By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Bajraktari: Vdekjet në vendin e punës duhet të jenë alarm për institucionet e Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Bajraktari: Vdekjet në vendin e punës duhet të jenë alarm për institucionet e Kosovës
TOP Momenti

Bajraktari: Vdekjet në vendin e punës duhet të jenë alarm për institucionet e Kosovës

Momenti
Published: June 22, 2026

Eksperti i sigurisë dhe shëndetit në punë, Naim Bajraktari, ka vlerësuar se vdekjet në vendin e punës duhet të shërbejnë si alarm serioz për institucionet e Kosovës.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Bajraktari ka theksuar se këto raste po ndodhin kryesisht për shkak të moszbatimit të masave të sigurisë në punë nga punëdhënësit, si dhe mungesës së kontrolleve adekuate.

Ai ka shtuar se në vend mungojnë inspektimet shtetërore dhe masat ndëshkuese, duke theksuar se kontrollet duhet të jenë më të shpeshta dhe më të rrepta, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë, ku sipas tij ndodhin më së shumti aksidente fatale.

Your browser does not support the video tag.

“Vdekjet në vendin e punës sigurisht që duhet të jenë alarm për institucionet e vendit, por po e përsërisim se të gjitha këto vdekje po ndodhin për shkak të mosmarrjes së masave të sigurisë në punë nga punëdhënësit dhe mungesës së kontrollit në terren. Dëgjuam që janë aktivizuar Inspektorati dhe Prokuroria, por pse të mos ketë mbikëqyrje parandaluese, para se të ndodhin rastet? Në Kosovë, këto raste po ndodhin kryesisht në ndërtimtari, sepse nuk respektohen masat e sigurisë në punë. Punëtori nuk guxon të dalë në punë i papërgatitur, pa pajisje personale mbrojtëse, të cilat duhet të jenë të testuara dhe të kontrolluara, pasi një defekt në pajisje mund të shkaktojë lëndime deri në fatalitet. Pra, nuk ekziston kontrolli. Na mungojnë shumë kontrollet shtetërore dhe sanksionet, dhe nuk ka frikë nga ndëshkimi te asnjë punëdhënës,” ka deklaruar ai.

Ai ka theksuar gjithashtu nevojën për rritjen e numrit të inspektorëve në Inspektoratin e Punës, pajisjen e tyre me mjete të nevojshme për inspektim, si dhe shqiptimin e gjobave më të ashpra ndaj shkelësve të rregullave të sigurisë.

Sipas tij, pa masa ndëshkuese dhe kontroll të vazhdueshëm, nuk mund të arrihet përmirësim në sigurinë në vendin e punës.

“Institucionet, për të parandaluar vdekjet në vendin e punës, duhet të bëjnë vetëm kontroll, të shtohet numri i inspektorëve në Inspektorat, të pajisen ata me mjete pune për të dalë në terren dhe për të kryer vizita inspektuese. Pas kontrolleve duhet të merren masa, si shqiptimi i gjobave, sepse pa gjoba nuk kemi stabilitet. Masat ndëshkuese për raste të tilla duhet të shqyrtohen me urgjencë,” ka përfunduar ai.

Ndryshe, një person i moshës 26-vjeç ka humbur jetën të hënën në mëngjes në një vendpunishte në Prizren, pasi dyshohet se gjatë procesit të betonimit të një objekti në ndërtim është goditur nga vinçi.

“Sot, më datë 22.06.2026, rreth orës 09:00, Policia ka pranuar informatën se në ambulancën e lagjes Arbana në Prizren është dërguar pa shenja jete një person mashkull, rreth 26 vjeç. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në Emergjencë dhe në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur zëdhënësi në Policinë e Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

Sipas kryetarit të Sinidkatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, që prej fillimit të vitit në vend të punës kanë vdekur 13 punëtorë./teve1.info/

source

You Might Also Like

Mbi 5 mijë kandidatë aplikuan për Provimin e Maturës, 4,967 aplikime u aprovuan
KGJK refuzoi kthimin e gjyqtarëve serbë, Haxhiu: Do të ndërmarr veprime për lirimin e tyre nga detyra
Të paktën 12 persona të vdekur nga zjarret në Algjeri
Ndërron jetë edhe një pacientë nga ethet e Nilit Perëndimor, gjithsej gjashtë raste të vdekjeve
Emisioni “Mesditë” 27.08.2026

LEXO GJITHASHTU

Alarm në Greqi nga virusi i Nilit Perëndimor: 232 raste dhe 19 viktima
Alarm në Greqi nga virusi i Nilit Perëndimor: 232 raste dhe 19 viktima
Lajme
Kosova renditet ndër vendet me përdorimin më të lartë të internetit për TV e video online në Ballkan
Kosova renditet ndër vendet me përdorimin më të lartë të internetit për TV e video online në Ballkan
Lajme
E konfirmon Gjykata Themelore: Më 7 shtator nis gjykimi ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh e shantazh
E konfirmon Gjykata Themelore: Më 7 shtator nis gjykimi ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh e shantazh
Lajme
Rriten aksidentet rrugore me 10% në janar në Shqipëri-korrik, shkak kryesor pakujdesia e shoferëve
Rriten aksidentet rrugore me 10% në janar në Shqipëri-korrik, shkak kryesor pakujdesia e shoferëve
Lajme
Bill Gates ngre alarmin për inteligjencën artificiale: Humbjet masive të vendeve të punës janë të pashmangshme
Bill Gates ngre alarmin për inteligjencën artificiale: Humbjet masive të vendeve të punës janë të pashmangshme
Lajme

You Might Also Like

Përmbytjet në Nepal: Të paktën 273 të vdekur dhe mbi 1,300 persona të zhdukur
TOP Momenti

Përmbytjet në Nepal: Të paktën 273 të vdekur dhe mbi 1,300 persona të zhdukur

August 27, 2026
PDK-ja dorëzon sot kallëzim penal ndaj Avni Deharit për keqpërdorim të pozitës zyrtare
TOP Momenti

PDK-ja dorëzon sot kallëzim penal ndaj Avni Deharit për keqpërdorim të pozitës zyrtare

August 27, 2026
NPK “Sharri”: Ndalohet përdorimi i ujit për pije në Poroj, Xhepçisht dhe Reçicë
TOP Momenti

NPK “Sharri”: Ndalohet përdorimi i ujit për pije në Poroj, Xhepçisht dhe Reçicë

August 27, 2026
​Synimi për zgjerim të radikalizmit islamik e diskreditimi i figurave politike, Islami pas rastit “Sheholli: Secili që punon kundër shtetit do ta marrë dënimin e merituar
TOP Momenti

​Synimi për zgjerim të radikalizmit islamik e diskreditimi i figurave politike, Islami pas rastit “Sheholli: Secili që punon kundër shtetit do ta marrë dënimin e merituar

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?