By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nikolloski: Transportuesit të mos bien pre e lajmeve të rrejshme
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nikolloski: Transportuesit të mos bien pre e lajmeve të rrejshme
TOP Momenti

Nikolloski: Transportuesit të mos bien pre e lajmeve të rrejshme

Momenti
Published: September 4, 2026

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski u bën thirrje transportuesve nga Maqedonia e Veriut të mos bien nën ndikimin e shteteve fqinje dhe të mos bien pre e lajmeve të rrejshme të cilat i liferojnë.

“Para dy ditësh në Bruksel nuk pati kurfarë takimi, por konferencë e rregullt për shtyp ku gazetarët mund të parashtrojnë çfarëdo lloj pyetje, madje edhe për transportuesit nga Ballkani Perëndimor. Do t’i kisha lutur transportuesit të mos bien nën ndikimin e një vendi fqinj në të cilin tani do të ketë zgjedhje. Mu nga atje erdhi se më 1 shtator në Bruksel ka pasur një lloj takimi, dhe ky është lajm i rrejshëm”, tha Nikolloski në “Vesti Plus” në televizionin “Kanal5”.

Your browser does not support the video tag.

Ai theksoi se përparimi më i madh në negociatat për kufizimin e qëndrimit për transportuesit në zonën e Shengenit ndodhi në shkurt të këtij viti kur, siç tha ai, BE-ja vendosi t’i njohë shoferët e autobusëve dhe kamionëve si profesionistë. Kjo do të thotë që të gjithë shoferët që punojnë në zonën e Shengenit kanë mundësi të kërkojnë viza afatgjata të vlefshme kudo në BE.

“Bëhet fjalë për një problem shumë serioz që e kanë transportuesit e Maqedonisë dhe ne kemi mirëkuptim të plotë dhe u japim mbështetje serioze dhe këtë e kemi bërë gjatë tërë periudhës së kaluar. Mendoj se përparimi më i madh ndodhi në shkurt kur Komisioni evropian vendosi të ndryshojë strategjinë e vet të vizave dhe t’i njohë shoferët e kamionëve, autobusëve dhe mjeteve të tjera të transportit si profesionistë. Kjo la hapësirë për të gjetur zgjidhje. Ky është një proces dyshkallësh – shkalla e parë ishte t’i njihte ata si profesionistë, dhe pasi të njihen si profesionistë, ata kanë të drejtë për viza afatgjata dhe kështu shmangin kufirin e qëndrimit prej 90 ditësh brenda 180 ditëve që vlen për banorët e tjerë që nuk janë pjesë e zonës së Shengenit”, tha Nikoloski.
Me këtë, saktësoi, të gjithë shoferët të cilët kanë nevojë të transportojnë mallra në cilin do shtet në zonën e Shengenit mund të aplikojnë për vizë afatgjate dhe ta marrin. Viza të tilla tashmë japin Kroacia dhe Zvicra.

“Është shumë me rëndësi këto viza të jenë të vlefshme për të gjithë zonën e Shengenit, përkatësisht të mos vlejnë vetëm për shtetin konkret nga i cili janë dhënë por për tërë zonën e Shengenit sepse në të nuk ka kufij dhe ka vetëm hyrje në kufijtë e jashtëm për vendet që nuk janë anëtare të zonës së Shengenit. Kjo është zgjidhja që mund të bëjmë, sigurisht që do të ishte më mirë dhe më e lehtë nëse BE do të ndryshonte rregullat. Ne vazhdimisht e kërkojmë këtë, por nuk varet nga ne, por nga BE-ja. Ajo që varet nga ne dhe ajo që mund të bëjmë është ajo që po bëjmë”, theksoi Nikolloski.

You Might Also Like

Zjarret në Fier- i dyshuari kishte ndezur zjarr për djegien e shkurreve – arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër
Rama: Himara dhe Fieri kaluan një natë të vështirë, situata është nën kontroll
Dy persona gjenden të gjallë 10 ditë pas përmbytjeve në Nepal
Ramadani: Sonte skadon edhe afati sipas interpretimit politik të VV për konstituimin e Kuvendit, thirrja për 9 shtator provokim
Eurostat: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut më pak obezë se evropianët

LEXO GJITHASHTU

Meloni ia kthen Ramës: Arrin të ndërthurësh ironinë me disa të vërteta jo fort të rehatshme
Meloni ia kthen Ramës: Arrin të ndërthurësh ironinë me disa të vërteta jo fort të rehatshme
Lajme
Policia e Tiranës publikon pamjet kur Jozefin Marku dërgohet me pranga në duar në stacion
Policia e Tiranës publikon pamjet kur Jozefin Marku dërgohet me pranga në duar në stacion
Lajme
Shpërthim në një bazë ushtarake në Bolivi, të paktën 2 të vdekur dhe 14 të zhdukur
Shpërthim në një bazë ushtarake në Bolivi, të paktën 2 të vdekur dhe 14 të zhdukur
Lajme
Rrahja e Edi Kuçit, policia shqiptare zbulon pesë veprat penale që rëndojnë ndaj Jozefin Markut
Rrahja e Edi Kuçit, policia shqiptare zbulon pesë veprat penale që rëndojnë ndaj Jozefin Markut
Lajme
Dyshohet se kanë lidhje me zjarrin masiv që përfshiu Himarën, Policia në Shqipëri shoqëron tre persona
Dyshohet se kanë lidhje me zjarrin masiv që përfshiu Himarën, Policia në Shqipëri shoqëron tre persona
Lajme

You Might Also Like

Meloni responds to Rama: You manage to combine irony with truth
TOP Momenti

Meloni responds to Rama: You manage to combine irony with truth

September 5, 2026
Meloni i përgjigjet Ramës: Arrin të ndërthurësh ironinë me të vërteta
TOP Momenti

Meloni i përgjigjet Ramës: Arrin të ndërthurësh ironinë me të vërteta

September 5, 2026
Maqedonia e Veriut dhe Turqia me memorandum bashkëpunimi për shërbimet sociale
TOP Momenti

Maqedonia e Veriut dhe Turqia me memorandum bashkëpunimi për shërbimet sociale

September 5, 2026
Hamza: Nga sot fillon një fazë tjetër, PDK do të veprojë që ligjshmëria të rikthehet
TOP Momenti

Hamza: Nga sot fillon një fazë tjetër, PDK do të veprojë që ligjshmëria të rikthehet

September 5, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?