By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Aliu: Vendet e vogla mund të jenë lidere në zgjidhjet digjitale në sistemet shëndetësore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Aliu: Vendet e vogla mund të jenë lidere në zgjidhjet digjitale në sistemet shëndetësore
TOP Momenti

Aliu: Vendet e vogla mund të jenë lidere në zgjidhjet digjitale në sistemet shëndetësore

Momenti
Published: June 5, 2026

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, po merr pjesë në takimin e dymbëdhjetë të nivelit të lartë të Nismës për Vendet e Vogla të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, i cili po mbahet në Riga, Latvi. Takimi dyditor i kushtohet një prej çështjeve më të rëndësishme për sistemet shëndetësore në Evropë – si vendet e vogla, në kushte të burimeve të kufizuara, migrimit të personelit shëndetësor, plakjes së popullsisë dhe rritjes së nevojave të pacientëve, mund të krijojnë zgjidhje të qëndrueshme dhe inovative për fuqinë punëtore në shëndetësi, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Vendet e vogla jo gjithmonë kanë burimet më të mëdha, por mund të kenë përshtatjen më të shpejtë, koordinimin më të mirë dhe vullnetin politik më të fortë për ndryshime. Qëllimi ynë është të ndërtojmë një sistem shëndetësor që e përdor më mirë dijen e punonjësve shëndetësorë, e zvogëlon barrën administrative dhe mundëson më shumë kohë për pacientët”, theksoi Aliu.

Your browser does not support the video tag.

Ministri Aliu mori pjesë në sesionin kushtuar optimizimit të fuqisë punëtore në shëndetësi, ku prezantoi Strategjinë Kombëtare për Shëndetësi Digjitale 2026–2030 si një nga proceset kryesore reformuese në vend. Ai theksoi se digjitalizimi nuk është vetëm modernizim teknik, por një mënyrë që sistemi shëndetësor të organizojë më mirë rrugën e pacientit, të lidhë nivelet e kujdesit shëndetësor dhe t’i ndihmojë punonjësit shëndetësorë të punojnë me më pak pengesa administrative dhe me qasje më të mirë në të dhënat relevante.

“Për ne, shëndetësia digjitale nuk është qëllim në vetvete. Ajo është një instrument për kujdes më të mirë. Kur të dhënat e ndjekin pacientin, mjeku ka një pasqyrë më të plotë, pacienti merr shërbim më të shpejtë dhe më të sigurt, ndërsa sistemi bëhet më i organizuar dhe më i përgjegjshëm”, tha Aliu.

Në këtë kontekst, ministri prezantoi hapat e ardhshëm që po ndërmerr Ministria e Shëndetësisë: rrugë të digjitalizuara të trajtimit, referim dhe triazh prioritar, zhvillim të ekipeve multidisiplinare që lidhin kujdesin shëndetësor primar, sekondar dhe terciar, si dhe projektin pilot për teledermatologji, i cili synon ta afrojë shërbimin specialistik te pacientët në zonat rurale dhe të largëta./Telegrafi/

You Might Also Like

Bastisje në Tetovë dhe Gostivar, policia gjen armë, municion dhe drogë
‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes
OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë
LSDM: Paga mesatare është ulur për 1,163 denarë, ndërsa shporta e konsumatorit ka arritur në 70 mijë denarë
Nën ndikim të alkoolit dëmtoi dyer dhe reflektorët e kishës, intervistohet i dyshuari në Prizren

LEXO GJITHASHTU

Kamera e sigurisë filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Vata
Kamera e sigurisë filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Vata
Lajme
Një nga të burgosurit politikë më të rinj të Rusisë mbush 18 vjet dhe përballet me akuza të reja
Një nga të burgosurit politikë më të rinj të Rusisë mbush 18 vjet dhe përballet me akuza të reja
Lajme
Veteranët mbështesin propozimin e Haradinajt që Hashim Thaçi të zgjidhet President, kanë një thirrje për partitë
Veteranët mbështesin propozimin e Haradinajt që Hashim Thaçi të zgjidhet President, kanë një thirrje për partitë
Lajme
“10 ditë afat për t’i larguar pajisjet”, Pacollit i reagojnë nga restoranti në Radoniq: S’na është dorëzuar asnjë vendim, puna vazhdon
“10 ditë afat për t’i larguar pajisjet”, Pacollit i reagojnë nga restoranti në Radoniq: S’na është dorëzuar asnjë vendim, puna vazhdon
Lajme
Kurti për kapjen e armatimit në Veri: Po merret nga duart e atyre që janë kriminelë ose nga kriminelët potencialë
Kurti për kapjen e armatimit në Veri: Po merret nga duart e atyre që janë kriminelë ose nga kriminelët potencialë
Lajme

You Might Also Like

I mituri merr AK-47, gjatë manipulimit godet vëllanë 10 vjeçar – detaje të rastit në Podujevë
TOP Momenti

I mituri merr AK-47, gjatë manipulimit godet vëllanë 10 vjeçar – detaje të rastit në Podujevë

August 22, 2026
​“Absurde që ura e Ibrit të mbahet e mbyllur”, Kurti: Pasdite takohem me komandantin e KFOR-it
TOP Momenti

​“Absurde që ura e Ibrit të mbahet e mbyllur”, Kurti: Pasdite takohem me komandantin e KFOR-it

August 22, 2026
OBRM-PDUKM: Maqedonia përmirëson ndjeshëm pozicionin në indeksin global të sigurisë kibernetike
TOP Momenti

OBRM-PDUKM: Maqedonia përmirëson ndjeshëm pozicionin në indeksin global të sigurisë kibernetike

August 22, 2026
“Nisma nxit përçarje fetare”, Berisha: PD kundër shtetit bektashi, Shqipëria është vend laik
TOP Momenti

“Nisma nxit përçarje fetare”, Berisha: PD kundër shtetit bektashi, Shqipëria është vend laik

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?