By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kosova në ngërç institucional, “Serbs for Trump” mobilizohet në SHBA – aktivitet politik në Dallas
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova në ngërç institucional, “Serbs for Trump” mobilizohet në SHBA – aktivitet politik në Dallas
TOP Momenti

Kosova në ngërç institucional, “Serbs for Trump” mobilizohet në SHBA – aktivitet politik në Dallas

Momenti
Published: September 4, 2026

Kosova vazhdon të mos ketë institucione të reja pas zgjedhjeve të qershorit, me president në detyrë, pa kryetar të ri të Kuvendit, me kryeministër në detyrë dhe me shumë ushtrues detyre në borde, agjenci dhe institucione të ndryshme të pavarura.

Në këtë situatë, një nga temat kryesore është nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të reja për shkak të mos zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, shkruan Telegrafi.

Përgjegjësia për krijimin e institucioneve bie mbi liderët e partive politike, të cilët deri më tani nuk kanë arritur të ndërtojnë besim mes tyre dhe të gjejnë kompromisin e nevojshëm për tejkalimin e ngërçit politik. Një situatë e tillë po i shkakton dëm Kosovës, si në imazhin e saj, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik dhe në fusha të tjera.

Your browser does not support the video tag.

Në ndërkohë, është shumë e rëndësishme që Kosova të ketë institucione funksionale dhe një president të ri, i cili, krahas kompetencave të tjera kushtetuese, përfaqëson vendin edhe në politikën e jashtme.

Diplomacia dhe avokimi janë veçanërisht të rëndësishme për Kosovën në këtë periudhë, si në raport me shtetet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj, ashtu edhe në qendrat kryesore të vendimmarrjes ndërkombëtare, veçanërisht në Washington dhe Bruksel, ku merren vendime të rëndësishme edhe për proceset integruese të Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Përderisa vendi nuk ka institucione plotësisht funksionale, edhe përfaqësimi dhe avokimi i Kosovës në këto qendra mbeten më të brishta. E gjithë kjo po ndodh në një periudhë zhvillimesh të mëdha gjeopolitike, nga agresioni rus në Ukrainë dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Palestinës, deri te tensionet që lidhen me Iranin dhe sfida të tjera që mund të shfaqen.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara po hyjnë në një periudhë të rëndësishme politike për shkak të zgjedhjeve afatmesme (midterm elections), të cilat do të përcaktojnë edhe balancat e reja politike në Washington.

“Republican Serbs” organizon aktivitet në Dallas

Derisa Kosova po përballet me mundësinë për të shkuar në zgjedhje të reja, organizata “Republican Serbs”, përmes iniciativës “Serbs for Trump”, ka paralajmëruar një aktivitet politik më 9 shtator 2026, nga ora 17:00 deri në 19:00, në Frankie’s Downtown në Dallas të Teksasit.

Sipas faqes zyrtare të organizatës, aktiviteti zhvillohet në kuadër të “RNC Week 2026” dhe synon mobilizimin politik të komunitetit serbo-amerikan për zgjedhjet afatmesme.

The Serbs for Trump organization is bringing Republicans from across the US together in Dallas, Texas, for a convention during RNC week.

Among the notable guests are Florida Governor Ron DeSantis, Byron Donalds, Anna Paulina Luna, Claudia Tenney, Abe Hamadeh and Richard Grenell. pic.twitter.com/bFp7C8XgeA
— The National Independent (@NationalIndNews) August 30, 2026

Organizatorët e lidhin aktivitetin me synimin për të ruajtur shumicën republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, për ta rritur atë në Senat dhe për të mobilizuar familjet serbo-amerikane në zonën metropolitane të Dallasit. Në mesin e temave të promovuara janë edhe siguria kufitare, dominimi energjetik dhe zgjedhja e shkollës.

Në faqen e organizatës është publikuar edhe një listë e personaliteteve politike të ftuara, duke u sqaruar se pjesëmarrja e tyre varet nga agjenda.

Në mesin e tyre janë Richard Grenell, ish-drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, kongresistët Claudia Tenney, Abe Hamadeh dhe Anna Paulina Luna, si dhe prokurori i përgjithshëm i Teksasit, Ken Paxton.

Në listë figurojnë gjithashtu guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, Byron Donalds dhe Michael Alfonso.

Aktiviteti do të drejtohet nga Aleksandar Sasha Jovicic, drejtor i “Serbs for Trump / Republican Serbs”. Në faqen e organizatës, “Serbs for Trump” prezantohet si partner prej dhjetë vjetësh i koalicionit të Donald Trumpit.

Mulliqi: Serbia bën lobim, ne duhet të avokojmë për të vërtetën

Ndërkaq, ditë më parë, pikërisht për angazhimin e Serbisë dhe nevojën për një organizim më të fuqishëm të shqiptarëve në Washington kishte folur edhe përfaqësuesi i organizatës “Albanians for America”, Gino Mulliqi.

Në një intervistë për “Përballje Podcast” në Telegrafi, Mulliqi deklaroi se angazhimi i shqiptaro-amerikanëve për Kosovën nuk duhet të përkufizohet thjesht si lobim, por si avokim për të drejtat dhe prezantim i së vërtetës para institucioneve amerikane.

Mulliqi në “Përballje”: Serbia bën lobim, ne avokojmë dhe tregojmë të vërtetën – SHBA-ja është sistemi jetësor i Kosovës

Sipas tij, Serbia vazhdon të investojë dhe të punojë intensivisht për ta paraqitur versionin e saj në Washington, ndërsa shqiptarët duhet të organizohen më mirë për ta mbrojtur të vërtetën për Kosovën dhe çështjet shqiptare.

“Çështjen e avancimit të Kosovës nuk e quaj lobim dhe, në fakt, nuk është lobim ajo që bëjmë ne shqiptaro-amerikanët. Është avokim për të drejtën. Serbia bën lobim, ndërsa ne bëjmë avokim dhe tregojmë të vërtetën”, kishte deklaruar Mulliqi për Telegrafin.

Ai kishte theksuar gjithashtu se Kosova nuk e ka më të njëjtën vëmendje në Washington që kishte në periudhën nga viti 1999 deri në shpalljen e pavarësisë, megjithëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë aleati kryesor strategjik i Kosovës.

Sipas Mulliqit, në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së ka pasur dhe do të ketë mospajtime, por ato nuk duhet ta vënë në pikëpyetje orientimin strategjik të Kosovës.

Mulliqi për raportet Kosovë–SHBA: Duhet të përshtatemi me çdo administratë amerikane

Në një kohë kur komunitete dhe organizata të tjera në SHBA po intensifikojnë angazhimin e tyre politik në prag të zgjedhjeve afatmesme, çështja e përfaqësimit të interesave të Kosovës në Washington ka edhe më shumë rëndësi.

Në fund të fundit, beteja diplomatike për Kosovën nuk zhvillohet në Prishtinë. Ajo zhvillohet në Washington, Bruksel dhe në qendra të tjera të rëndësishme ndërkombëtare, ku vendimmarrja politike, lidhjet me administratat dhe institucionet kyçe, si dhe mënyra se si përfaqësohen dhe mbrohen interesat e Kosovës, mund të përcaktojnë në afat të gjatë pozitën ndërkombëtare të vendit./Telegrafi/.

You Might Also Like

Ndërtimtaria shënon rritje për 21.9% në tremujorin e dytë në Maqedoninë e Veriut
Prokuroria Speciale paralajmëron konferencë me aktakuzë për krime lufte në Prekaz
Angellov: Tymi në Shkup është nga zjarri në kufirin me Kosovën, për tre ditë vazhdon lufta me zjarrin
Katër ditë pa ditarë shkollorë, AVONET: Kush mban përgjegjësi?
Raportimet në rastet tragjike, njohësit:Po tejkalohet interesi publik dhe cenohet privatësia e viktimave

LEXO GJITHASHTU

6 deputetët që i dolën kundër Abdixhikut për marrëveshjen me Kurtin, Zemaj lë të kuptohet se janë më shumë: Do të flasin
6 deputetët që i dolën kundër Abdixhikut për marrëveshjen me Kurtin, Zemaj lë të kuptohet se janë më shumë: Do të flasin
Lajme
Katastrofa në Nepal, numri i të vdekurve arrin në 1,287 dhe mijëra të tjerë rezultojnë të humbur
Katastrofa në Nepal, numri i të vdekurve arrin në 1,287 dhe mijëra të tjerë rezultojnë të humbur
Lajme
Aeroporti i Tiranës lë pas Beogradin dhe Zagrebin, Rama: 6 milionë udhëtarë në vetëm 6 muaj
Aeroporti i Tiranës lë pas Beogradin dhe Zagrebin, Rama: 6 milionë udhëtarë në vetëm 6 muaj
Lajme
Azemi: Punëtorët teknikë nuk kthehen në punë pa pagat e korrikut dhe gushtit
Azemi: Punëtorët teknikë nuk kthehen në punë pa pagat e korrikut dhe gushtit
Lajme
Prokuroria Speciale njofton dorëzimin e aktakuzës për krime lufte në lagjen e Jasharajve në Prekaz
Prokuroria Speciale njofton dorëzimin e aktakuzës për krime lufte në lagjen e Jasharajve në Prekaz
Lajme

You Might Also Like

Goditen dy këmbësorë në Banullë të Lipjanit, Policia identifikoi dhe arrestoi të miturin që iku pas ngjarjes
TOP Momenti

Goditen dy këmbësorë në Banullë të Lipjanit, Policia identifikoi dhe arrestoi të miturin që iku pas ngjarjes

September 4, 2026
Nikolloski: Transportuesit të mos bien pre e lajmeve të rrejshme
TOP Momenti

Nikolloski: Transportuesit të mos bien pre e lajmeve të rrejshme

September 4, 2026
Sekuestrohen 11 motoçikleta në Pejë për kundërvajtje në komunikacion
TOP Momenti

Sekuestrohen 11 motoçikleta në Pejë për kundërvajtje në komunikacion

September 4, 2026
​Kadrijaj: Kurti po mundohet me funksionu me luftë hibride dhe me ushtrinë paramilitare me ‘lule e gjela’
TOP Momenti

​Kadrijaj: Kurti po mundohet me funksionu me luftë hibride dhe me ushtrinë paramilitare me ‘lule e gjela’

September 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?