By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ASK: Bie qarkullimi në sektorin e shërbimeve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
ASK: Bie qarkullimi në sektorin e shërbimeve
Lajme

ASK: Bie qarkullimi në sektorin e shërbimeve

Momenti
Published: August 19, 2026

Numri i të punësuarve në sektorin e shërbimeve u rrit për 3,27 për qind në qershor 2026, ndërsa fondi i pagave dhe mëditjeve shënoi ngritje prej 14,83 për qind krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Megjithatë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), qarkullimi në këtë sektor ra për 0,37 për qind

Your browser does not support the video tag.

Sipas ASK-së, rritja më e madhe e qarkullimit u regjistrua në veprimtaritë botuese, prodhimin audiovizual, transmetimin, telekomunikimin, programimin kompjuterik dhe shërbimet e informacionit, me 11,37 për qind.

ASK bën të ditur po ashtu se qarkullimi në bare dhe restorante u shtua për 10,79 për qind, në veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike për 7,28 për qind, ndërsa në hotele për 6,60 për qind.

Në anën tjetër, transporti dhe magazinimi shënuan rënie prej 15,51 për qind, kurse veprimtaritë administrative dhe mbështetëse prej 8,26 për qind.

Sa i përket punësimit, rritja më e lartë u evidentua në bare dhe restorante, me 6,13 për qind. Në veprimtaritë botuese, audiovizuale, telekomunikuese dhe të teknologjisë së informacionit, numri i të punësuarve u shtua për 3,61 për qind

Ngritje pati edhe në veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike, me 3,42 për qind; transport dhe magazinim, me 2,48 për qind; hotele, me 0,67 për qind; si dhe në shërbimet administrative e mbështetëse, me 0,49 për qind.

Fondi i pagave dhe mëditjeve u rrit në të gjitha aktivitetet e përfshira në publikimin e ASK-së. Ngritja më e madhe u regjistrua në bare dhe restorante, me 21,33 për qind.

Te veprimtaritë botuese, audiovizuale, telekomunikuese dhe shërbimet e informacionit, fondi u shtua për 14,31 për qind, ndërsa në aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike për 14,30 për qind.

Rritje pati edhe në veprimtaritë administrative dhe mbështetëse, me 13,21 për qind; hotele, me 12,87 për qind; si dhe në transport dhe magazinim, me 11,75 për qind. /KosovaPress

The post ASK: Bie qarkullimi në sektorin e shërbimeve appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Banorët pa autobusë: Nga sot, katër fshatra ndërpresin linjat drejt Prishtinës
Gjermani: Gjithnjë e më shumë të rinj pa punë dhe pa zanat
“Miqtë e Amerikës” organizojnë aktivitet për 80-vjetorin e Bill Clintonit
PDK-ja nuk tërhiqet: Për të pestën ditë bllokon hyrjen e Qeverisë, i bashkohen edhe prodhuesit
Gjermania pritet të rizgjasë kontrollet kufitare

LEXO GJITHASHTU

Pse BIA interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?
Pse BIA interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?
TOP Momenti
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, sot nis rigjykimi
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, sot nis rigjykimi
Lajme
Kosova dominon turizmin në Shqipëri, 37% e hyrjeve janë nga kosovarët
Kosova dominon turizmin në Shqipëri, 37% e hyrjeve janë nga kosovarët
Lajme
Trump shtyu vendosjen e tarifave ndaj Kanadasë
Trump shtyu vendosjen e tarifave ndaj Kanadasë
Lajme
Sot s’ka kufizim të qarkullimit të kamionëve
Sot s’ka kufizim të qarkullimit të kamionëve
Lajme

You Might Also Like

Bisedimet SHBA-Iran kanë mbetur në një ngërç – zhvillimet e fundit
Lajme

Bisedimet SHBA-Iran kanë mbetur në një ngërç – zhvillimet e fundit

August 19, 2026
ShBA-ja i vendos sanksione kryetares së Gjykatës Penale Ndërkombëtare
Lajme

ShBA-ja i vendos sanksione kryetares së Gjykatës Penale Ndërkombëtare

August 19, 2026
Aleanca mban konferencë për media në Kuvendin e Kosovës
Lajme

Aleanca mban konferencë për media në Kuvendin e Kosovës

August 19, 2026
Kapet kosovari në Kroaci, po tentonte të kontrabandonte të 43 orë të dorës
Lajme

Kapet kosovari në Kroaci, po tentonte të kontrabandonte të 43 orë të dorës

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?