By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ASH: One Stop Shop projekt bilateral Shqipëri – Maqedoni e Veriut, jo arritje partiake e VLEN-it
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
ASH: One Stop Shop projekt bilateral Shqipëri – Maqedoni e Veriut, jo arritje partiake e VLEN-it
TOP Momenti

ASH: One Stop Shop projekt bilateral Shqipëri – Maqedoni e Veriut, jo arritje partiake e VLEN-it

Momenti
Published: June 17, 2026

Aleanca për Shqiptarët tha se “One Stop Shop” me Shqipërinë nuk ishte as premtim i VLEN e as arritje e tyre, pasi siç thanë, përgatitjet për këtë sistem kanë filluar në vitin 2019, marrëveshja qeveritare është nënshkruar më 14 nëntor 2022 ndërsa inaugurimi zyrtar është bërë në korrik të vitit 2023. ASH tha se ” VLEN nuk ka qenë as iniciator, as propozues, as bartës i këtij procesi” dhe shtoi se “kjo nuk është arritje. Është përvetësim politik i punës së dikujt tjetër”

“Atëherë, për cilin premtim të realizuar flet deputeti Qoku? Në politikë nuk është e ndershme të marrësh meritën për punën e të tjerëve. Nëse VLEN ka kapacitet, le të tregojë çfarë ka realizuar vetë gjatë këtyre dy viteve në qeveri. Le të tregojë një projekt konkret për shqiptarët. Le të arsyetojë mandatin me punë, jo me statuse në Facebook”.

Your browser does not support the video tag.

“Në vend që të përvetësoni projekte të nisura dhe të realizuara para jush, zbatoni ligjin. Mundësojuni studentëve shqiptarë që edhe pjesën praktike të provimit të jurisprudencës ta japin në gjuhën shqipe. Aty matet guximi politik. Aty shihet përfaqësimi i vërtetë.
Është e papranueshme që një deputet, në mungesë të projekteve dhe rezultateve, të dalë para qytetarëve dhe të shesë si arritje të subjektit të tij një punë që as nuk e ka propozuar, as nuk e ka udhëhequr, as nuk e ka realizuar”.

Qytetarët, sidomos shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, nuk kanë nevojë për përfaqësues që vrapojnë pas meritave të huaja. Ata kanë nevojë për njerëz që punojnë, që mbajnë fjalën dhe që guxojnë të zgjidhin çështjet që i prekin drejtpërdrejt.
Kjo nuk është arritje. Është përvetësim politik i punës së dikujt tjetër. Propaganda e thatë nuk e mbulon mungesën e rezultateve. Tregoni çfarë keni bërë ju. Cilat premtime i keni realizuar. Cilin projekt e keni nisur, udhëhequr dhe përfunduar vetë për shqiptarët”, tha ASH.

Your browser does not support the video tag.

You Might Also Like

Kapen me lëndë narkotike, ndalohen 11 persona në Shkup
“Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Larg duart nga flamingot tanë!
Doganat e RMV-së: Bizhuteri ari me vlerë 1.1 milion denarë janë sekuestruar në Bogorodicë
8 vjet në pushtet janë boll!
Georgiev: Do t’i propozojë Radevit t’i kërkojë BE-së të pezullojë të gjitha fondet për Maqedoninë e Veriut

You Might Also Like

Putini e ka poshtëruar Britaninë në Kanalin Anglez
TOP Momenti

Putini e ka poshtëruar Britaninë në Kanalin Anglez

June 17, 2026
Ndalohen tre persona për keqpërdorim detyre – në mesin e tyre një noter
TOP Momenti

Ndalohen tre persona për keqpërdorim detyre – në mesin e tyre një noter

June 17, 2026
U largua nga PS-ja para disa dite, Koçeku me mesazh: Nëse familjes sime i preket një qime floku, do t’ju shkatërroj
TOP Momenti

U largua nga PS-ja para disa dite, Koçeku me mesazh: Nëse familjes sime i preket një qime floku, do t’ju shkatërroj

June 17, 2026
Fondacioni bullgar “Maqedonia” do të bllokojë të dielën tre pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut
TOP Momenti

Fondacioni bullgar “Maqedonia” do të bllokojë të dielën tre pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut

June 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?