By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ashtu si Hitleri para tij, Vladimir Putini po shkatërrohet nga paranoja
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ashtu si Hitleri para tij, Vladimir Putini po shkatërrohet nga paranoja
TOP Momenti

Ashtu si Hitleri para tij, Vladimir Putini po shkatërrohet nga paranoja

Momenti
Published: July 8, 2026

Pasi i shpëtoi vdekjes për një fije, në komplotin e vitit 1944, Hitleri u shndërrua në një plak delirant, të pushtuar nga iluzionet.

Nga: Peter Caddick-Adams / The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Your browser does not support the video tag.

Ishte ora 12:42 kur shpërtheu çanta. Data ishte e enjte, 20 korrik 1944, dhe vendi ishte selia e Adolf Hitlerit në Prusinë Lindore. Këtë herë, komplotistët që shpresonin ta largonin Fyhrerin menduan se kishin pasur sukses.

Megjithatë, çanta me bombën e kolonelit Claus von Stauffenberg u zhvendos pa dashje nga një oficer i shtabit, duke u lënë pranë njërës këmbë të tavolinës prej lisi ku zhvillohej konferenca. Aty ajo shpërtheu, duke vrarë ose plagosur 24 persona.

Your browser does not support the video tag.

Por, Hitleri, i mbrojtur nga këmba e tavolinës, u godit vetëm nga copëzat e drurit. Ky ishte i fundit nga më shumë se 40 atentate kundër jetës së Hitlerit, të gjitha të dështuara për shkak të ndryshimeve të tij të paparashikueshme të programit dhe shërbimeve të shumta të sigurisë që e mbanin të mbrojtur.

Duke pasur parasysh atë komplot famëkeq, nuk nga vjen si befasi lajmi se Vladimir Putini e ka rritur njësinë e tij të sigurisë personale në më shumë se 800 oficerë. Ai, ashtu si autokratët para tij, ai u ngjit në pushtet përmes veprave të përgjakshme – dhe për këtë arsye i druhet një trajtimi të ngjashëm nga rivalët e tij (ose sabotuesit ukrainas).

Presidenti Harry S. Truman e përmblodhi Hitlerin, Stalinin dhe të tjerët nga e njëjta kategori e njollosur, duke thënë se ata sundonin sipas doktrinës “se individi nuk ka asnjë rëndësi; se shteti është i vetmi që ka rëndësi; dhe se burrat, gratë dhe fëmijët janë vënë në Tokë vetëm për t’i shërbyer shtetit”.

Në mënyrë që autokratët të kontrollojnë veprimet dhe mendimet e nënshtetasve të tyre, nevojitet një aparat i gjerë sigurie. Rrethet koncentrike të mbrojtjes shoqërohen me informatorë, të cilët ia raportojnë dyshimet e veta policisë sekrete ose milicisë shtetërore.

Në rastin e Putinit, kjo është FSB-ja, ku ai vetë ka shërbyer dikur. Hitleri kishte Gestapon, ndërsa Honeckeri – pasardhësi i tij në Gjermaninë Lindore – krijoi Stasin. Në kohën tonë, ajatollahët në Teheran kanë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike.

Këto organizata shpejt bëhen shtet brenda shtetit, duke vënë miliona njerëz nën mbikëqyrje, duke u dhënë besueshmëri denoncimeve dhe xhelozive të çdo informatori dhe duke i regjistruar personat e denoncuar si veprimtarë kundër shtetit.

Meqenëse diktatori është vetë shteti, çdo sjellje e pazakontë mund të konsiderohet kërcënim për udhëheqësin. Nevojiten qendra ndalimi dhe skuadra vrasëse. Numri i viktimave pas atentatit të Stauffenbergut kundër Hitlerit arriti në mbi pesë mijë para përfundimit të luftës.

Por, ata që sundojnë me shpatë, shpesh vdesin prej saj. Siç është shprehur dikur Margaret Thatcher: “Kur ndal një diktator, gjithmonë ka rreziqe. Por, ka rreziqe edhe më të mëdha nëse nuk e ndal një diktator”.

Dhe, kështu, nga frika se armiqtë po përpiqen të të eliminojnë, rrota e pafund e sigurisë personale shndërrohet në një obsesion.

Duke përfshirë të gjithë informatorët me kohë të pjesshme, policia sekrete e Gjermanisë Lindore llogaritet të ketë pasur një polic sekret për çdo 6.5 gjermanolindorë. Për krahasim, Gestapoja e Hitlerit kishte një për çdo 2 000 banorë.

Putini i druhet çdo kërcënimi ndaj regjimit të tij po aq sa i druhej Hitleri çdo kërcënimi ndaj të vetit. Ai shpreson se teknologjia dhe organizatat e tij të shumta e të mbivendosura të sigurisë do ta neutralizojnë çdo opozitë.

Qysh në mars, Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), me seli në Amsterdam, identifikoi një gjendje gatishmërie të lartë në Kremlin, të përqendruar te “rreziku i një komploti ose përpjekjeje për grusht shteti kundër presidentit rus. Veçanërisht, frika nga dronët për një atentat të mundshëm të kryer nga anëtarë të elitës politike ruse”.

Njësia e truprojave që mbron Putinin dhe rrethin e tij të ngushtë është Shërbimi Federal i Mbrojtjes, me 50 000 efektivë. Trupa e saj e brendshme, e përzgjedhur tërësisht me kujdes dhe politikisht e besueshme, ka njoftuar një rritje nga 785 në 812 operativë. Analistët me përvojë kanë arritur në përfundimin se kjo është një njësi prej 27 pilotësh të aftë dronësh.

Këto masa shtesë u morën pas vrasjes së gjeneralit Fanil Sarvarov, besnik i Putinit dhe veteran i luftërave në Çeçeni dhe Siri, i cili humbi jetën nga një bombë e vendosur në automjetin e tij në Moskë, në dhjetor të vitit të kaluar.

Menjëherë pas kësaj, personelit që punon pranë Putinit nuk iu lejua më të përdorte transportin publik ose telefonat celularë. Sinjalet e telefonisë celulare tani bllokohen rregullisht kur ai ndodhet në afërsi, ndërsa personelit kyç i janë shpërndarë çadra prej kevlari.

Për t’i fshehur edhe më tej lëvizjet e tij, Putini përdor deri në dymbëdhjetë sozi dhe ka disa zyra të mobiluara në mënyrë identike në Moskë, Shën Petersburg, në daçat e tij të ndryshme dhe në bordin e trenit të tij, në mënyrë që vendndodhja e tij të mbetet e fshehtë edhe gjatë videokonferencave me zyrtarë dhe gazetarë.

Njëkohësisht, sipas OCCRP-së, sistemet e mbikëqyrjes janë instaluar edhe në shtëpitë e kuzhinierëve, fotografëve dhe truprojave.

Përfshirja e kuzhinierëve është interesante, pasi gjyshi nga ana e babait i Putinit, Spiridoni, dikur punoi si kuzhinier për Leninin dhe Stalinin, ndërsa Vladimiri i ri u rrit duke dëgjuar rrëfime për plakun që përgatiste ushqime për elitën sovjetike.

Ai përdor degustues ushqimi – ndoshta për shkak të historisë së tij të përdorimit të helmeve kundër kundërshtarëve, si në rastet e Alexander Litvinenkos në vitin 2006, Sergei Skripalit në vitin 2018 dhe Alexei Navalnyt në vitin 2020.

E gjithë kjo ndodh sepse, si ish-oficer i policisë sekrete, i brumosur me traditat e përgjakshme të KGB-së dhe paraardhëses së saj, NKVD-së, Putini i njeh rregullat e lojës.

Ai e kupton se disa kërcënime ndaj tij janë të imagjinuara, por edhe se, sa më shtypës të bëhet regjimi i tij, aq më shumë armiq krijon.

Çanta me bombë e von Stauffenbergut ishte momenti kur komplotistët kundër Hitlerit iu afruan më shumë suksesit. Megjithatë, si pasojë, Fyhreri u shndërrua në një plak delirant, të pushtuar nga iluzionet, i cili fshihej në bunkerë dhe, nëntë muaj më vonë, vdiq në njërin prej tyre.

Putini duket se po shkon në të njëjtin drejtim. /Telegrafi/

You Might Also Like

KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
“Ëndrra është ende gjallë”, Granit Xhaka reagon në rrjetet sociale pas kualifikimit në çerekfinale të Kupës së Botës
Pas certifikimit të zgjedhjeve, afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit nis nga nesër
Daniela Dimovska zgjidhet kryetare e Gjykatës Penale të Shkupit
Shenjat që jep trupi 1 muaj para sulmit në zemër

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Bekë Berisha dhe Burim Ramadani marrin mandatin e deputetit, pas tërheqjes së Gjinit dhe Haradinajt
TOP Momenti

Bekë Berisha dhe Burim Ramadani marrin mandatin e deputetit, pas tërheqjes së Gjinit dhe Haradinajt

July 8, 2026
Dogana e Kosovës ndalon 128 palë këpucë të markave të mbrojtura në pikën kufitare
TOP Momenti

Dogana e Kosovës ndalon 128 palë këpucë të markave të mbrojtura në pikën kufitare

July 8, 2026
Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, në vend të tyre hynë Berisha dhe Ramadani
TOP Momenti

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, në vend të tyre hynë Berisha dhe Ramadani

July 8, 2026
KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, Aleanca me dy ndryshime në listën e deputetëve
TOP Momenti

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, Aleanca me dy ndryshime në listën e deputetëve

July 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?