Një shtetas ukrainas, i dyshuar për përfshirje në shpërthimet e vitit 2022 në gazsjellësit Nord Stream 1 dhe 2, është arrestuar në qytetin kroat të Pulës.
Prokuroria gjermane bëri të ditur se Vladimir Z. ishte zhytës i trajnuar dhe dyshohet se ishte pjesë e një grupi të udhëhequr nga një tjetër shtetas ukrainas, Serhii K. i cili akuzohet se ka organizuar vendosjen e eksplozivëve pranë ishullit danez Bornholm.
Autoritetet kroate e arrestuan atë në bazë të një urdhër-arresti evropian, ndërsa pritet të ekstradohet në Gjermani.
Shpërthimet e shtatorit 2022 dëmtuan rëndë tubacionet Nord Stream, të cilat transportonin gazin rus drejt Evropës, shkruan Reuters.
The post Arrestohet në Kroaci i dyshuari i dytë për sabotimin e gazsjellësve Nord Stream appeared first on Gazeta Express.

