By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë
Lajme

Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

Momenti
Published: August 5, 2026

Një burri nga fshati Zupç i komunës së Zubin Potokut i është caktuar masa e ndalimit policor deri në 48 orë, të martën, pasi dyshohet për deklarim të rremë gjatë një hetimi për krime lufte.

D.V. sipas avokatit të tij, Milosh Deleviq, ishte ndaluar më herët gjatë ditës në pikëkalimin kufitar në Bërnjak dhe ishte dërguar për të dhënë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit në hetimin që Prokuroria Speciale e Kosovës po zhvillon për krime lufte në Zubin Potok.

Your browser does not support the video tag.

“Ai u dërgua në Bërnjak për të dhënë dëshminë si dëshmitar në hetimin për krime lufte. Më pas, prokurori vendosi të nisë procedurë ndaj tij nën dyshimin për dhënie të deklarimit të rremë, për çka iu caktua ndalimi policor deri në 48 orë”, ka deklaruar avokati për mediumin lokal Zubin Potok INFO, transmeton KosovaPress.

Sipas Deleviqit, D.V. ishte ndaluar rreth orës 13:00 në pikëkalimin mes Kosovës dhe Serbisë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën rreth orës 14:30, është arrestuar, në Mitrovicën e Veriut, një i dyshuar (mashkull kosovar0, pasi që kishte deklaruar rrejshëm gjatë intervistimit nga njësia policore. Një njoftimin për këtë rast thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, por nuk potencohet se bëhet fjalë për personin me inicialet D.V.

Prokuroria Speciale e Kosovës është duke zhvilluar hetime për krime lufte në komunën e Zubin Potokut, ku po kryhen gërmime në disa lokacione, për të cilat autoritetet dyshojnë se mund të ketë mbetje mortore të shqiptarëve, kryesisht nga rajoni i Mitrovicës, të cilët rezultojnë të zhdukur që nga lufta e vitit 1999.

Në lidhje me këtë rast janë arrestuar tre persona në Zubin Potok, ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. /KosovaPress

The post Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

E rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të Podujevë
Aksident i frikshëm në Paraguai, Kamioni me frena të prishura përplaset me disa makina në semafor, tre të vdekur
I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
Komandanti amerikan thotë se shëndeti mendor është një ‘prioritet’ në USS Lincoln
Sulme të reja Rusi-Ukrainë, Moska thotë se rrëzoi 822 dronë ukrainas

LEXO GJITHASHTU

Aksident mes katër veturave në Malishevë, në mesin e të lënduarve edhe një polic
Aksident mes katër veturave në Malishevë, në mesin e të lënduarve edhe një polic
TOP Momenti
Koci: Shteti të mbrojë më shumë të arrestuarit në Serbi
Koci: Shteti të mbrojë më shumë të arrestuarit në Serbi
TOP Momenti
Mbi 1500 raste të dhunës në familje vetëm në 7 muaj
Mbi 1500 raste të dhunës në familje vetëm në 7 muaj
TOP Momenti
Akil Gjakova dhe Bled Tufa me pritshmëri të larta para Lojërave Mesdhetare
Akil Gjakova dhe Bled Tufa me pritshmëri të larta para Lojërave Mesdhetare
TOP Momenti
Keqpërdorimi i mjeteve për libra, mbi 60 mijë euro huq vitin e kaluar
Keqpërdorimi i mjeteve për libra, mbi 60 mijë euro huq vitin e kaluar
TOP Momenti

You Might Also Like

Presidenti Trump bën fushatë me Bruce Blakeman, kandidat për Guvernator të New Yorkut: Ta bëjmë Amerikën përsëri të sigurt
Lajme

Presidenti Trump bën fushatë me Bruce Blakeman, kandidat për Guvernator të New Yorkut: Ta bëjmë Amerikën përsëri të sigurt

August 16, 2026
I dyshuari për të shtëna me armë në Pejë ndalohet për 48 orë
Lajme

I dyshuari për të shtëna me armë në Pejë ndalohet për 48 orë

August 16, 2026
Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita kur katër ish-krerët e UÇK-së kthehen në shtëpi
Lajme

Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita kur katër ish-krerët e UÇK-së kthehen në shtëpi

August 16, 2026
Mbi 100 mijë euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë, policia jep detaje
Lajme

Mbi 100 mijë euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë, policia jep detaje

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?