Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë, nën dyshimin se ka tentuar t’i japë ryshfet një zyrtari policor.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 05:45.
I dyshuari është arrestuar nga zyrtarët policorë, ndërsa është sekuestruar edhe monedha që dyshohet se është përdorur për dhënien e ryshfetit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.
The post Arrestohet një shtetas serb në Jarinjë, dyshohet se i ofroi ryshfet policit appeared first on Gazeta Express.

