështirësi pasi rrugët, furnizimi me energji elektrike dhe komunikimet mbetën të ndërprera në zona të gjera.


Ata gjithashtu po punojnë për të shpërndarë furnizime me ndihmë dhe për të ruajtur higjienën në strehimore për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve infektive.


Fatkeqësia ndodhi më 26 gusht kur një akullnajë në malin Langtang Lirung të Nepalit u ça në një lartësi prej rreth 5.200 metrash, duke shkaktuar një ortek shkëmbinjsh akulli që u zhvillua në një rrjedhë masive mbeturinash dhe përfshiu luginat përgjatë kufirit.


Ujërat e përmbytjeve dhe rrëshqitjet e dheut shkatërruan distriktet Rasuwa, Nuwakot, Dhading dhe Kavre të Nepalit, si dhe Luginën e Katmandusë, ndërsa varrosën edhe pikën kufitare Gyirong në Rajonin Autonom Xizang jugperëndimor të Kinës, i njohur edhe si Tibet.  /atsh


source

You Might Also Like

Angellov: Tymi në Shkup është nga zjarri në kufirin me Kosovën, për tre ditë vazhdon lufta me zjarrin
Kosova në ngërç institucional, “Serbs for Trump” mobilizohet në SHBA – aktivitet politik në Dallas
Katër ditë pa ditarë shkollorë, AVONET: Kush mban përgjegjësi?
Raportimet në rastet tragjike, njohësit:Po tejkalohet interesi publik dhe cenohet privatësia e viktimave
Goditen dy këmbësorë në Banullë të Lipjanit, Policia identifikoi dhe arrestoi të miturin që iku pas ngjarjes

LEXO GJITHASHTU

Shkollat katër ditë pa ditarë, AVONET kërkon përgjegjësi nga MAShTI
Shkollat katër ditë pa ditarë, AVONET kërkon përgjegjësi nga MAShTI
Lajme
Drejtonin rrjetin shqiptar të kokainës nëpërmjet WhatsApp-it, burg për babanë, djalin dhe xhaxhain në Angli
Drejtonin rrjetin shqiptar të kokainës nëpërmjet WhatsApp-it, burg për babanë, djalin dhe xhaxhain në Angli
Lajme
Qeveria më e gjatë e pasluftës plot 1413 ditë, vjen reagimi i parë i Giorgia Melonit
Qeveria më e gjatë e pasluftës plot 1413 ditë, vjen reagimi i parë i Giorgia Melonit
Lajme
SHBA pritet të zgjerojë praninë ushtarake në Australi
SHBA pritet të zgjerojë praninë ushtarake në Australi
Lajme
“Irani po qëllon anijet në Hormuz”, Vance: Ja pse rritet çmimi i naftës, jemi të vetmit që mund ta ndalim
“Irani po qëllon anijet në Hormuz”, Vance: Ja pse rritet çmimi i naftës, jemi të vetmit që mund ta ndalim
Lajme

You Might Also Like

Nikolloski: Transportuesit të mos bien pre e lajmeve të rrejshme
TOP Momenti

Nikolloski: Transportuesit të mos bien pre e lajmeve të rrejshme

September 4, 2026
Sekuestrohen 11 motoçikleta në Pejë për kundërvajtje në komunikacion
TOP Momenti

Sekuestrohen 11 motoçikleta në Pejë për kundërvajtje në komunikacion

September 4, 2026
​Kadrijaj: Kurti po mundohet me funksionu me luftë hibride dhe me ushtrinë paramilitare me ‘lule e gjela’
TOP Momenti

​Kadrijaj: Kurti po mundohet me funksionu me luftë hibride dhe me ushtrinë paramilitare me ‘lule e gjela’

September 4, 2026
Në Drenas nis “Ora e Pritjes”, Lladrovci: Pritje për drejtësi
TOP Momenti

Në Drenas nis “Ora e Pritjes”, Lladrovci: Pritje për drejtësi

September 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?