By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Aksident me vdekje në Fier, automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal – humb jetën 37-vjeçari
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Aksident me vdekje në Fier, automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal – humb jetën 37-vjeçari
Lajme

Aksident me vdekje në Fier, automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal – humb jetën 37-vjeçari

Momenti
Published: May 28, 2026

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mesditën e sotme në aksin Fier–Darëzezë, pranë fshatit Levan.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, ndërsa për pasojë ka humbur jetën Gledis Çala, 37 vjeç.

Your browser does not support the video tag.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe automjeti zjarrfikës, të cilët po punojnë për nxjerrjen e mjetit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për nxjerrjen e trupit kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, pasi automjeti tip “Renault Megane” ka pësuar dëmtime të shumta. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur disa orë më parë, derisa është pikasur nga kalimtarë të rastit.

Your browser does not support the video tag.

NJOFTIMI I POLICISË – Fier/Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Fier–Darëzezë”, shtetasi G. Ç., 37 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit si dhe kohën e ndodhjes së ngjarjes./TCH

The post Aksident me vdekje në Fier, automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal – humb jetën 37-vjeçari appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Rugovizmi është ideja më moderne shqiptare”: Mesazhi politik i Vjosa Osmanit në hapjen e fushatës së LDK-së
“Bashkohuni”: Vjosa Osmani hap fushatën e LDK-së me thirrje për unitet kombëtar dhe rikthim te Rugovizmi
Vjosa Osmani: Kosova nuk mund ta humbasë të ardhmen nga përçarja politike
Abdixhiku premton ndërtimin e centralit me gaz amerikan: 500 megavat energji për Kosovën
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 1 vit nga 200 euro në muajt për çdo të porsalindur

You Might Also Like

“Dyfishim të pensioneve”, Abdixhiku premton se nuk do të jetë asnjë pension më pak se 300 euro
Lajme

“Dyfishim të pensioneve”, Abdixhiku premton se nuk do të jetë asnjë pension më pak se 300 euro

May 28, 2026
Abdixhiku: Shtesat do t’i rrisim dhe garantojmë me ligj
Lajme

Abdixhiku: Shtesat do t’i rrisim dhe garantojmë me ligj

May 28, 2026
Abdixhiku zotohet publikisht: Çmimet e rrymës nuk do të rriten në mandatin tonë
Lajme

Abdixhiku zotohet publikisht: Çmimet e rrymës nuk do të rriten në mandatin tonë

May 28, 2026
Abdixhiku nga tubimi hapës: Kosova nuk e meriton zymtësinë e krijuar, LDK do t’i jap ambicie këtij vendi
Lajme

Abdixhiku nga tubimi hapës: Kosova nuk e meriton zymtësinë e krijuar, LDK do t’i jap ambicie këtij vendi

May 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?