By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “BE-ja mbështet Kosovën, por detyrat duhet t’i kryejnë institucionet vendore” – çfarë u tha gjatë vizitës së Antonio Costas në Kosovë?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“BE-ja mbështet Kosovën, por detyrat duhet t’i kryejnë institucionet vendore” – çfarë u tha gjatë vizitës së Antonio Costas në Kosovë?
TOP Momenti

“BE-ja mbështet Kosovën, por detyrat duhet t’i kryejnë institucionet vendore” – çfarë u tha gjatë vizitës së Antonio Costas në Kosovë?

Momenti
Published: June 4, 2026

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa të mërkurën ishte për vizitë në Kosovë, gjersa u takua me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar se përparimi i Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian varet kryesisht nga përmbushja e detyrimeve dhe reformave nga vetë institucionet e Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Gjatë një konference në Prishtinë ai e lavdëroi Kosovën për harmonizimin vullnetar të politikës së jashtme me atë të Bashkimit Evropian.

Duke folur për procesin e ardhshëm zgjedhor që do të mbahet më 7 qershor, Costa theksoi se gjatë takimeve me liderët politikë në Kosovë ua dha një mesazh të qartë.

“Mesazhi im për liderët politikë ishte i thjeshtë, partneriteti vjen me përgjegjësi. BE-ja e mbështet Kosovën, por nuk mund t’i kryejë detyrat e shtëpisë së Kosovës. Kosovës i duhen institucione të forta, të qëndrueshme e funksionale”, ka thënë Costa.

Costa theksoi se rruga evropiane e Kosovës kërkon jo vetëm reforma institucionale, por edhe përkushtim ndaj vlerave demokratike që, sipas tij, janë të mishëruara në Kushtetutën e vendit.

Ai vuri në pah rëndësinë e dialogut ndërpartiak, respektimit të të gjitha komuniteteve dhe zbatimit praktik të vlerave evropiane.

Sipas tij, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal mbeten elemente kyçe për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Costa tha se procesi i normalizimit është vendimtar për perspektivën evropiane të të dy vendeve.

“Dialogu Beograd–Prishtinë është kritik. Normalizimi është i domosdoshëm për të ardhmen evropiane të të dyja palëve, si të Kosovës, ashtu edhe të Serbisë”, u shpreh Presidenti i Këshillit Evropian.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së Telegrafit, Jehona Hulaj lidhur me faktin se Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në fund të vitit 2022, por ende nuk ka pasur një hap të qartë institucional për shqyrtimin e tij, Costa tha se çdo proces ka kohën e vet dhe se fokusi aktual duhet të mbetet te zbatimi i reformave.

Costa për aplikimin e Kosovës në BE: Në fund të procesit nuk besoj se do të kemi probleme nga Bashkimi Evropian

Ndërkaq, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në takimin me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa ka theksuar se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian është orientim strategjik dhe vullnet i qytetarëve.

“Rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror dhe zgjedhje demokratike e qytetarëve tanë,” ka thënë ajo.

Haxhiu ka bërë të ditur se në takim është diskutuar agjenda evropiane, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, reformat dhe stabiliteti rajonal.

Ajo ka theksuar gjithashtu orientimin pro-evropian të qytetarëve të Kosovës.

“Kosova mbetet një nga shoqëritë më proevropiane në rajon. Ky orientim i qartë i qytetarëve tanë është forcë për vendin dhe bazë e sigurt për rrugën tonë evropiane”, ka thënë Haxhiu.

Takim me presidentin e Këshillit Evropian ka pasur edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti e falënderoi Costan për mbështetjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se BE-ja mbetet partneri kryesor zhvillimor i vendit.

Gjatë takimit, Kurti vuri në pah progresin që Kosova ka shënuar në vitet e fundit në fusha të ndryshme, duke theksuar se vendi ka realizuar “progres të rëndësishëm në reforma, demokraci dhe ekonomi, me përmirësime në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e mediave dhe demokracinë zgjedhore e liberale, si dhe me rritje ekonomike të qëndrueshme, ndër më të shpejtat në rajon”.

Ai po ashtu ritheksoi përkushtimin e Qeverisë ndaj reformave që burojnë nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian dhe instrumentet e tjera të para-anëtarësimit, duke nënvizuar rëndësinë e avancimit të Kosovës në rrugën evropiane.

“Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin me institucionet e Bashkimit Evropian, sigurinë dhe rëndësinë e fqinjësisë së mirë në funksion të bashkëpunimit rajonal”, thuhet në njoftim.

Qeveria rikujtoi se Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së, ka dënuar agresionin rus në Ukrainë dhe i është bashkuar të gjitha sanksioneve evropiane kundër Rusisë.

Kjo ishte vizita e dytë e Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Prishtinë, pas asaj të realizuar në maj të vitit të kaluar.

Në përfundim, Qeveria vlerësoi se “me progresin e shënuar në vitet e fundit, me forcimin e sundimit të ligjit, avancimin e lirive, forcimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin ekonomik, Kosova është e gatshme për statusin kandidat dhe hapjen e negociatave”. /Telegrafi/

You Might Also Like

Nis rigjykimi për vrasjen në Gllogjan, Prokuroria: Nuk kemi fshehur asnjë provë
Dy turq e larguan autorin me makinë – si arriti Policia të arrestoj të dyshuarin për vrasjen në Ksamil?
Gjykata pranon si provë videon ku Kreshnik Mehmetaj shihet duke gjuajtur me armë
Për 1.6 milionë euro do të ndërtohet parking te Kuvendi, do të jetë për deputetët dhe makinat zyrtare
Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për rastin e Gllogjanit, vendimi shpallet më 24 gusht

LEXO GJITHASHTU

‘‘Gjysmë milioni euro zhvatje’’, Ramadani: 463 persona militantë të VV’së marrin paga, prokuroria të veprojë
‘‘Gjysmë milioni euro zhvatje’’, Ramadani: 463 persona militantë të VV’së marrin paga, prokuroria të veprojë
Lajme
Tahiri: Zbatimi i Kushtetutës është prioritet, pastaj vjen ndarja e pushtetit mes pozitës dhe opozitës
Tahiri: Zbatimi i Kushtetutës është prioritet, pastaj vjen ndarja e pushtetit mes pozitës dhe opozitës
Lajme
Festa u kthye në tragjedi: Detaje nga aksidenti në Manzë, 25-vjeçari dhe shtetasja italiane sapo ishin martuar
Festa u kthye në tragjedi: Detaje nga aksidenti në Manzë, 25-vjeçari dhe shtetasja italiane sapo ishin martuar
Lajme
Kërcënimi i Vuçiqit për Ibrin, Janiq: Është rikthim te fantazitë e nacionalistëve serbë
Kërcënimi i Vuçiqit për Ibrin, Janiq: Është rikthim te fantazitë e nacionalistëve serbë
Lajme
Mbretëresha Camilla rrëfen vështirësinë e mbajtjes sekret të diagnozës së Mbretit Charles
Mbretëresha Camilla rrëfen vështirësinë e mbajtjes sekret të diagnozës së Mbretit Charles
Lajme

You Might Also Like

Kërkohej nga Kosova, kapet në Rinas – pritet ekstradimi i të dyshuarit për shitje të narkotikëve
TOP Momenti

Kërkohej nga Kosova, kapet në Rinas – pritet ekstradimi i të dyshuarit për shitje të narkotikëve

August 19, 2026
QMK: 37 zjarre në ambiente të hapura në 24 orët e fundit, tre janë aktive
TOP Momenti

QMK: 37 zjarre në ambiente të hapura në 24 orët e fundit, tre janë aktive

August 19, 2026
Ngërçi institucional, Haxhiu diskuton me ambasadorin britanik
TOP Momenti

Ngërçi institucional, Haxhiu diskuton me ambasadorin britanik

August 19, 2026
Kallëzim penal ndaj dy shtetasve turq, me kërcënime kanë detyruar dy gostivaras në veprime financiare në dëmin e tyre
TOP Momenti

Kallëzim penal ndaj dy shtetasve turq, me kërcënime kanë detyruar dy gostivaras në veprime financiare në dëmin e tyre

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?