Aleanca sot do të mbajë mbledhjen e saj të Kryesisë nga ora 18:00, ka njoftuar partia sot.
Mbledhja e Kryesisë vjen një ditë para seancës së nesërme konstituive, të cilën e thirri kryesuesi Avni Dehari, më shumë se një muaj pas kalimit të afatit kushtetues.
“Ju njoftojmë se sot, me fillim në orën 18:00, Aleanca mban mbledhjen e Kryesisë”.
Ndërsa, në orën 19:00, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, do të mbajë konferencë për media në selinë e Aleancës, shtoi partia.
The post Aleanca mban mbledhje të kryesisë para seancës së nesërme appeared first on Gazeta Express.

