By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BE planifikon taksa të reja mbi lojërat e fatit online, kriptomonedhat dhe gjigantët e teknologjisë, parashikohet të mbledh miliarda euro të ardhura
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BE planifikon taksa të reja mbi lojërat e fatit online, kriptomonedhat dhe gjigantët e teknologjisë, parashikohet të mbledh miliarda euro të ardhura
Lajme

BE planifikon taksa të reja mbi lojërat e fatit online, kriptomonedhat dhe gjigantët e teknologjisë, parashikohet të mbledh miliarda euro të ardhura

Momenti
Published: May 28, 2026

Një taksë e re e Bashkimit Evropian mbi lojërat e fatit online mund të gjenerojë 13.3 miliardë euro të ardhura të reja për buxhetin shtatëvjeçar të bllokut, parashikon Komisioni Evropian.

Sipas dokumentit të ndarë nga ekzekutivi i BE-së me qeveritë kombëtare dhe Parlamentin Evropian të enjten, taksat e mundshme mbi kompanitë e kriptomonedhave dhe gjigantët amerikanë të teknologjisë si Google dhe Amazon pritet të sjellin rreth 20 miliardë dhe 35 miliardë euro, përkatësisht, gjatë gjithë ciklit shtatëvjeçar të buxhetit, raporton POLITICO.

Your browser does not support the video tag.

Komisioni po vlerëson të ardhurat që mund të mblidhen nga taksat e reja të mundshme në nivel BE-je mbi lojërat online, kompanitë e kriptomonedhave dhe firmat digjitale, ndërsa blloku përballet me vështirësi për të arritur një marrëveshje mbi financimin e fondit të përbashkët të BE-së nga 2028 deri në 2034.

Parlamenti Evropian ka propozuar këto taksa mbi lojërat e fatit, kriptomonedhat dhe gjigantët digjitalë për të thyer bllokimin disa mujor mbi paketën origjinale të taksave të Komisionit Evropian. Por plani pritet të hasë kundërshti, e cila mund ta pengojë realizimin e tij.

Komisioni parashikon se një taksë e mundshme mbi kompanitë e mëdha digjitale, prej 3% mbi disa burime të caktuara të të ardhurave, mund të gjenerojë 5 miliardë euro në vit në të gjithë BE-në. Kjo taksë, që do të ndikojë kryesisht mbi kompanitë amerikane, pritet të përballet me kundërshti nga qeveritë e BE-së, të shqetësuara për hakmarrje nga SHBA-ja.

Përllogaritjet e BE-së janë bazuar në taksat digjitale ekzistuese në Itali, Spanjë dhe Francë.

Ndërkohë, një taksë prej 3% mbi xhiron neto të sektorit të lojërave online mund të gjenerojë rreth 1.9 miliardë euro në vit. Por kjo do të ishte e vështirë për Maltën, pasi sektori i basteve përbën një pjesë të konsiderueshme të aktivitetit të saj ekonomik.

Së fundi, Komisioni ka vlerësuar se një taksë 0.1% mbi vlerën e transaksioneve me kriptomonedha mund të sjellë rreth 3 deri në 4 miliardë euro në vit për buxhetin e BE-së. Ndërkohë, një taksë mbi fitimet nga kapitali në kripto mund të gjenerojë 1 deri në 2.4 miliardë euro në vit.

Megjithatë, Komisioni paralajmëron se potenciali i të ardhurave nga taksat mbi kriptomonedhat është i vështirë për t’u llogaritur për shkak të mungesës së të dhënave.

Analiza e re e Komisionit shton një shtresë të re kompleksiteti në negociatat e buxhetit mes qeverive të BE-së. Qiproja, që mban presidencën gjashtëmujore të Këshillit, pritet të prezantojë një ndarje të re të buxhetit me shifra dhe alokime të rishikuara rreth datës 10 qershor.

Taksat e BE-së, të njohura si “burime të veta”, kërkojnë miratimin unanim nga të 27 qeveritë e bllokut.

Të ardhurat shtesë synohen për të financuar fondin e përbashkët të BE-së nga 2028 deri në 2034, që arrin afërsisht 2 trilionë euro, duke përfshirë pagesat e programit të përbashkët të borxhit pas Covid-it.

Propozimi origjinal i Komisionit nga korriku përfshinte një taksë mbi importet e karbonit në BE, të njohur si CBAM, si dhe taksa mbi emetimet e karbonit, mbeturinat elektronike jo të ricikluara, të ardhurat nga duhani dhe fitimet korporative.

Si një goditje për ekzekutivin e BE-së, secila taksë e propozuar, përveç CBAM, ka hasur kundërshti të forta në Këshill. Franca ka sinjalizuar se nuk do të pranojë një marrëveshje buxhetore që nuk përfshin burime të reja të konsiderueshme të veta.

Për të thyer bllokimin, disa liderë të BE-së kërkuan nga Komisioni të shqyrtojë opsionet e Parlamentit gjatë një samiti informal në Qipro në prill./Politico

The post BE planifikon taksa të reja mbi lojërat e fatit online, kriptomonedhat dhe gjigantët e teknologjisë, parashikohet të mbledh miliarda euro të ardhura appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Nëntë persona të lënduar nga aksidenti në Gjakovë, në vendngjarje policia, urgjenca e zjarrfikësit
Aksident në Korenicë të Gjakovës, dalin pamjet
Ish-deputeti serb letër Vuçiqit: Në hotelin e kushëririt tim që u rrënua ke fjetur, ai të besoi kur the “s’e dorëzojë Ujmanin”
​Familja në pritje të trupave të familjarëve që humbën jetën në aksidentin në Gjermani
Kriza në Ceuta, Spanja i jep Italisë dy ditë kohë për të hequr kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve spanjollë

LEXO GJITHASHTU

I vuri zjarrin apartamentit për konkurrencë teksa brenda ndodheshin vëlla e motër, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
I vuri zjarrin apartamentit për konkurrencë teksa brenda ndodheshin vëlla e motër, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
TOP Momenti
Goditet një rast i tentim-kontrabandës në Qafë Prush, konfiskohen 504 produkte të padeklaruara
Goditet një rast i tentim-kontrabandës në Qafë Prush, konfiskohen 504 produkte të padeklaruara
TOP Momenti
Kallëzim penal ndaj një personi nga Koçani, i konfiskohen dy pushkë
Kallëzim penal ndaj një personi nga Koçani, i konfiskohen dy pushkë
TOP Momenti
Aksion për kultivimin e bimëve narkotike në Pukë, arrestohet një 55-vjeçar, procedohet kryeplaku i fshatit
Aksion për kultivimin e bimëve narkotike në Pukë, arrestohet një 55-vjeçar, procedohet kryeplaku i fshatit
Lajme
Jakshiq e quan tradhtar Vuçiqin
Jakshiq e quan tradhtar Vuçiqin
TOP Momenti

You Might Also Like

I akuzuari për vrasjen e shokut për borxh, në rigjykim për herë të tretë
Lajme

I akuzuari për vrasjen e shokut për borxh, në rigjykim për herë të tretë

August 7, 2026
Ramadani i bën thirrje VV-së të propozojë kryetarin e Kuvendit: Ndaleni sabotazhin ndaj shtetit
Lajme

Ramadani i bën thirrje VV-së të propozojë kryetarin e Kuvendit: Ndaleni sabotazhin ndaj shtetit

August 7, 2026
Policia spanjolle godet një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së emigrantëve dhe drogës në Mesdhe
Lajme

Policia spanjolle godet një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së emigrantëve dhe drogës në Mesdhe

August 7, 2026
Shqipëria ashpërsohen gjobat dhe masat për shkelësit në trafik
Lajme

Shqipëria ashpërsohen gjobat dhe masat për shkelësit në trafik

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?