By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Arrestohen tre persona në Pejë, dyshohet se organizonin lojëra të fatit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Arrestohen tre persona në Pejë, dyshohet se organizonin lojëra të fatit
TOP Momenti

Arrestohen tre persona në Pejë, dyshohet se organizonin lojëra të fatit

Momenti
Published: August 10, 2026

Tre persona janë arrestuar në fshatin Rashiq të Pejës, nën dyshimin për veprat penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është zbuluar pas pranimit dhe trajtimit të informacioneve se në një lokal në Rashiq disa persona po zhvillonin veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Your browser does not support the video tag.

Më 8 gusht, Sektori Rajonal për Hetime, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, në asistim të Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe me autorizim ligjor, ka kryer kontroll dhe bastisje në lokalin në fjalë.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar si prova materiale një kuti me çipa për organizimin e lojërave të pokerit, një armë automatike AK-47, një karikator me 10 fishekë, si dhe një mjet të mprehtë.

Tre personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë intervistuar nga hetuesit kompetentë.

Pas përfundimit të veprimeve fillestare hetimore, me vendim të organit kompetent, dy të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa një tjetër është liruar dhe rasti ndaj tij do të procedohet në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, duke u bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe të raportojnë rastet e dyshuara. /Telegrafi/

You Might Also Like

Trepça suspendon dy punonjës, dyshohet se organizuan transport të xehes jashtë orarit
Të enjten dhe të premten priten reshje shiu në Maqedoni
Abdullah Prapashtica dhe infiltrimi në Sigurimin Jugosllav – sonte në “Debat Plus”
Kurti: Zgjerimi ushtarak i Serbisë lidhet me synimet e saj hegjemoniste
​Haxhiu me kërkesë ndaj ambasadorëve: Partnerët tanë duhet ta dinë se edhe sot po gjenden dëshmi të krimeve të luftës

LEXO GJITHASHTU

Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin!
Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin!
TOP Momenti
Deklaratat skandaloze të Vuçiqit për Ibrin, vjen grafiti kërcënues nga Serbia: Kur ushtria të kthehet në Kosovë
Deklaratat skandaloze të Vuçiqit për Ibrin, vjen grafiti kërcënues nga Serbia: Kur ushtria të kthehet në Kosovë
TOP Momenti
Kuvendi hap dyert tri ditë për bashkatdhetarët
Kuvendi hap dyert tri ditë për bashkatdhetarët
TOP Momenti
Ndalohet një person nga rrethina e Tetovës, voziti pa leje dhe shkaktoi aksident
Ndalohet një person nga rrethina e Tetovës, voziti pa leje dhe shkaktoi aksident
TOP Momenti
Përfundon asfaltimi, hapet për qarkullim segmenti 2 i rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë [video]
Përfundon asfaltimi, hapet për qarkullim segmenti 2 i rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë [video]
TOP Momenti

You Might Also Like

Pacolli: Zgjedhjet duhet të jenë alternativa e fundit, Kosovës i duhet marrëveshje
TOP Momenti

Pacolli: Zgjedhjet duhet të jenë alternativa e fundit, Kosovës i duhet marrëveshje

August 10, 2026
Çmimet e derivateve mbesin të pandryshuara nga dje
TOP Momenti

Çmimet e derivateve mbesin të pandryshuara nga dje

August 10, 2026
​Konjufca: Serbia është burim kryesor i kërcënimit për Kosovën
TOP Momenti

​Konjufca: Serbia është burim kryesor i kërcënimit për Kosovën

August 10, 2026
Konjufca: Do të vazhdojmë përpjekjet për konstituimin e Kuvendit
TOP Momenti

Konjufca: Do të vazhdojmë përpjekjet për konstituimin e Kuvendit

August 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?