By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: E konfirmon Gjykata Themelore: Më 7 shtator nis gjykimi ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh e shantazh
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
E konfirmon Gjykata Themelore: Më 7 shtator nis gjykimi ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh e shantazh
Lajme

E konfirmon Gjykata Themelore: Më 7 shtator nis gjykimi ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh e shantazh

Momenti
Published: August 27, 2026

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar për 7 shtator 2026 seancën fillestare ndaj Fatmir Shehollit, i cili ngarkohet për “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se seanca u caktua për 7 shtator, duke filluar nga ora 9:30.

Your browser does not support the video tag.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 25 gusht 2026 ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për dy vepra penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Sheholli ngarkohet se zbatoi planin operativ të përgatitur nga një zyrtar i Shërbimit Informativ të Serbisë (BIA), duke i përcjellë atij informacione e dokumente lidhur me aktivitetet politike dhe gjendjen e sigurisë në Kosovë, me qëllim dëmtimin e interesave të vendit, si dhe ndërhyrjen direkte në procesin zgjedhor të mbajtur më 12 tetor 2025. Gjithashtu, akuzohet se derisa ishte në paraburgim, shantazhoi të dëmtuarin Arben Jetullahu, duke e dëmtuar mbi 13 mijë euro nën kërcënimin se do t’i publikonte në media video-incizime e informacione që ia dëmtojnë reputacionin e autoritetin.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se nga data e pacaktuar e deri më 9 tetor 2025 në territorin e Kosovës, në vazhdimësi dhe me dashje direkte, Fatmir Sheholli në cilësi të personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë (i njohur si BIA), ka vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të caktuara nga zyrtar i lartë i BIA-s, Bojan Dimiç.

Në aktakuzë thuhet se zyrtari i BIA-s nga i cili Sheholli ka marrë urdhra, shërben si drejtor në Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.

Tutje, në aktakuzë thuhet se Sheholli mblodhi, siguroi dhe përmes komunikimeve dhe mesazheve telefonike ka përcjellë te zyrtari në fjalë informacione dhe dokumente që lidhen me aktivitetet politike dhe gjendjen e sigurisë dhe funksionin e institucioneve në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Fatmir Sheholli ka zbatuar në tërësi planin operativ të përgatitur nga ky zyrtari i BIA-s serbe me synim dëmtimin e interesave të Republikës së Kosovës dhe ndërhyrjen direkt në procesin zgjedhor të mbajtur më 12 tetor 2025.

Kjo pasi që sipas aktakuzës, më 29 shtator 2025 rreth orës 14:00 Sheholli i shoqëruar nga një familjar i tij ka përdorur automjetin “AUDI” ka udhëtuar në Mitrovicën e Veriut dhe se në parkingun e Shkollës Teknike e në afërsi të një kafeneje, nga një person i paidentifikuar ka pranuar materiale me përmbajtje audio dhe transkripte bisedash.

Sipas aktakuzës këto audio dhe transkrpite janë të disa zyrtarëve të lartë të Ministrisë për Komunitetet dhe Kthim në Republikën e Kosovës e të destinuara për komprementim të tyre. Për këtë shërbim, Sheholli sipas aktakuzës ka marrë shumën prej 5 mijë euro.

Në aktakuzë thuhet se në zbatim të planit të zyrtarit të BIA-s, materialet e marra ia dorëzoi gazetarit Milaim Zeka duke ia dhënë edhe shumën prej 1 mijë euro, si dhe duke e udhëzuar njëkohësisht edhe për mënyrën dhe kohën e publikimit të tyre në emisionin e tij dhe atë disa ditë përpara ditës së votimit për zgjedhjet lokale.

Kështu, thuhet se përmes këtyre veprimeve në funksion të detyrave të caktuara nga BIA, Sheholli ka dëmtuar seriozisht interesat shtetërore, diskreditimin e institucioneve dhe zyrtarëve të tyre, ka kontribuar në thellimin e përçarjeve shoqërore, si dhe ka mundësuar ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të një shërbimi të huaj informativ në një proces zgjedhor në Republikën e Kosovës.

Me këto veprime, Fatmir Sheholli ngarkohet me veprën penale “Spiunazhi” nga neni 124, paragrafi 3 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në pikën dy të aktakuzës, thuhet se Sheholli nga viti 2022 e deri në muajin dhjetor 2025 përshirë edhe periudhën sa ndodhej në paraburgim, me qëllim përfitimin e kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, ka shantazhuar të dëmtuarin Arben Jetullahu, pronar i një biznesi në Republikën e Kosovës.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri detyroi të dëmtuarin të veprojë në dëm të pasurisë së tij në shumën që tejkalon 13 mijë euro, duke i kërkuar para kinse në emër të huazimit dhe se pastaj përmes kërcënimit se në rast të mosdhënies së parave do të publikonte në media video-incizime dhe informacione që dëmtojnë rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin e të dëmtuarit.

Gjithnjë sipas aktakuzës, këto veprime të Shehollit janë vërtetuar përmes masave të fshehta hetimore, ku vërtetohet se gjatë periudhës sa Sheholli ka qenë në paraburgim, përmes një familjari të tij ka dërguar porosi kërcënuese duke kërkuar shumën mujore prej 700 euro euro me paralajmërimin se në të kundërtën publikon video-incizimet.

Sipas aktakuzës, i dëmtuari nga frika, përmes një punëtori tij i ka dorëzuar te familjari i Shehollit shumën e parave prej 500 euro.

Andaj, për këto veprime Sheholli ngarkohet edhe me veprën penale “Shantazhi” nga neni 329, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së.

Prokuroria ka propozuar që Shehollit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor. Si dhe, që sendet dhe pasuria e sekuestruar (përfshirë 3 mijë e 185 euro) të sekuestruara nga i pandehuri, sipas urdhrit ndalues përfundimtar të gjykatës, të konsifkohen pas përfundmit të gjykimit.

Prokuroria ka propozuar që në cilësi të të dëmtuarit/dëshmitarit të ftohet Nenad Rashiq, si dhe në cilësinë e dëshmitarit Milaim Zeka.

Sa i përket provave të përmendura në aktakuzë për veprën e spiunazhit, thuhet se i pandehuri, gjatë periudhës së konfliktit në Kosovë por edhe më herët, ka qenë pjesë e strukturave të atëhershme të sigurimit jugosllav, e po ashtu ka ushtruar edhe veprimtari mediale në Radio Televizionin e Prishtinës të administruar nga regjimi i dhunshëm serb dhe më pas në televizionin “AS TV”, ku ka realizuar materiale dhe intervista që përputheshin me narrativën zyrtare të autoriteteve serbe, e në dëm të interesave të popullsisë shqiptare në Kosovë.

Aty thuhet se në një intervistë më 1999 për gazetën e njohur ndërkombëtare “Los Angeles Times”, Sheholli kishte deklaruar se: “forcat serbe nuk po kryenin gjenocid në Kosovë, por vetëm krime individuale”. Po ashtu, thuhet se ekzistojnë edhe intervista dhe paraqitje publike të të pandehurit nga Beogradi, në të cilat ai kishte kritikuar UÇK-në, NATO-në dhe politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, duke paraqitur pretendime se UÇK-ja ishte krijuar dhe mbështetur nga shërbimet amerikane.

The post E konfirmon Gjykata Themelore: Më 7 shtator nis gjykimi ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh e shantazh appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Armend Muja e çon shefin e AUV-it si Drejtor të përkohshëm të Agjencisë së Pyjeve
Përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së në Kuvend, Gruda: Mesazh i qartë
Pretendimet e Vuçiq rreth verdiktit të Hagës për Hashim Thaçin: Do të jetë kryesisht vendim lirues
Meta vendos kufizime të reja për përdorimin e Instagramit nga të miturit
KEK aktivizon Task-Forcën për sigurinë në punë pas aksidenteve të fundit

LEXO GJITHASHTU

Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin
Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin
TOP Momenti
Arrestohet një person në Junik, Policia sekuestron pushkë gjysmëautomatike dhe 40 fishekë
Arrestohet një person në Junik, Policia sekuestron pushkë gjysmëautomatike dhe 40 fishekë
TOP Momenti
Kuvendi i KMSHK-së mori vendime për 27 ankesa
Kuvendi i KMSHK-së mori vendime për 27 ankesa
TOP Momenti
I akuzuar në Norvegji, kapet në Durrës – pamje nga arrestimi i norvegjezit nga Policia e Shtetit
I akuzuar në Norvegji, kapet në Durrës – pamje nga arrestimi i norvegjezit nga Policia e Shtetit
TOP Momenti
Mickoski: Për dy vite kemi krijuar 17 mijë vende të reja pune
Mickoski: Për dy vite kemi krijuar 17 mijë vende të reja pune
TOP Momenti

You Might Also Like

REL: Shtetet e Baltikut po përgatiten për kërcënimin nga Rusia
Lajme

REL: Shtetet e Baltikut po përgatiten për kërcënimin nga Rusia

August 28, 2026
Shoqata e Industrisë së Qumështit ia zë derën ministrit Muja me kërkesa, kanë një paralajmërim
Lajme

Shoqata e Industrisë së Qumështit ia zë derën ministrit Muja me kërkesa, kanë një paralajmërim

August 28, 2026
U mbyt në lumin Drin, gjendet pas disa orë kërkimesh trupi i pajetë i 7-vjeçares
Lajme

U mbyt në lumin Drin, gjendet pas disa orë kërkimesh trupi i pajetë i 7-vjeçares

August 28, 2026
Homazhe në Kalludër, familjarët e 23 të zhdukurve vizitojnë varrezën masive
Lajme

Homazhe në Kalludër, familjarët e 23 të zhdukurve vizitojnë varrezën masive

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?