By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 8 vjet në pushtet janë boll!
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
8 vjet në pushtet janë boll!
TOP Momenti

8 vjet në pushtet janë boll!

Momenti
Published: June 17, 2026

Kryeministri i ri i Hungarisë ndryshon Kushtetutën dhe kufizon mandatin në tetë vjet – një hap i pazakonshëm, por i drejtë. Ndoshta nga ky vendim mund të mësojnë edhe disa shtete të Ballkanit ku demokracia është shndërruar në fasadë dhe kapadaillëku i ka bërë shtetet në sulltanate personale.

Péter Magyar është pak më shumë se një muaj në detyrë. Në këtë kohë të shkurtër, kryeministri i ri hungarez u përpoq të largojë nga postet e tyre disa figura kyçe të regjimit të vjetër – ndër ta edhe presidentin e shtetit. Magyar dështoi për momentin, sepse ultimatumet e tij nuk patën efekt.

Your browser does not support the video tag.

Të paktën, disa komisione hetimore parlamentare kanë filluar të hetojnë skandalet dhe aferat e qeverisë së kryeministrit shumëvjeçar Viktor Orbán. Por kjo kërkon kohë.

Marrëdhëniet e Hungarisë me Brukselin janë shtendosur dukshëm, megjithatë konflikti me BE-në rreth politikës së migracionit dhe furnizimeve me energji nga Rusia vazhdon të mbetet i pazgjidhur.

Your browser does not support the video tag.

Këtë javë Magyar arriti të realizojë të paktën një premtim qendror elektoral. Ai shfrytëzoi shumicën e tij parlamentare për të ndryshuar Kushtetutën: në të ardhmen, një kryetar qeverie mund të qëndrojë në detyrë maksimumi tetë vjet – dhe kjo do të hyjë në fuqi nëse presidenti i shtetit e miraton vendimin parlamentar.

Mbështetësit e Viktor Orbánit janë revoltuar kundër ndryshimeve kushtetutese. Argumenti i tyre: Orbáni, i cili qeverisi vendin gjithsej 16 vjet dhe e shndërroi atë në një demokraci iliberale, nuk do të mund të kandidojë më në të ardhmen. Por e vërteta e plotë është se kjo rregullore e re vlen njësoj edhe për pasardhësin e tij, Péter Magyarin.

Edhe nëse kufizimi i mandatit të kryeministrit mund të duket i pazakonshëm në një demokraci parlamentare, ekzistojnë arsye për ta bërë këtë: Së pari, rriten shanset për rotacion pushteti dhe garë më të gjallë politike, gjë që ia hap rrugën edhe brezit të ri për të hyrë në politikë.

Së dyti, pikërisht përvoja në Evropën Lindore dhe Ballkan tregon: sa më gjatë të qëndrojë një kryeministër në pushtet, aq më i madh është rreziku që vendi të rrëshqasë drejt autokracisë. Pasojat e dehjes nga pushteti janë, së treti, fatale: korrupsioni dhe nepotizmi lulëzojnë, mediat futen nën kontroll, ndarja e pushteteve pezullohet.

Pikërisht kjo ndodhi në Hungarinë e Orbánit – dhe ky obsesion me pushtetin shfaqet në mënyrë edhe më shkatërruese në vendin fqinj, Serbinë. Atje, presidenti Aleksandar Vuçiq, qeveris që nga viti 2012 si sundimtar absolutist dhe, me disa përjashtime, ka vënë nën kontroll institucionet e pavarura.

Një pamje po aq e zymtë paraqitet edhe në Shqipëri – megjithëse ky vend, ashtu si Serbia, është kandidat për anëtarësim në BE. Atje, kryeministri Edi Rama qeveris që nga viti 2013 pa ndërprerje. Ai ka depëtuar në administratën shtetërore me një rrjet partiak që i detyron qytetarët të mbështesin partinë qeverisëse. Ndërkohë, Rama ka humbur kaq shumë lidhjen me realitetin, sa i krahason të rinjtë që protestojnë plotësisht paqësisht kundër një projekti turistik të klanit Trump me xhelatët e Musolinit. Qëllimi i tij – siç e ka shpallur vetë, është të qeverisë Shqipërinë deri në vitin 2050.

Edhe demokraci të konsoliduara si Franca apo SHBA-ja njohin kufizime mandatesh për presidentët e tyre, për të parandaluar kultin e personalitetit. Nëse as këto shtete nuk kanë nevojë për monarkë republikanë, atëherë kjo vlen edhe më tepër për demokracitë më pak të qëndrueshme si ato në Evropën Lindore dhe Ballkan./Telegrafi/.

You Might Also Like

Therje me thikë në Fushë Kosovë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Zgjedhjet e 7 qershorit – LVV kryeson në 24 komuna, PDK në dy, AAK në një
Të premten dhe të shtunën takime mes partnerëve të koalicionit, do të diskutohet për rikonstruimin e Qeverisë
Përmirësimi i situatës së sigurisë, Rutte: KFOR-i në të ardhmen do të ketë deri në 3.500 trupa
Në vendkalimin kufitar Bllacë ndalohet një 45-vjeçar nga Kosova, kërkohej nga Interpoli

You Might Also Like

Tragjedi në rrugën Carralevë-Komoran, i mituri humb jetën në aksident
TOP Momenti

Tragjedi në rrugën Carralevë-Komoran, i mituri humb jetën në aksident

June 17, 2026
Qendra për ndryshime klimatike: Maqedonia po përballet me rrezik të shtuar nga thatësia
TOP Momenti

Qendra për ndryshime klimatike: Maqedonia po përballet me rrezik të shtuar nga thatësia

June 17, 2026
Mickoski për zjarrvënësin para Ambasadës bullgare: I janë konfiskuar telefonat, të shohim me kë ka komunikuar
TOP Momenti

Mickoski për zjarrvënësin para Ambasadës bullgare: I janë konfiskuar telefonat, të shohim me kë ka komunikuar

June 17, 2026
Miliona euro cash në fuçi 50 litërshe, dalin detaje nga rrjeti i trafikut të kokainës
TOP Momenti

Miliona euro cash në fuçi 50 litërshe, dalin detaje nga rrjeti i trafikut të kokainës

June 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?